Shoqata e Ortodonteve Shqiptare

Të dashur kolegë, të dashur miq,

Është një kënaqësi dhe emocion i veçantë t’ju ftoj të merrni pjesë në Simpoziumin e 4-t Ndërkombëtar të Ortodoncisë, një aktivitet i organizuar nga Shoqata e Ortodontëve Shqiptarë, i cili do të zhvillohet në Tiranë, pranë Hotel Plaza, nga 1–3 tetor 2026.

Ky simpozium është pjesë e një tradite që përsëritet çdo katër vjet dhe përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme për komunitetin e ortodontëve në Shqipëri. Ai krijon një mundësi të çmuar për të ndarë së bashku dijen, përvojën, miqësinë dhe pasionin tonë të përbashkët për ortodoncinë.

Më 1 tetor, aktiviteti do të nisë me një kurs të dedikuar ankorimit skeletik në ortodonci. Përveç pjesës teorike, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë edhe përvojë praktike në aplikimin e mini-vidave ortodontike mbi modele.

Po atë ditë do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes, e cila këtë vit merr një domethënie të veçantë, pasi shënon 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë. Ky është një moment për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë rrugëtim, për të vlerësuar atë që kemi arritur së bashku dhe për të parë me besim e entuziazëm drejt së ardhmes.

Gjatë 2 dhe 3 tetorit, do të vijojmë me programin shkencor, të konceptuar rreth dy tematikave kryesore: biomekanika në ortodonci dhe trajtimi ortodontik me maskerinat transparente.

Kemi kënaqësinë të mirëpresim lektorë të shquar nga Italia, Gjermania, Rumania, Norvegjia, Greqia dhe Spanja, të cilët kanë pranuar ftesën tonë për të ndarë me ne përvojën e tyre profesionale dhe akademike. Sigurisht, edhe ortodontët shqiptarë do të kontribuojnë me leksione, prezantime orale dhe postera shkencorë.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe punimeve shkencore me prezantim poster. Punimi më të mirë poster do të vlerësohet me certifikatë, si edhe me një surprizë të veçantë. 

Gjatë gjithë ditëve të aktivitetit do të jetë e hapur edhe ekspozita, e cila do t’ju krijojë mundësinë të njiheni me materialet, teknologjitë dhe aparaturat më të reja, si edhe me oferta ekskluzive të ofruara vetëm gjatë ditëve të simpoziumit.

Uroj që Simpoziumi i 4-t Ndërkombëtar të Ortodoncisë të përmbushë pritshmëritë tuaja, duke ju sjellë njohuri, risi dhe përvoja që do të na ndihmojnë të përmirësohemi profesionalisht dhe të frymëzohemi me ide të reja për të ecur përpara. Shoqata e Ortodontëve Shqiptarë është angazhuar maksimalisht për të siguruar jo vetëm një aktivitet shkencor të nivelit të lartë, por edhe një atmosferë të ngrohtë e miqësore, ku çdo pjesëmarrës të ndihet i mirëpritur dhe pjesë e familjes së madhe të ortodontëve.

Ju mirëpresim me shumë kënaqësi!

Me mirënjohje dhe përzemërsi,

Prof. Asoc. Çeljana Toti
Kryetare e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë

Tarifat e Regjistrimit

Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK konsiderohen të gjithë ata të cilët kanë kryer pagesën për anëtarësim në shoqatë për vitin 2026
Pagesat mund ti kryeni në bankë ose online me kartë krediti.
Regjistrimi në PROGRAMIN BAZË është i detyrueshëm për pjesmarrjen në kursin prekongresual !

RREGJISTRIM SHUMË I HERSHËM
(15.02.2026 – 07.06.2026)

PROGRAMI BAZË

02.10.2026 – 03.10.2026

Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK - 120 Euro
Jo Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK - 150 Euro

KURS PREKONGRESUAL

01.10.2026

Dr. Guglielmo Biondi


“Ankorim skeletor në ortodonci”

Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK- 100 Euro
Jo Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK- 110 Euro

RREGJISTRIM PAS DATES 7 QERSHOR 2026
(07.06.2026 - 10.09.2026)

PROGRAMI BAZË

02.10.2026 – 03.10.2026

Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK - 140 Euro
Jo Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK - 170 Euro

KURS PREKONGRESUAL

01.10.2026

Dr.Guglielmo Biondi


“Ankorim skeletor në ortodonci”

Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK- 120 Euro
Jo Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK- 130 Euro

RREGJISTRIM I VONSHËM
(11.09.2026 - 01.10.2026 )

PROGRAMI BAZË

02.10.2026 – 03.10.2026

Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK- 170 Euro
Jo Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK - 200 Euro

KURS PREKONGRESUAL

01.10.2026

Dr.Guglielmo Biondi


“Ankorim skeletor në ortodonci”

Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK- 150 Euro
Jo Anëtarë të SHOSH/BAOS/SHODK - 160 Euro

Lektorët e Ftuar

DR. Guglielmo Biondi

Arturo Fortini

Vaska Vandevska Radunovic

Edlira Baruti

Yllka Abazi

Stefano Negrini

Giovanni Gravina Manes

Elona Kongo

Renzo Sorato

Klodian Shahu

Doniano Xhanari

Udo Windsheimer

Dimitris Fragkos

Krenare Agani

Andrei Iacob

Miguel Pessanha

Programi

SIMPOZIUMI I IV-t NDËRKOMBËTAR I ORTODONCISË
1-3 Tetor 2026
TIRANË, SHQIPËRI
Hotel Plaza Maritim Tirana

1 Tetor 2026 - E Enjte

Kursi Para Simpoziumit

Salla Geraldina

Dr. Guglielmo Biondi
Ankorimi skeletor: Kur bën vërtet diferencën
Trajnim praktik me modele 3D

09:00 – 10:00
Hyrje në TADs
Konsiderata anatomike

10:00 – 11:00
Pozicionimi dhe procedurat e vendosjes
Diskutim rastesh klinike

11:00 – 11:30
Pushim kafeje

11:30 – 13:00
Mezializimi, distalizimi dhe mbyllja e hapësirave

13:00 – 14:00
Pushim dreke

14:00 – 16:00
Trajnim praktik me model 3D
Zgjerimi maksilar
MARPE – MASPE – SMARPE

18:00
Ceremonia e hapjes së Simpoziumit (Salla Geraldina)

2 Tetor 2026 - E Premte

Programi Bazë i Simpoziumit

Salla Geraldina

Biomekanika në Ortodonci:
Nga parimet bazë tek aplikimet klinike të avancuara
(Salla Geraldina)

9.00-11.15

09:00 – 09:40
Arturo Fortini
“Teknika Straight-Wire e mijëvjeçarit të tretë”
09:40 – 09:45
Pyetje dhe diskutime

09:45 – 10:25
Vaska Vandevska Radunovic
“Alternativa trajtimi në rastet me trauma të rënda dentare”
10:25 – 10:30
Pyetje dhe diskutime

10:30 – 11:10
Edlira Baruti
“Përtej mekanikës: A po trajtojmë dhëmbët apo pacientët?
Parakushtet biologjike të terapisë ortodontike”
11:10 – 11:15
Pyetje dhe diskutime

11:15 – 11:45
Pushim kafeje

11.45 – 13:15

11:45 – 12:25
Guglielmo Biondi
“Zgjerimi skeletor maksilar: MARPE — Është ende një përpjekje apo tashmë një siguri?”
12:25 – 12:30
Pyetje dhe diskutime

12:30 – 13:10
Yllka Abazi & Stefano Negrini
“Përfitimet klinike të zgjerimit skeletor maksilar dhe MARPE i gjeneratës së re: Sistemi Reverse”
13:10 – 13:15
Pyetje dhe diskutime

13:15 – 14:15
Pushim dreke

14.15 – 16.00

14:15 – 14:55
Giovanni Manes Gravina & Elona Kongo
“Menaxhimi i kaninëve të impaktuar në praktikën e përditshme: Kur është ekstraksioni alternativa
më e mirë?
14:55 – 15:00
Pyetje dhe diskutime

15:00 – 15:40
Renzo Sorato

“Kaninët e impaktuar: Çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë gjatë trajtimit ortodontik”
15:40 – 15:45
Pyetje dhe diskutime

15:45 – 16:00
Pushim kafeje

16.00 – 17.30

16:00 – 16:40
Klodian Shahu
“Përtej loop-it: Biomekanika e avancuar e sistemeve running loop”
16:40 – 16:45
Pyetje dhe diskutime

16:45 – 17:25
Doniano Xhanari
“Kur Straight Wire nuk mjafton: Aplikime biomekanike që shpëtojnë ditën”
17:25 – 17:30
Pyetje dhe diskutime 

3 Tetor 2026 - E shtunë

Programi Bazë i Simpoziumit

Salla Geraldina

Aligner-at ortodontikë: Teknologjia digjitale, planifikimi virtual dhe efektiviteti klinik

09.00 – 11.45

09:00 – 09:40
Udo Windsheimer
“Përtej software-it: ankorimi, staging dhe sistemet e forcave në planifikimin e trajtimit me aligner-a dhe si të arrihet rezultati më i mirë klinik” – Pjesa 1

09:40 – 10:20
Dimitris Fragkos
“Përtej software-it: ankorimi, staging dhe sistemet e forcave në planifikimin e trajtimit me aligner-a dhe si të arrihet rezultati më i mirë klinik” – Pjesa 2
10:20 – 10:30
Pyetje dhe diskutime

10:30 – 11:10
Krenare Agani
“Aligner-at transparentë përtej malokluzioneve të lehta: Planifikimi digjital dhe ekzekutimi klinik”
11:10 – 11:15
Pyetje dhe diskutime

11:15 – 11:45
Pushim kafeje

11.45 – 13.30

11:45 – 12:25
Andrei Iacob
“Aligner-at dhe ortodoncia digjitale: Përmirësimi i planifikimit të trajtimit dhe efikasitetit klinik”
12:25 – 12:30
Pyetje dhe diskutime

12:30 – 13:10
Miguel Pessanha
“MARPE vs MASPE: Lidhja ndërmjet zgjerimit skeletor dhe terapisë me aligner”
13:10 – 13:15
Pyetje dhe diskutime

13.15 – 14.15
Prezantimet orale

13:15-13:30
Venera Koçinaj, Cvetanka Bajraktarova, Blerim Mehmeti, Kujtim Shala, Yllka Abazi  
“Nga diagnostikimi klasik drejt qasjes moderne në ortodonci: menaxhimi multidisciplinar i rasteve komplekse”

13:30-13:45
Mirlinda Naci, Blerina Rrapi, Shefqet Mulla
“Trajtimi i klasës së II-të në pacient adoleshent dhe të rritur me terapinë me maskerina transparente”

13:45-14:00
Pajtim Rexha
“Prevalenca dhe karakteristikat e malokluzionit në denticionin e përzier”

14:00-14:15
Pyetje dhe diskutime

2-3 Tetor 2026

Prezantime Poster

Salla Geraldina

PP.1

Jona Hoxha, Alba Kamberi, Amri Hoxha, Sara Ghanim
“Menaxhimi i incizivit central maksilar të impaktuar nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjike-ortodontike: Rast klinik”

PP.2

Renato Isufi, Aurora Isufi, Ramazan Isufi
“Bashkëpunimi Ortodont-Kirurg në trajtimin e anomalive dento-skeletike”

PP.3

Isuela Karçini
“Menaxhimi ortodontik i agenezisë së premolarëve të dytë me ruajtje të molarëve të qumështit duke përdorur maskerinat transparente: Një qasje e integruar e biomekanikës dhe teknikës dixhitale”

PP.4

Ilda Gribizi, Giovanni Manes Gravina, Elona Kongo,, Beatrice Manes Gravina
“Përtej braketave: Një përqasje multimodale për korrigjimin e Klasës II Skeletike – Raportim rasti ”

PP.5

Ida Grada, Françeska Vinjolli, Yllka Abazi, Vesna Osmanagiq, Blerina Rrapi
“Trajtimi funksional i pacientëve me malokluzion të klasës II: efektet dento-sketrike afatshkurtër dhe afatgjatë”

PP.6

Erona Lokaj, Albina Sadikaj, Xheve Lokaj
“Rreshtimi i suksesshëm ortodontik i një incizivi qendror maksilar të impaktuar me rotacion 180°: Raportim rasti”

PP.7

Adela Alushi, Daniela Kume, Fabia Profili, Bruna Sinjari
“ Ndikimi i dietës ushqimore dhe higjienës orale në pacientët adoleshent me aparat fiks”

PP.8

Flamur Havziu
“Hipodoncia bilaterale e incizivëve lateralë maksilarë – menaxhimi ortodontik-protetikor”

PP.9

Elona Hasalla, Çeljana Toti, Gerta Kacani, Etleva Dobroniku, Ilda Taka
“Nga setup-i digjital në realitetin klinik: përcaktuesit e parashikueshmërisë në trajtimin me aligners transparent”

PP.10

Edlira Baruti, Gurien Demiraqi
“Trajtimi i malokluzionit të Klasa II/2 me RPE dhe ekstraksione në një paciente skeletikisht e maturuar- Rast klinik”

PP.11

Olja Tanellari, Çeliana Toti, Adela Alushi, Sara Ghanim, Estela Halimi
“Një analizë gjithëpërfshirëse e relacionit ndërmjet variablave kraniofacilaë në analizën cefalometrike dhe Apnesë Obstruktive të Gjumi (OSA)”  

PP.12

Arela Bendo , Enita Milla
“Impakti i frymëmarrjes orale në zhvillimin e malokluzionit”

PP.13

Irina Isufi, Algen Isufi
“Ndikimi në cilënë e jetës pas kirurgjisë ortognatike: evidence nga një studim me OQLQ”

PP.14

Elona Ruzi
“Zgjerimi maksilar tek adoleshentët: MARPE kundrejt Alt-RAMEC-analizë krahasuaese midis dy rasteve”

PP.15

Gazmend Isufaj
“Modifikimi në rritjen skeletore tek pacienti me malokluzion Klasa III-Prezantim rasti”

PP.16

Eleni Toma, Vesna Osmanagiq, Franceska Vinjolli
“Korrigjimi i kafshimi të hapur anterior përmes trajtimit ortodontik me dy faza në një pacient me humbje ankorimi dhe Klasë II dentare- prezantim rasti

PP.17

Manjola Gusho, Fatmir Lela
“Menaxhimi ortodontik i kaninëve maksilarë bilateralë të impaktuar: nga ekspozimi kirurgjikal tek kufizimet e kontrollit të torque-it”

PP.18

Olja Tanellari, Gjergji Tafa, Adela Alushi, Çeljana Toti, Brunilda Koҫi “Vlerësimi i cilësisë së jetës tek pacientët me Apnenë Obstruktive të Gjumit duke përdorur Indeksin SAQLI”

PP.19

Almiro Gurakuqi, Çeljana Toti, Jolanda Duraku, Rozela Xhemnica
“Sfida e trajtimit të kaninit të impaktuar- Rast Klinik

PP.20

Stojanka Palko
The Orthodontic Suite, London SE21, United Kingdom
“Krahasimi i trajtimit me Invisalign dhe Twin Block në trajtimin e hershëm të malokluzionit Klasa II Divizioni 1 tek pacientët në rritje: Seri retrospektive rastesh”

14:15 – 14:30
Shpallja e posterave më të mirë

Shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit

Mbyllja e aktivitetit

Regjistrohuni në event!

Për të përfunduar regjistrimin tuaj, ju lutem kryeni pagesën tuaj duke zgjedhur një nga opsionet e mëposhtme.

Nëse keni probleme me pagesën online kontaktoni events@shosh.org.al

Ju Faleminderit!

SHOSH_logo_Round

Shoqata e Ortodontëve Shqiptarë

Rreth nesh

Shoqata e Ortodontëve Shqiptarë është një organizatë jo fitimprurëse në fushën e ortodoncisë e themeluar në vitin 2006. Kjo shoqatë është anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Ballkanike të Specialistëve Ortodontë (BAOS) dhe pjesë e anëtarëve në Federatën Europiane të Ortodoncisë (FEO) dhe Federatën Botërore të Ortodoncisë (WFO)

Kontakt

Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit, Pallati 7, Apartamenti 13, Tiranë, Shqipëri 1000

WFO_logo_round
FEO_logo_round
Mediterranean Orthodontic Integration Project

Shoqata e Ortodonteve Shqiptare © All Rights Reserved 2025

Curriculum Vitae

Emri: Guglielmo Biondi

Dr. Guglielmo Biondi u diplomua në Odontoiatri dhe Protezë Dentare në vitin 2006 pranë Universitetit të Dytë të Napolit. Në vitin 2011 përfundoi specializimin në Ortognatodonci pranë Universitetit Katolik të Zemrës së Shenjtë në Romë.

Që nga viti 2014, ai është instruktor pranë Charles H. Tweed International Foundation for Orthodontic Research and Education në Tucson, Arizona. Gjithashtu, ka qenë instruktor në kurset gaTEOS që nga viti 2009 dhe tutor në Kursin Dyvjeçar të Ortognatodoncisë pranë Universitetit të Beogradit që nga viti 2014.

Aktiviteti i tij klinik dhe shkencor përqendrohet në ortodonci, biomekanikë, ankorim skeletor dhe ekspansion skeletor maksilar, veçanërisht në përdorimin e pajisjeve MARPE dhe ekspanderëve me mbështetje kockore. Ai ka kontribuar gjithashtu në publikime shkencore mbi strategjitë biomekanike me minivida dhe mbi indikacionet dhe kufizimet e ekspansionit maksilar skeletor.

Dr. Biondi zhvillon veprimtari të vazhdueshme mësimdhënëse dhe lektoriale në kurse e kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare, me fokus të veçantë në biomekanikën ortodontike, ankorimin skeletor dhe trajtimin e rasteve komplekse.

Abstrakt Kursi

Ankorimi skeletor: Kur bën vërtet diferencën. Trajnim praktik me modele 3D

Evolucioni i ankorimit skeletor ka ndryshuar rrënjësisht paradigmat terapeutike në ortodonci, duke zgjeruar ndjeshëm mundësitë e trajtimit, edhe për pacientët adultë. Ndër aplikimet më të rëndësishme, zgjerimi maksilar me anë të pajisjeve për zgjerim të shpejtë palatal të asistuar nga minividat (MARPE) përfaqëson sot një zgjidhje të parashikueshme dhe minimalisht invazive për korrigjimin e diskrepancave transversale.

Kursi do të vijojë me diskutimin e rasteve klinike, duke u fokusuar në kufizimet dhe potencialin e metodës MARPE, si edhe në menaxhimin e komplikacioneve dhe stabilitetin afatgjatë. Qëllimi është t’u ofrohen pjesëmarrësve mjete praktike dhe të përditësuara për integrimin e ankorimit skeletor në praktikën e përditshme klinike, duke optimizuar rezultatet terapeutike nga një perspektivë gjithnjë e më shumë e bazuar në evidencë.

ABSTRAKT LEKSIONI

Ekspansioni Skeletor Maksilar: MARPE — Ende një përpjekje apo tashmë një siguri?

Hyrja në ortodonci e ankorimit skeletor ka ripërcaktuar kufijtë e trajtimit ortodontik, veçanërisht në menaxhimin e deficiencave transversale maksilare pas përfundimit të fazës së rritjes. Zgjerimi i Shpejtë Palatal i Asistuar nga Minividat (MARPE) është shfaqur si një alternativë premtuese ndaj zgjeruesve konvencionalë me mbështetje dentare dhe qasjeve të asistuara kirurgjikisht, me synimin për të arritur një ekspansion të vërtetë skeletor, duke minimizuar efektet anësore dentoalveolare.

Megjithatë, pavarësisht përhapjes gjithnjë e më të madhe të protokolleve MARPE, mbetet një pyetje thelbësore: a mund të konsiderohet zgjërimi skeletor maksilar me minivida një procedurë e parashikueshme dhe e besueshme, apo vazhdon të përfaqësojë një teknikë me rezultate të ndryshueshme?

Ky prezantim synon të vlerësojë në mënyrë kritike evidencën aktuale dhe përvojën klinike të lidhur me MARPE. Do të diskutohen faktorët kryesorë që ndikojnë në sukses, duke përfshirë përzgjedhjen e pacientit, maturimin sutural të lidhur me moshën, dizajnin e aparatit, pozicionimin e minividave dhe protokollet e aktivizimit. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rolit të imazherisë 3D në diagnozë dhe planifikimin e trajtimit, si edhe aspekteve biomekanike që përcaktojnë ekuilibrin ndërmjet efekteve skeletore dhe atyre dentare.

Përmes paraqitjes së rasteve klinike dhe analizës së rezultateve, leksioni do të trajtojë normat e suksesit, kufizimet, komplikacionet e mundshme dhe stabilitetin afatgjatë. Qëllimi është t’u ofrohet klinicistëve një perspektivë e qartë dhe e bazuar në evidencë mbi faktin nëse MARPE duhet të konsiderohet një mjet klinik i besueshëm apo nëse, në skenarë të caktuar, duhet ende të përdoret me kujdes.

Curriculum Vitae

Emri: Arturo Fortini

Dr. Arturo Fortini është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji dhe është specialist në Ortognatodonci, si edhe në Odontoiatri dhe Protezë Dentare.

Ai është profesor me kontratë pranë Shkollës së Specializimit në Ortognatodonci të Universitetit të Cagliarit dhe Universitetit Tor Vergata të Romës. Gjithashtu, mban pozicionin e Clinical Professor of Orthodontics pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore të United College of Malta.

Dr. Fortini është i certifikuar nga Italian Board of Orthodontics (IBO) dhe European Board of Orthodontics (EBO). Ai është anëtar ndërkombëtar i American Association of Orthodontists, Fellow i World Federation of Orthodontists dhe anëtar i European Orthodontic Society.

Ai ka qenë President i zgjedhur i Akademisë Italiane të Ortodoncisë për vitin 2017 dhe është anëtar i shoqatave profesionale italiane ASIO dhe SIDO.

Dr. Fortini është autor i shumë publikimeve shkencore në fushën e ortodoncisë, të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Veprimtaria e tij shkencore dhe klinike është përqendruar veçanërisht në teknikën Straight-Wire, biomekanikën ortodontike, sistemet me fërkim të ulët, bonding-un indirekt dhe distalizimin molar.

Ai zhvillon aktivitet klinik privat në Firence dhe është lektor i njohur në kurse dhe kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare.

Abstrakt Kursi

Teknika Straight-Wire e mijëvjeçarit të tretë: nga përshkrimi universal tek biomekanika e personalizuar

Teknika Straight-Wire, që nga formulimi i saj fillestar nga Andrews, ka përfaqësuar një nga revolucionet më të rëndësishme të ortodoncisë moderne. Megjithatë, për shumë vite kësaj teknike i janë atribuar disa kufizime, të konsideruara pothuajse “të qenësishme” si: koncepti i një përshkrimi universal, kontrolli jo gjithmonë i parashikueshëm i torque-ut anterior dhe i sektorëve lateralë, përdorimi i formave të paracaktuara të harkut dentar, menaxhimi i lëvizjeve kryesisht në grup, vështirësia në paracaktimin e forcave, kontrolli kompleks i lëvizjeve të pastra vertikale dhe nevoja për sisteme ankorimi gjithnjë e më të sofistikuara.

Evolucioni i ortodoncisë bashkëkohore e ka ndryshuar thellësisht këtë panoramë. Materialet e reja, njohuritë më të avancuara biomekanike, përdorimi racional i ankorimit skeletor, digjitalizimi i proceseve diagnostikuese dhe terapeutike, si edhe integrimi me sisteme hibride, e kanë shndërruar Straight-Wire nga një teknikë e thjeshtë e bazuar në një përshkrim të integruar në braketa, në një platformë terapeutike të vërtetë dhe të avancuar.

Prezantimi do të analizojë se si teknika Straight-Wire e mijëvjeçarit të tretë mundëson sot një kontroll më të individualizuar të torque-ut, formës së harkut dentar, ankorimit, lëvizjeve vertikale dhe menaxhimit tredimensional të rasteve komplekse. Do të diskutohen kufizimet kryesore që historikisht i janë atribuar kësaj teknike dhe do të tregohet se shumë prej tyre nuk i përkasin më Straight-Wire moderne, por më tepër një interpretimi tradicional dhe të papërditësuar të saj.

Qëllimi është të propozohet një vizion bashkëkohor i Straight-Wire: jo më si një teknikë e standardizuar, por si një sistem klinik fleksibël, i personalizueshëm dhe i integrueshëm me burimet më moderne biomekanike dhe digjitale.

Curriculum Vitae

Emri: Vaska Vandevska Radunovic

Vaska Vandevska-Radunovic është profesoreshë dhe drejtuese e programit në Departamentin e Ortodoncisë pranë Universitetit të Oslos. Ajo ka përfunduar studimet për stomatologji dhe ka marrë gradën Master në Ortodonci në Universitetin “Kiril i Metodij” në Shkup, ndërsa gradën “Doctor Odontologiae” e ka fituar në Universitetin e Bergenit, Norvegji.

Ajo është e angazhuar pranë Universitetit të Oslos që nga viti 2000, është emëruar profesoreshë në vitin 2011 dhe drejtuese e departamentit në vitin 2018. Karriera e saj akademike ndërthur mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe praktikën klinike, së bashku me bashkëpunime të gjata kërkimore ndërkombëtare.

Dr. Vandevska-Radunovic është aktive në botimet shkencore si Associate Editor dhe anëtare e bordeve editoriale të disa revistave ndërkombëtare, si dhe mban rregullisht leksione në vende të ndryshme të botës. Ajo ka udhëhequr një numër të madh doktorantësh dhe kandidatësh për specializim dhe ka mbajtur role drejtuese në komunitetin ortodontik, përfshirë pozicionin e Presidentes së Kongresit të European Orthodontic Society 2023 në Oslo.

Aktualisht, ajo është Presidente e Bordit të NEBEOP-it, Network of Erasmus Based European Orthodontic Programs si edhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të WFO-së.

Abstrakt Kursi

Alternativat e trajtimit në rastet me trauma të rënda dentare

Numri i dëmtimeve traumatike dentare në mbarë botën është në rritje të vazhdueshme dhe vlerësohet se 15% e popullsisë globale, të moshës 7–65 vjeç, ka përjetuar një traumë dentare. Dëmtimet janë më të shpeshta te individët e rinj dhe ndodhin më shpesh te meshkujt sesa te femrat. Dhëmbët më të prekur janë dhëmbët anteriorë në të dyja nofullat.

Trauma e dhëmbëve anteriorë të nofullës së poshtme nuk çon domosdoshmërisht në probleme të rënda funksionale ose estetike, ndërsa humbja e dhëmbëve në nofullën e sipërme konsiderohet një nga shqetësimet më serioze estetike.

Menaxhimi i këtyre pacientëve shpesh kërkon një qasje multidisiplinore, që mund të përfshijë trajtim ortodontiko-protetik ose, në varësi të moshës dhe llojit të traumës, një ekip të përbërë nga ortodonti, kirurgu dhe protetisti.

Leksioni do të paraqesë një panoramë të alternativave të mundshme të trajtimit për dëmtimet e rënda dentare, që përfshijnë kryesisht incizivët maksilarë.

Curriculum Vitae

Emri: Edlira Baruti

Edlira Baruti Papa ka lindur në vitin 1975 në Tiranë, Shqipëri. Ajo u diplomua në Stomatologji pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1998. Më pas u specializua në Ortodonci dhe fitoi gradën PhD në Ortodonci pranë Departamentit të Ortodoncisë të Fakultetit të Stomatologjisë, Universiteti i Stambollit, Turqi, në vitin 2005.

Gjatë viteve 2010–2014, ajo ka qenë pedagoge dhe lektore e Ortodoncisë në Universitetin Amerikan të Tiranës. Në periudhën 2015–2018, ka zhvilluar aktivitet akademik si pedagoge dhe lektore pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Që prej vitit 2005, ajo është themeluese dhe drejtuese e Klinikës Edlirdent Orthodontics, si edhe konsulente në disa klinika dentare në Tiranë.

Gjithashtu, ushtron aktivitetin si ortodonte pranë Njësisë Maksilofaciale të Spitalit Salus në Tiranë. Dr. Edlira Baruti Papa është lektore në aktivitete të rëndësishme shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo është autore dhe bashkautore e disa artikujve të botuar në revista shqiptare dhe ndërkombëtare në fushën e ortodoncisë.

Ajo është bashkëautore e metodës Baruti–Demiraqi, një teknikë e avancuar e PAOO-së, e cila përfshin një protokoll të graftimit të indeve të forta dhe të buta.

Në vitin 2022, ajo u vlerësua me çmimin Top 100 Doctors in Dentistry nga Global Summits Institute (GSI).

Dr. Baruti Papa është bashkëthemeluese dhe nënkryetare e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë (SHOSH). Ajo është gjithashtu anëtare e Balkan Association of Orthodontic Specialists (BAOS), European Federation of Orthodontics (FEO) dhe World Federation of Orthodontists (WFO).

Abstrakt Kursi

Përtej Mekanikës: A po trajtojmë dhëmbët apo pacientët? Parakushtet biologjike të terapisë ortodontike

Ortodoncia bashkëkohore dominohet në masë të madhe nga diskutimet mbi biomekanikën, sistemet e aparaturave dhe përparimet teknologjike, si teknikat straight-wire, pajisjet e ankorimit të përkohshëm, protokollet MARPE dhe terapia me alignerë transparentë. Megjithëse këto zhvillime i kanë zgjeruar ndjeshëm mundësitë terapeutike, shpesh i kushtohet shumë më pak vëmendje kushteve biologjike që përcaktojnë nëse një pacient është vërtet i përshtatshëm për trajtim ortodontik.

Lëvizja ortodontike e dhëmbëve është në thelb një proces biologjik që përfshin rimodelimin kockor, përgjigjen e ligamentit periodontal dhe rregullimin metabolik sistemik. Për rrjedhojë, gjendjet shëndetësore sistemike mund të ndikojnë ndjeshëm në përgjigjen ndaj trajtimit, tolerancën e indeve dhe rrezikun e komplikacioneve. Ky prezantim trajton konceptin e “Ortodoncisë Biologjike”, të përkufizuar si një filozofi ortodontike që i jep përparësi vlerësimit të statusit biologjik sistemik dhe lokal të pacientit përpara fillimit të trajtimit mekanik.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet situatave klinike që hasen shpesh në praktikën e përditshme, por që diskutohen në mënyrë të pamjaftueshme në literaturën ortodontike. Këtu përfshihen pacientët me anemi nga mungesa e hekurit, sëmundje autoimune si sindroma Sjögren dhe tiroiditi Hashimoto, gjendje inflamatore reumatoide, mungesë të vitaminës D dhe hipercementozë të gjeneralizuar. Këto gjendje mund të ndryshojnë metabolizmin kockor, përgjigjen periodontale, funksionin imunitar dhe shërimin e indeve, duke ndikuar potencialisht në lëvizjen ortodontike të dhëmbëve dhe duke rritur rrezikun e efekteve të padëshiruara.

Nëpërmjet reflektimeve klinike dhe një rishikimi të literaturës biomjekësore bashkëkohore, ky leksion thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit ndërdisiplinor dhe të një vlerësimi të plotë mjekësor përpara ndërhyrjes ortodontike. Qëllimi është të inkurajojë ortodontët të shkojnë përtej një paradigme thjesht mekanike dhe të adoptojnë një kuadër diagnostik të bazuar në biologji, i cili mundëson një planifikim trajtimi më të sigurt dhe më të individualizuar.

Në përfundim, Ortodoncia Biologjike përfaqëson një rikthim te parimi themelor se trajtimi ortodontik nuk lëviz vetëm dhëmbët, por ndërvepron me biologjinë e pacientit në tërësi.

Curriculum Vitae

Emri: Yllka Abazi

Dr. Yllka Abazi është diplomuar në Stomatologji dhe Protetikë Dentare me rezultate të shkëlqyera në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ka përfunduar Masterin e Nivelit të II-të në Ortodonci në Universitetin e Romës “Tor Vergata” gjatë vitit 2012-2013, i udhëhequr nga Prof. Paola Cozza. Dr. Abazi ka përfunduar specializimin në Ortodonci në Universitetin e Romës “Tor Vergata” gjatë viteve 2014-2016 dhe ka marrë titullin doktor shkencash në vitin 2022 nga Universiteti “Tor Vergata”. Në vitin 2014 ka kryer kursin vjetor teoriko-praktik “Teknika StraightWire” me Dr. Davide A. Mirabella në Milano, Itali. Në vitin 2019 ka kryer trajnimin teoriko-praktik “Teknika e Harkut të Drejtë, MBT” në Kaliforni, në Qendrën e Trajnimit të Richard M. Laughlin.

E çertifikuar si stomatologe në fushën e Çrregullimeve të Gjumit që nga viti 2019, Dr. Abazi është pedagoge e brendshme në fushën e Ortodoncisë dhe anëtare e Departamentit të Shkencave Biomjekësore në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” që nga shtatori 2015. Aktualisht, ajo punon si ortodonte në departamentin e Ortodoncisë pranë Klinikës Dentare në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe në Klinikën Dentare GogaDent në Kosovë. Që nga viti 2016, është koordinatore dhe lektore e kurseve pasuniversitare në Ortodonci të organizuara nga Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe OrthoMasterCourses. Që nga viti 2022, është koordinatore dhe lektore në kursin pasuniversitar në Ortodonci të organizuar nga Goga Dent në Ferizaj të Kosovës. Dr. Abazi është anëtare aktive e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë, anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të SIDO dhe SIMSO, dhe ka publikuar artikuj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Abstrakt Kursi

Përparësitë klinike në zgjerimin skeletor të maksilës dhe MARPE i gjeneratës së re: Sistemi Reverse

Yllka Abazi, Stefano Negrini

Deficienca transversale e maksilës është një malokluzion i zakonshëm që haset shpesh në rutinën klinike ortodontike. Zgjerimi i shpejtë palatal i asistuar me mini-vida (MARPE) jo vetëm që prodhon një zgjerim më të madh skeletor, por ofron edhe përparësi si implantimi i thjeshtë i mini-vidave pa ngritje të flap-it, rehati më të madhe për pacientin dhe zgjerim të kufirit të moshës dhe indikacioneve për zgjerimin palatal. Sistemi REVERSE është një inovacion në fushën e aparateve ortodontike me ankorim të përkohshëm (TADs). Ai mundëson vendosjen direkte të TADs-ve pa nevojën e një guide kirurgjikale, duke ruajtur njëkohësisht fleksibilitetin për heqjen e pajisjes ortodontike gjatë trajtimit. Karakteristikat kryesore të sistemit përfshijnë: Vendosje direkte pa guide kirurgjikale (Sistemi udhëzues është i integruar brenda pajisjes, duke thjeshtuar aplikimin dhe duke reduktuar invazivitetin); Sistem modular dhe i kthyeshëm (Aparati ortodontik mund të hiqet dhe riaktivizohet lehtësisht, duke ofruar fleksibilitet gjatë trajtimit); Saktësi e lartë, i projektuar me teknologji digjitale të avancuar për të siguruar rezultate të sakta; Shkathtësi klinike (i përshtatshëm për nevoja të ndryshme terapeutike). Qëllimi: Në këtë ligjeratë përmblidhen përparësitë aktuale në zgjerimin skeletor maksilar dhe prezantohet një koncept i ri i MARPE sipas sistemit Reverse. Nëpërmjet eksperiencës klinike do të demostrohet se Sistemi REVERSE është një inovacion, një alternativë e re dhe efektive për trajtimin më pak invaziv të deficiencës transversale të maksilës tek adoleshentët dhe të rriturit

Curriculum Vitae

Emri: Stefano Negrini

Stefano Negrini është teknik dentar ortodontik, ekspert i ortodoncisë 3D dhe speaker ndërkombëtar. Që prej vitit 2008, ai është një nga pionierët në aplikimin e teknologjive 3D printing dhe CAD/CAM në ortodonci, duke kontribuar në zhvillimin e workflow-ve tërësisht dixhitale. Me një fokus të veçantë në inovacion, ai ka integruar edhe Inteligjencën Artificiale në dizajnin e aparaturave dhe planifikimin e trajtimeve ortodontike. Stefano është gjithashtu krijuesi i REVERSE, një sistem i patentuar dhe minimalisht invaziv për ankorimin skeletik me TADs.

Abstrakt Kursi

Përparësitë klinike në zgjerimin skeletor të maksilës dhe MARPE i gjeneratës së re: Sistemi Reverse

Yllka Abazi, Stefano Negrini

Deficienca transversale e maksilës është një malokluzion i zakonshëm që haset shpesh në rutinën klinike ortodontike. Zgjerimi i shpejtë palatal i asistuar me mini-vida (MARPE) jo vetëm që prodhon një zgjerim më të madh skeletor, por ofron edhe përparësi si implantimi i thjeshtë i mini-vidave pa ngritje të flap-it, rehati më të madhe për pacientin dhe zgjerim të kufirit të moshës dhe indikacioneve për zgjerimin palatal. Sistemi REVERSE është një inovacion në fushën e aparateve ortodontike me ankorim të përkohshëm (TADs). Ai mundëson vendosjen direkte të TADs-ve pa nevojën e një guide kirurgjikale, duke ruajtur njëkohësisht fleksibilitetin për heqjen e pajisjes ortodontike gjatë trajtimit. Karakteristikat kryesore të sistemit përfshijnë: Vendosje direkte pa guide kirurgjikale (Sistemi udhëzues është i integruar brenda pajisjes, duke thjeshtuar aplikimin dhe duke reduktuar invazivitetin); Sistem modular dhe i kthyeshëm (Aparati ortodontik mund të hiqet dhe riaktivizohet lehtësisht, duke ofruar fleksibilitet gjatë trajtimit); Saktësi e lartë, i projektuar me teknologji digjitale të avancuar për të siguruar rezultate të sakta; Shkathtësi klinike (i përshtatshëm për nevoja të ndryshme terapeutike). Qëllimi: Në këtë ligjeratë përmblidhen përparësitë aktuale në zgjerimin skeletor maksilar dhe prezantohet një koncept i ri i MARPE sipas sistemit Reverse. Nëpërmjet eksperiencës klinike do të demostrohet se Sistemi REVERSE është një inovacion, një alternativë e re dhe efektive për trajtimin më pak invaziv të deficiencës transversale të maksilës tek adoleshentët dhe të rriturit

Curriculum Vitae

Emri: Giovanni Gravina Manes

Prof. Giovanni Gravina Manes është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në vitin 1988 në Universitetin “La Sapienza” në Romë, Itali. Në vitin 1990, ai ka përfunduar specializimin në Odonto-stomatologji në të njëjtin universitet, ndërsa në vitin 2000 ka marrë diplomën për specializimin në Ortodonci.

Aktualisht, Prof. Gravina ushtron aktivitetin klinik në Romë në klinikën e tij private dhe ofron konsulencë në klinika të tjera.

Ai është profesor në Shkollën e Specializimit në Ortodonci në Universitetin e Aquilas dhe docent në programin e Masterit në Ortodonci në Universitetin e Foggias.

Që nga viti 2012, ai është Drejtor i Shkollës së Specializimit në Ortognatodonci në Albanian University në Tiranë.

Prof. Gravina është gjithashtu themelues dhe president i Shoqatës Shkencore SOIeM (Shoqata e Ortodoncisë Interceptive dhe Myofunksionale) dhe anëtar i SIDO-s (Shoqata Italiane e Ortodoncisë).

Abstrakt Kursi

Menaxhimi i kaninëve të impaktuar në praktikën e përditshme: Kur është ekstraksioni alternativa më e mirë?

Giovanni Manes Gravina, Elona Kongo

Kaninët maksilarë të impaktuar hasen shpesh dhe paraqesin sfida si funksionale, ashtu edhe estetike. Megjithëse ekspozimi kirurgjikal dhe traksioni ortodontik përbëjnë zakonisht qasjen e preferuar, në raste të përzgjedhura ekstraksioni mund të jetë alternativa më e parashikueshme.

Qëllimi i këtij leksioni ësshtë të paraqiten indikacionet klinike, konsideratat diagnostikuese dhe rezultatet e lidhura me ekstraksionin e kaninëve të impaktuar.

Metodat. Do të paraqitet një seri rastesh klinike në të cilat kaninët e impaktuar janë menaxhuar përmes ekstraksionit. Vlerësimi diagnostik përfshiu imazherinë CBCT për të përcaktuar lokalizimin, angulimin, morfologjinë radikulare të kaninit dhe afërsinë e tij me dhëmbët fqinjë.

Për optimizimin e rezultateve funksionale, periodontale dhe estetike u zbatuan strategji të ndryshme pas ekstraksionit, duke përfshirë zëvendësimin ortodontik të kaninit me premolarin, rehabilitimin me implante dhe mbylljen ortodontike të hapësirës.

Rezultatet. Ekstraksioni rezultoi efektiv në rastet me rrezik të lartë, duke minimizuar komplikacionet. Pasojat funksionale dhe estetike, si humbja e guidës kanine dhe ndryshimet okluzale, u reduktuan përmes një planifikimi të përshtatshëm ortodontik dhe restaurues.

Përfundime. Diagnoza e kujdesshme dhe vlerësimi i rrezikut bëjnë të mundur që ekstraksioni i kaninëve të impaktuar të jetë një alternativë trajtimi e sigurt, efikase dhe e parashikueshme. Menaxhimi i strukturuar pas ekstraksionit ndihmon në ruajtjen e funksionit okluzal, shëndetit periodontal dhe estetikës, duke mbështetur rezultate optimale afatgjata.

Curriculum Vitae

Emri: Elona Kongo

Prof Asc. Elona Kongo është diplomuar “Mjeke Stomatologe” në vitin 1999 nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë. Në vijim të aktivitetit te saj si mjeke stomatologe e specializuar në Ortodonci është angazhuar edhe në mësimdhënie pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Albanian University prej vitit 2008. Krahas aktivitetit klinik dhe në mësimdhënie ka vijuar edhe aktivitetin shkencor duke marë pjesë me prezantimet e saj në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si edhe duke botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Abstrakt Kursi

Menaxhimi i kaninëve të impaktuar në praktikën e përditshme: Kur është ekstraksioni alternativa më e mirë?

Giovanni Manes Gravina, Elona Kongo

Kaninët maksilarë të impaktuar hasen shpesh dhe paraqesin sfida si funksionale, ashtu edhe estetike. Megjithëse ekspozimi kirurgjikal dhe traksioni ortodontik përbëjnë zakonisht qasjen e preferuar, në raste të përzgjedhura ekstraksioni mund të jetë alternativa më e parashikueshme.

Qëllimi i këtij leksioni ësshtë të paraqiten indikacionet klinike, konsideratat diagnostikuese dhe rezultatet e lidhura me ekstraksionin e kaninëve të impaktuar.

Metodat. Do të paraqitet një seri rastesh klinike në të cilat kaninët e impaktuar janë menaxhuar përmes ekstraksionit. Vlerësimi diagnostik përfshiu imazherinë CBCT për të përcaktuar lokalizimin, angulimin, morfologjinë radikulare të kaninit dhe afërsinë e tij me dhëmbët fqinjë.

Për optimizimin e rezultateve funksionale, periodontale dhe estetike u zbatuan strategji të ndryshme pas ekstraksionit, duke përfshirë zëvendësimin ortodontik të kaninit me premolarin, rehabilitimin me implante dhe mbylljen ortodontike të hapësirës.

Rezultatet. Ekstraksioni rezultoi efektiv në rastet me rrezik të lartë, duke minimizuar komplikacionet. Pasojat funksionale dhe estetike, si humbja e guidës kanine dhe ndryshimet okluzale, u reduktuan përmes një planifikimi të përshtatshëm ortodontik dhe restaurues.

Përfundime. Diagnoza e kujdesshme dhe vlerësimi i rrezikut bëjnë të mundur që ekstraksioni i kaninëve të impaktuar të jetë një alternativë trajtimi e sigurt, efikase dhe e parashikueshme. Menaxhimi i strukturuar pas ekstraksionit ndihmon në ruajtjen e funksionit okluzal, shëndetit periodontal dhe estetikës, duke mbështetur rezultate optimale afatgjata.

Curriculum Vitae

Emri: Renzo Sorato

Dr. Renzo Sorato është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji pranë Universitetit të Padovës, ku ka përfunduar edhe specializimin në Kirurgji. Më pas, ka fituar një diplomë universitare trevjeçare në Ortodonci dhe Ortopedi Dento-Maksilofaciale pranë Université de Bourgogne në Dijon, Francë. Gjithashtu, ka përfunduar një Master Universitar të Nivelit të Dytë në Estetikën e indeve orale dhe periorale në odontoiatri pranë Universitetit të Padovës. Nga viti 1992 deri në vitin 2010, ka ushtruar aktivitetin si drejtues mjekësor pranë Njësisë së Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Odontoiatrisë në Spitalin Ca’ Foncello të Trevisos. Gjatë kësaj periudhe është angazhuar edhe në shërbimin ortodontik, veçanërisht në ortodoncinë parakirurgjikale dhe në trajtimin e pacientëve me malformacione kraniofaciale dhe pasoja të labiopalatoskizës.
Aktualisht, Dr. Sorato ushtron aktivitetin si mjek kirurg dhe dentist, duke ofruar konsulencë ortodontike në klinika të ndryshme në provincat e Trevisos dhe Venecias. Ai ka një aktivitet të gjerë didaktik në fushën e ortodoncisë dhe është lektor i kurseve teoriko-praktike të Ortodoncisë Klinike. Në bashkëpunim me Dental Leader Corsi/Aesthetic Dental Leader Academy, ai ka drejtuar dhe zhvilluar kurse afatgjata të ortodoncisë klinike, të njohura edhe si programi Expert in Orthodontics. Dr. Sorato është anëtar i SIDO (Italiane e Oetodoncisë) dhe SFODF (Shoqata Franceze e Ortopedisë Dento-Dentofaciale). Aktiviteti i tij klinik dhe shkencor përqendrohet në ortodoncinë klinike, ortodoncinë interceptive, trajtimet ortodontiko-kirurgjikale, menaxhimin e kaninëve të impaktuar, ortodoncinë parakirurgjikale dhe trajtimin e anomalive dento-maksilofaciale.

Abstrakt Kursi

Trajtimi ortodontiko-kirurgjikal i kaninëve të impaktuar: Përvoja personale

Kaninët permanentë zënë një pozicion strategjik në harkun dentar dhe luajnë një rol të rëndësishëm në stabilitetin okluzal, estetikën e buzëqeshjes dhe funksionin mastikator. Trajektorja e tyre e gjatë dhe komplekse e erupsionit i predispozon ndaj çrregullimeve të erupsionit dhe, si rrjedhojë, ndaj impaktimit. Sipas të dhënave të literaturës, dhëmbi që mbetet më shpesh i impaktuar është molari i tretë mandibular; megjithatë, rikuperimi i tij në harkun dentar indikohet rrallë. Në vendin e dytë renditet kanini maksilar, rëndësia funksionale dhe estetike e të cilit e bën të nevojshme përpjekjen për ta sjellë në harkun dentar. Incidenca e impaktimit të kaninëve, unilateral ose bilateral, më e shpeshtë te femrat, vlerësohet të jetë ndërmjet 3,7% dhe 4,7% e popullsisë së përgjithshme. Trajtimi i kaninëve të impaktuar, shpesh i shoqëruar me probleme të tjera okluzale, përfaqëson një sfidë ortodontike që në disa raste është e vështirë për t’u zgjidhur. Në prezantim, pas një përmbledhjeje të shkurtër të etiologjisë dhe faktorëve të rrezikut të impaktimit të kaninëve, do të analizohen dhe dokumentohen në mënyrë të përshtatshme, bazuar në të dhënat e literaturës dhe në përvojën personale të lektorit, aspektet të ndyshme si: Mundësia e reduktimit të incidencës së impaktimit të kaninëve përmes ndërhyrjeve të hershme në moshën parapubertare; Diagnoza klinike dhe instrumentale e një kanini të impaktuar në denticionin permanent dhe ekzaminimet radiologjike që duhen kërkuar; Modalitetet e trajtimit ortodontik dhe ortodontiko-kirurgjikal të kaninit të impaktuar; Planifikimi i trajtimit ortodontik ose ortodontiko-kirurgjikal për vendosjen e saktë në hark të një ose më shumë kaninëve të impaktuar, si edhe për zgjidhjen e problemeve okluzale të shoqëruara; Teknikat kirurgjikale për trajtimin ortodontiko-kirurgjikal të kaninëve të impaktuar në pozicion vestibular ose palatinal, duke minimizuar rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve fqinjë; Alternativat terapeutike ortodontike në rastet kur kaninët e impaktuar ndodhen në pozicion të pafavorshëm ose kur trajtimi ortodontik dështon.

Curriculum Vitae

Emri: Klodjan Shahu

Dr. Klodjan Shahu është ortodont me përvojë akademike dhe profesionale në specialitetin e ortodoncisë. Në vitin 2011 diplomohet me rezultate të shkëlqyera në degën e Stomatologjisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Pas diplomimit, ka qënë pedagog i jashtëm në lëndën e Ortodoncinë pranë të njëjtit institucion ku edhe studio.

Në vitin 2020, Dr. Shahu ka përfunduar Masterin në Dentistri Klinike (Ortodonci) në United Campus of Malta dhe ka thelluar ekspertizën e tij duke marrë pjesë në Kursin Klinike Biennal të Tweed në Universitetin e Beogradit. Angazhimi i tij për ekselencën në ortodonci reflektohet në anëtarësitë dhe rolin e tij në organizata të nderuara. Ai është anëtar i The Charles H. Tweed International Foundation, Arizona, SHBA, që nga viti 2019, dhe u nderua si Fellow i Fondacionit në vitin 2022. Në vitin 2023, ai u emërua instruktor për Kursin e Studimit Tweed në Arizona dhe që prej viti 2025 është bashkëpunëtor pranë UEMC – Universidad Europea Miguel de Cervantes.

Dr. Shahu gjithashtu është anëtar i Bordit të TEOS (Shoqata Evropiane e Ortodontisë) që nga viti 2022, anëtar aktiv i BAOS (Shoqata Ballkanike e Specialistëve Ortodontë) dhe i Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë që nga viti 2017.

Ekspertiza e tij në “Back to Basics” dhe “Biomechanics in Orthodontics.”, nëpërmjet organizimit të kurseve profesionale, nuk është bërë e njohur vetëm për ortodontët në Shqipëri, por edhe Kosovë, Itali, Rumani, Bullgari, Moldavi dhe Portugali.

Abstrakt Kursi

Përtej Loop-it: Biomekanika e Avancuar e Sistemit Running Loop

Sistemet Running Loop përdoren në trajtimet ortodontike për të mundësuar lëvizjen e kontrolluar të molarëve nëpërmjet parimeve biomekanike të mirëpërcaktuara. Megjithëse sistemet e forcave dhe raportet moment-forcë janë përshkruar gjerësisht, zbatimi klinik kërkon një kuptim që shkon përtej biomekanikës teorike.

Qëllimi: Ky prezantim synon të analizojë parimet biomekanike që rregullojnë sistemin Running Loop, duke theksuar njëkohësisht variablat klinike që ndikojnë në funksionimin dhe rezultatet e trajtimit. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet dizajnit të loop-it, protokolleve të aktivizimit, karakteristikave të telit, menaxhimit të ankorimit dhe ndërveprimit ndërmjet biomekanikës dhe përgjigjes biologjike.

Metodat: Do të paraqitet një rishikim gjithëpërfshirës i koncepteve biomekanike, i integruar me shembuj klinikë që demonstrojnë zbatimin praktik të Running Loop në skenarë të ndryshëm trajtimi.

Pjesëmarrësit do të fitojnë një kuptim më të thelluar mbi mënyrën se si modifikimet e vogla në gjeometrinë e loop-it, karakteristikat e telit dhe strategjitë e aktivizimit mund të ndryshojnë ndjeshëm shpërndarjen e forcave dhe lëvizjen dentare. Gjithashtu, do të diskutohen këshilla praktike klinike dhe gabimet më të zakonshme, me qëllim optimizimin e efikasitetit dhe parashikueshmërisë së trajtimit.

Zotërimi i sistemit Running Loop kërkon më shumë sesa vetëm kuptimin e sistemit të forcave. Duke integruar parimet biomekanike me gjykimin klinik dhe konsideratat biologjike, ortodontët mund të përmirësojnë efikasitetin, saktësinë dhe rezultatet e trajtimit për pacientët.

Curriculum Vitae

Emri: Doniano Xhanari

Dr. Doniano Xhanari u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Stomatologji dhe Protetikë Dentare në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, Shqipëri, në vitin 2016. Më pas përfundoi specializimin pasuniversitar në Ortodonci në Universitetin Katolik “Sacro Cuore”, Romë, Itali.

Formimi i tij i avancuar klinik dhe biomekanik përfshin programe pranë Universitetit të L’Aquila-s dhe Universitetit Katolik “Sacro Cuore” në Romë, si edhe kurse të specializuara me ekspertë të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë Dr. Giovanni Biondi, Dr. Cesare Luzi, Prof. Birte Melsen dhe Dr. Giorgio Fiorelli.

Dr. Xhanari është anëtar aktiv i Shoqatës Shqiptare të Ortodontëve dhe i Shoqatës Italiane të Ortodoncisë (SIDO), si dhe merr pjesë rregullisht në kongreset kryesore ndërkombëtare të ortodoncisë.

Aktualisht, ai është pedagog në Programin Master Pasuniversitar në Ortodonci pranë Universitetit Katolik “Sacro Cuore” në Romë dhe ushtron aktivitetin e tij në një klinikë private ortodontike në Shqipëri, me fokus ekskluziv në ortodon.

Abstrakt Kursi

Kur Harku i Drejtë Nuk Mjafton: Aplikime Biomekanike që të shpëtojnë ditën

Mekanika standarde ortodontike, e bazuar në aparatet me hark të drejtë të vazhdueshëm dhe sistemet e braketave me përshkrim të paracaktuar, zgjidhin me sukses shumicën e keqkafshfimeve përmes një qasjeje të parashikueshme dhe sistematike.

Megjithatë, disa skenarë klinik specifik siç janë kaninët e impaktuar, drejtimi i molarëve, mbyllja e hapësirës apo korrigjimi i planit okluzal, përfaqësojnë sfida biomekaniike të cilat mekanika e e harkut të drejtë nuk mund t’i menaxhojë me besueshmëri.

Ky prezantim demonstron se si kuptimi më i thellë i parimeve biomekanike dhe aplikimi strategjik i teknikave të harkut të segmentuar u mundësojnë klinicistëve të kapërcejnë lëvizjet komplekse të dhëmbëve përtej aftësisë së aparateve konvencionale. Përmes dokumentimit të rasteve klinike reale, ne shqyrtojmë se si dizajni i mekanikës, i përshtatur në mënyrë specifike me kërkesat e lëvizjeve, jep rezultate të parashikueshme në rastet ku protokolli standard do të vinte në rrezik rezultatin përfundimtar.

Curriculum Vitae

Emri: Udo Windsheimer

Dr. Udo Windsheimer e nisi karrierën e tij ortodontike në vitin 2001, kur u certifikua dhe hapi klinikën e tij private të ortodoncisë në Crailsheim. Në vitin 2007, ai zgjeron aktivitetin profesional duke themeluar një klinikë private multidisiplinare në Mynih, e specializuar në trajtimet me alignerë.

Që prej vitit 2010, Dr. Windsheimer është aktiv si lektor ndërkombëtar, duke mbajtur ligjërata dhe trajnime profesionale në më shumë se 30 vende. Ekspertiza dhe kontributi i tij afatgjatë në fushën e ortodoncisë u vlerësuan në vitin 2012, kur ai u nderua me titullin Diamond Doctor.

Në vitin 2016, Dr. Windsheimer themeloi OrthoCenter, një institut i avancuar trajnimi i dedikuar terapive me alignerë. Përmes OrthoCenter, ai krijoi dhe lançoi programin e certifikimit EUMAA – European Masters of Aligners, i cili është kthyer në një standard të njohur në edukimin e trajtimeve me alignerë.

Gjatë karrierës së tij, Dr. Windsheimer ka trajtuar me sukses më shumë se 3.500 raste Invisalign, duke e pozicionuar si një nga klinicistët më me përvojë në Evropë në fushën e trajtimeve me alignerë.

Abstrakt Kursi

Përtej software-it: ankorimi, staging dhe sistemet e forcave në planifikimin e trajtimit me aligner-a dhe si të arrihet rezultati më i mirë klinik

Udo Windsheimer, Dimitris Fragkos

Planifikimi digjital i trajtimit ka revolucionarizuar terapinë me alignerë transparentë, por vetëm programi kompjuterik nuk garanton rezultate klinike të parashikueshme. Suksesi varet nga kuptimi i biomekanikës që qëndron pas çdo planifikimi digjital. Sfida e vërtetë fillon aty ku përfundon programi.

Ky leksion synon të kapërcejë hendekun midis planifikimit virtual të trajtimit dhe realitetit klinik, duke u përqendruar në menaxhimin e ankorimit, strategjitë e fazave dhe sistemet e forcave në terapinë moderne me aligners. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të vlerësojnë në mënyrë kritike planet digjitale të trajtimit, të identifikojnë kufizimet biomekanike dhe të optimizojnë lëvizjen dentare përmes një sekuencimi inteligjent, pa u mbështetur vetëm në planifikimet e gjeneruara nga programi.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet bashkëpunimit ndërmjet ortodontit dhe teknikut digjital, duke treguar se si komunikimi ndërdisiplinor përmirëson efikasitetin dhe parashikueshmërinë e trajtimit. Përmes rasteve klinike do të paraqiten strategji praktike për kontrollin e ankorimit, menaxhimin e forcave, fazimin dhe përfundimin e trajtimit, me qëllim reduktimin e korrigjimeve shtesë dhe arritjen e rezultateve të shkëlqyera.

Objektivat kryesore të këtij leksioni përfshijnë: Të kuptohen parimet biomekanike përtej planifikimit digjital të trajtimit; Të zotërohen konceptet e ankorimit, fazimit dhe sistemeve të forcave; Të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet klinicistit dhe teknikut digjital; Të reduktohet nevoja për korrigjime shtesë përmes planifikimit të bazuar në evidencë; Të shndërrohen planifikimet digjitale në rezultate klinike të parashikueshme.

Curriculum Vitae

Emri: Dimistris Fragkos

Me mbi një dekadë përvojë të përkushtuar në ortodoncinë me alignerë, ka mbajtur role të larta drejtuese në laboratorë dhe kompani të njohura dentare, duke kontribuar gjerësisht si Teknik Dentar Master dhe si menaxher. Gjatë karrierës së tij, ka qenë përgjegjës për më shumë se 10.000 plane trajtimi, duke dëshmuar një nivel të lartë ekspertize në planifikimin digjital të trajtimit dhe në teknologjinë e alignerëve.

Si themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Plano-s, ai bashkëpunon me disa sisteme ndërkombëtare alignerësh në rolin e Kryeteknikut, ndërkohë që shërben edhe si Key Opinion Leader për Nemotec. Ai është gjithashtu themelues dhe Drejtor i Kursit të Athenian Masterclass, një program ndërkombëtar edukimi i dedikuar avancimit të ekspertizës në ortodoncinë me alignerë, përmes të nxënit të bazuar në evidencë dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor.

Ai është anëtar aktiv i shoqatave evropiane, gjermane, austriake dhe rumune të alignerëve dhe ndan rregullisht ekspertizën e tij si lektor në kongrese dhe aktivitete edukative ndërkombëtare, duke promovuar vazhdimisht ekselencën dhe inovacionin në zgjidhjet ortodontike.

Abstrakt Kursi

Përtej software-it: ankorimi, staging dhe sistemet e forcave në planifikimin e trajtimit me aligner-a dhe si të arrihet rezultati më i mirë klinik

Udo Windsheimer, Dimitris Fragkos

Planifikimi digjital i trajtimit ka revolucionarizuar terapinë me alignerë transparentë, por vetëm programi kompjuterik nuk garanton rezultate klinike të parashikueshme. Suksesi varet nga kuptimi i biomekanikës që qëndron pas çdo planifikimi digjital. Sfida e vërtetë fillon aty ku përfundon programi.

Ky leksion synon të kapërcejë hendekun midis planifikimit virtual të trajtimit dhe realitetit klinik, duke u përqendruar në menaxhimin e ankorimit, strategjitë e fazave dhe sistemet e forcave në terapinë moderne me aligners. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të vlerësojnë në mënyrë kritike planet digjitale të trajtimit, të identifikojnë kufizimet biomekanike dhe të optimizojnë lëvizjen dentare përmes një sekuencimi inteligjent, pa u mbështetur vetëm në planifikimet e gjeneruara nga programi.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet bashkëpunimit ndërmjet ortodontit dhe teknikut digjital, duke treguar se si komunikimi ndërdisiplinor përmirëson efikasitetin dhe parashikueshmërinë e trajtimit. Përmes rasteve klinike do të paraqiten strategji praktike për kontrollin e ankorimit, menaxhimin e forcave, fazimin dhe përfundimin e trajtimit, me qëllim reduktimin e korrigjimeve shtesë dhe arritjen e rezultateve të shkëlqyera.

Objektivat kryesore të këtij leksioni përfshijnë: Të kuptohen parimet biomekanike përtej planifikimit digjital të trajtimit; Të zotërohen konceptet e ankorimit, fazimit dhe sistemeve të forcave; Të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet klinicistit dhe teknikut digjital; Të reduktohet nevoja për korrigjime shtesë përmes planifikimit të bazuar në evidencë; Të shndërrohen planifikimet digjitale në rezultate klinike të parashikueshme.

Curriculum Vitae

Emri: Krenare Agani

Dr. Krenare Agani është ortodonte e shquar, me një formim të fortë akademik, përvojë të gjerë klinike dhe një karrierë të suksesshme ndërkombëtare në Kosovë, Austri dhe Gjermani.

Në vitin 2001, ajo u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, në Departamentin e Stomatologjisë, në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 2001–2004, kreu studimet pasuniversitare në të njëjtin universitet. Nga viti 2002 deri në vitin 2009, punoi si asistente mësimore, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin akademik dhe në edukimin e brezave të rinj të profesionistëve të stomatologjisë.

Në vitin 2006, Dr. Agani fitoi titullin Specialiste e Ortopedisë së Nofullave. Pas përfundimit të specializimit, gjatë viteve 2007–2010, ajo punoi si mjeke specialiste në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Paralelisht, në vitin 2007 themeloi dhe drejtoi klinikën e saj private dentare, Jaka Dent, të cilën e menaxhoi me sukses deri në vitin 2016.

Në vitin 2016, Dr. Agani u zhvendos në Gjermani, ku arriti integrim të plotë profesional dhe vazhdoi rrugëtimin e saj të specializimit. Në vitin 2019, përfundoi programin European Master of Aligners, duke thelluar më tej ekspertizën e saj në sistemet moderne të trajtimit ortodontik me alignerë.

Gjatë viteve 2019–2021, ajo kreu studimet për Master në Mjekësinë Kraniomandibulare dhe Muskuloskeletore në Universitetin e Innsbruckut, Austri, duke zgjeruar kompetencat e saj klinike në fusha të mjekësisë ndërdisiplinore.

Që nga viti 2019, Dr. Agani është pronare e dy klinikave private dentare, të vendosura në Zweibrücken dhe Pirmasens, Gjermani. Në këto klinika, ajo vazhdon të ofrojë trajtime të avancuara ortodontike, si dhe shërbime të specializuara në fushën kraniomandibulare, duke u shërbyer pacientëve me prejardhje dhe nevoja të ndryshme.

Dr. Krenare Agani është anëtare aktive e disa organizatave të njohura profesionale ndërkombëtare, ndër të cilat: Shoqata Gjermane e Ortodoncisë me Alignerë (DGAO) , European Aligner Society (EAS), World Federation of Orthodontists (WFO), Scientific Working Group for Craniomandibular and Musculoskeletal Medicine

Me një karrierë profesionale që shtrihet në disa vende evropiane, Dr. Agani ndërthur përvojën akademike, atë klinike dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të vazhdueshëm profesional, duke u fokusuar në ofrimin e trajtimeve moderne dhe të personalizuara për pacientët e saj.

Abstrakt Kursi

Aligner-at transparentë përtej malokluzioneve të lehta: Planifikimi digjital dhe ekzekutimi klinik

Përparimet në teknologjinë digjitale, materialet e alinerëve dhe në njohuritë biomekanike kanë zgjeruar aplikimin e terapisë me alinerë transparentë përtej anomalive ortodontike të lehta.

Ky prezantim shqyrton efektivitetin e terapisë me alinerë transparentë për trajtimin e malokluzioneve të moderuara dhe të zgjedhura komplekse, me fokus të veçantë në planifikimin digjital të trajtimit dhe në integrimin e qasjeve tjera të kombinuara terapeutike.

Rastet klinike me dendësi apo rrallueshmëri të harqeve dentare, diskrepanca në rrafshin vertikal dhe sagjital janë trajtuar kryesisht me alinerë transparentë duke përdorur një ecuri pune plotësisht digjitale, e cila përfshin skanimin intraoral, planifikimin virtual tridimensional dhe simulimin e lëvizjeve të shkallëzuara të dhëmbëve. Metoda shtesë të trajtimit siç është ankorimi skeletor u përdorën kur ishte e indikuar, për të përmirësuar kontrollin biomekanik.

Rezultatet e trajtimit u vlerësuan përmes modeleve digjitale para dhe pas trajtimit, fotografive klinike dhe regjistrimeve radiografike. Terapia me alinerë transparentë rezultoi në përmirësime të dukshme në rradhitjen e harqeve dentare, okluzion dhe estetikë.

Me përzgjedhjen e rasteve të përshtatshme dhe një planifikim digjital gjithëpërfshirës, terapia me alinerë transparentë mund konsiderohet një opsion terapeutik efektiv për menaxhimin e malokluzioneve të moderuara dhe të zgjedhura komplekse.

Curriculum Vitae

Emri: Dan Andrei Iacob

Dr. Dan Andrei Iacob u diplomua në Stomatologji në Universitetin “Gr. T. Popa” në Iași në vitin 2003 dhe u specializua në Ortodonci në Universitetin “Carol Davila” në Bukuresht në vitin 2006.

Ai është një lektor i njohur dhe ka mbajtur një numër të madh leksionesh dhe workshop-esh praktike mbi ortodoncinë, si në Rumani, ashtu edhe në vende të ndryshme të botës.

Që prej vitit 2017, është bashkëthemelues i kursit ortodontik “Curs Contemporan de Ortodontie Practica”, ku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka trajnuar më shumë se 250 ortodontë të rinj.

Dr. Dan Andrei IACOB njihet si një nga ortodontët më të mirë në Rumani dhe vlerësohet për ekspertizën e tij të veçantë dhe qasjen inovative në trajtimet ortodontike. Përkushtimi i tij ndaj përsosmërisë e ka pozicionuar si një nga figurat drejtuese në fushën e ortodoncisë.

Ai është i specializuar në trajtimin e rasteve komplekse ortodontike, me fokus të veçantë në terapinë me alignerë transparentë, trajtimet multidisiplinare te pacientët adultë dhe trajtimin e pacientëve me çrregullime temporomandibulare.

Dr. Dan Andrei IACOB është bashkëpronar i një klinike dentare private në Bukuresht, Rumani.

Ai është autor i shumë artikujve shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare prestigjioze si edhe autor kapitulli në në librin Incursiune in Estetica Dentara

Abstrakt Kursi

Alignerët dhe Ortodoncia Digjitale: Përmirësimi i Planifikimit të Trajtimit dhe Efikasitetit Klinik

Në fushën gjithnjë në zhvillim të ortodoncisë, përparimet teknologjike po hapin një epokë të re në diagnostikim dhe planifikimin e trajtimit. Flukset digjitale të punës janë bërë pjesë integrale e praktikës ortodontike, duke transformuar proceset që nga dokumentimi dhe analiza e malokluzionit, deri te dizajnimi i buzëqeshjes, planifikimi i trajtimit dhe prodhimi i aparaturave.

Këto risi jo vetëm që kanë përmirësuar efikasitetin dhe saktësinë e trajtimeve ortodontike, por kanë rritur gjithashtu qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë e rezultateve të trajtimit.

Transformimi digjital në ortodonci po sjell një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si vendosen diagnozat dhe hartohen planet e trajtimit.

Qëllimi i këtij leksioni është të paraqesë instrumentet kryesore digjitale të përdorura në ortodoncinë bashkëkohore dhe të ilustrojë se si ato mund të mbështesin një planifikim më të saktë të trajtimit, flukse klinike më efikase dhe rezultate më të parashikueshme në terapinë me alignerë.

Curriculum Vitae

Emri: Miguel Pessanha

Dr. Miguel Pessanha ka përfunduar studimet në Stomatologji në Universitetin Fernando Pessoa në Porto, Portugali. Pas diplomimit, ka kryer një rezidencë në Kirurgji Orale dhe Regjenerim Kockor në Ishujt Balearikë, ku është fokusuar veçanërisht në trajtimin e rasteve komplekse kirurgjikale. Më pas, ka përfunduar specializimin me kohë të plotë në Ortodonci në Universitetin e Barcelonës, duke konsoliduar formimin e saj profesional në fushën e ortodoncisë moderne. Në aspektin akademik, ka ushtruar rolin e profesorit bashkëpunues në fushën klinike të trajtimeve me alignerë dhe ka kontribuar në kërkimin shkencor për zgjerimin e shpejtë maksilar dhe ndikimin e tij në frymëmarrjen nazale. Aktualisht, ushtron praktikë të fokusuar ekskluzivisht në Ortodonci ndërmjet Barcelonës dhe Portos, me një fokus të veçantë në trajtime me alignerë dhe zgjerimin skeletor të nofullave. Krahas aktivitetit klinik, është gjithashtu e angazhuar si mentor në programe të avancuara të trajnimit profesional (SAS), duke ndarë përvojën dhe njohuritë e saj me profesionistë të tjerë të fushës.

Abstrakt Kursi

MARPE kundrejt MASPE: Ndërlidhja e zgjerimit skeletor me terapinë me aligners

Zgjerimi skeletor maksilar është bërë një element themelor në trajtimin e diskrepancave transversale si tek pacientët adoleshentë, ashtu edhe tek pacientët adultë. Me integrimin gjithnjë e më të madh të terapisë me alignerë në praktikën ortodontike, klinicistët përballen me sfidën e përshtatjes së protokolleve tradicionale të ekspansionit, në mënyrë që ato të jenë të pajtueshme me flukset digjitale të punës dhe me lëvizjen e fazuar të dhëmbëve. Ky leksion paraqet një këndvështrim klinik mbi evolucionin e protokolleve të aktivizimit në sistemet MARPE dhe MASPE, bazuar në përvojën e autorit. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mënyrës se si strategjitë e ndryshme të aktivizimit ndikojnë në përgjigjen skeletore, efektet anësore dentare dhe parashikueshmërinë e përgjithshme të trajtimit. Fokusi kryesor do të jetë kalimi nga protokollet konvencionale të ekspansionit drejt qasjeve që integrohen më mirë me terapinë me alignerë. Kjo përfshin konsiderata mbi kohën e trajtimit, ritmin e aktivizimit, mbiekspansionin dhe koordinimin me planifikimet digjitale. Përmes një serie rastesh klinike, ky leksion synon të evidentojë udhëzime praktike për kombinimin me sukses të ekspansionit skeletor me trajtimin me alignerë, duke përmirësuar në përfundim efikasitetin, kontrollin dhe rezultatet klinike për pacientët.