

Të nderuar kolegë,
Kam kënaqësinë t’ju ftoj në aktivitetin shkencor Takimi I X-të i Ortodontëve Shqiptarë, i cili do të zhvillohet 3-4 Tetor 2025, pranë Hotel Hilton Garden Inn në Tiranë.
Në këtë takim jubile, Shoqata e Ortodontëve Shqiptarë vjen edhe më e konsoliduar duke u bërë pjesë aktive e organizatave prestigjioze ndërkombëtare si: Federata Botërore e Ortodoncisë (WFO), Federata Europiane e Ortodoncisë (FEO), Shoqata Ballkanike të Specialistëve Ortodontë (BAOS) dhe e Programit të Integruar të Ortodoncisë për Mesdheun (MOIP). Tashmë me një anëtarësi që rritet ҫdo vit, kemi arritur të krijojmë atë që ishte edhe qëllimi ynë primar, një komunitet profesionistësh të përkushtuar, që me shumë dashuri dhe pasion punojnë për të ngritur nivelin e ortodoncisë në Shqipëri.
Takimi i X-të i Ortodontëve Shqiptarë mbledh bashkë eksperiencën e shkëlqyer të të ftuarve të nderit nga Italia, Gjermania, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me eksperiencën e profesionistëve tanë, përshirë këtu edhe më të rinjtë ndaj të cilëve Shoqata e Ortodontëve Shqiptarë gjithmonë ka treguar mbështetje. Ky aktivitet do të jetë një mundësi e shkëlqyer për shkëmbim idesh dhe diskutimesh mbi sfidat aktuale në ortodonci si: qasja multidisiplinare dhe rehabilitimi kompleks, lidhja mes Ortodoncisë dhe Paradontologjisë, problematikat e frymëmarrjes, ekstraksionet në ortodonci, ortodoncia tek adultët, etj.
Vijmë me bindjen se Takimi i X-të i Ortodontëve Shqiptarë do të përmbushë pritshmëritë tuaja si në aspektin shkencor, ashtu edhe në atë organizativ, si një eksperiencë e jashtëzakonshme mes miqsh dhe kolegësh.
Ju mirëpresim!
Me respekt dhe mirënjohje,
Prof. Asoc. Çeljana Toti
Kryetare e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë
Salla Butrinti
09.00-09.30 | Hapja e Takimit të X-të të Ortodontëve Shqiptarë
09:30-11:00 | SEKSION I:
Ortodoncia & Paradontologjia- Dialog i nevojshëm
Moderatorë: Çeljana Toti, Blerim Mehmeti, Radmila Dimovska
09:30 – 10:05 | Daniela Garbo: Menaxhimi Ortodontik tek Pacientët me Komprometim Periodontal – Strategjitë Kyçe dhe Perspektivat Prognostike.
10.05-10.30 Questions and Discussions
10:10 – 10:30 | Edlira Baruti: Ndërlidhja midis Ortodoncisë dhe Paradontologjisë – Një qasje ndërdisiplinore për trajtim të suksesshëm.
10:30-10.35 Questions and Discussions
10:35 – 10:55 | Blerim Mehmeti: Zgjerimi i horizonteve në ortodonci – Sfida dhe zgjidhje klinike.
10:55 – 11:00Questions and Discussions
11:10 – 11:30 | Pushim kafe.
11:30-13:00 | SEKSIONI II:
Qasja Multidisiplinare dhe Rehabilitimi Kompleks
Moderatorë: Edlira Baruti, Elona Kongo, Yllka Abazi
11:30 – 12.05 | Giugliano Maino: Rikthimi i buzëqeshjes përmes ankorimeve skeletore dhe trajtimit ortodontik me rezultate të parashikueshme.
12:05 – 12:10 | Pyetje dhe diskutime.
12:10 – 12:30 | Yllka Abazi: Sfidat në trajtimin e pacienteve me kafshim të hapur.
12:30 – 12:35 Questions and Discussions
12:35 – 12:55 | Albana Reshitaj: Dallimet etnike në indekset ortodontike dhe periodontale tek adoleshentët në Kosovë.
12:55 – 13: 00 | Pyetje dhe diskutime.
12:00 – 12:20 | Elda Xhepexhiu: Trajtimi i kafshimit të hapur me origjinë miofunksionale.
13:20 – 13:30 Questions and Discussions
13:30-14:30 | Pushim dreke.
14:30-16:55 | SEKSIONI III:
Qasja Multidisiplinare dhe Rehabilitimi Kompleks
Moderatorë: Françeska Vinjolli, Olja Tanellari, Adela Alushi
14:30 – 14:50 | Dimovska Radmila: Triada e shenjtë e harmonisë – Bashkëpunimi ortodont–protetist–kirurg në rehabilitime komplekse dentofaciale.
14:50 – 14:55 | Pyetje dhe diskutime.
14:55 – 15:15 | Çeljana Toti: “Surprizat” e dhëmbëve të mbinumërt.
15:15 – 15:20 Questions and Discussions
15:20 – 15:40 | Iris Cacani: Trajtimi multidisiplinar i agenezisë së lateraleve maksilare.
15:40 – 15: 45 | Pyetje dhe diskutime.
15:45 – 16:05 | Renato Isufi: Përdorimi i piezokirurgjisë në menaxhimin e anomalive dentomaksilare.
16:05 – 16:10 Questions and Discussions
16:10-16:30 | Pushim dreke.
16:30 – 16:50 | Ilda Gribizi: Ortodoncia te adultët si një përqasje multidisiplinare.
16:50 – 16:55 | Pyetje dhe diskutime.
16:55 – 17:15 | Elona Ruzi: Menaxhimi i crregullimeve temporomandibulare në praktikën e përditshme dentare.
17:15 – 17:20 Questions and Discussions
17:20 – 17:40 | Agron & Diturije Bytyqi: Anomalitë skeletore të nofullave – përvoja ortodontiko-kirurgjikale.
17:40 – 17: 45 | Pyetje dhe diskutime.
Salla Butrinti
SECTION IV:
Ortodoncia Tek të Rriturit: Diagnostikë, Ekstraksione dhe Mekanika Klinike
Moderatorë: Elona Kongo, Iris Cacani, Manjola Gusho
09:00 – 09:35| Florian Keles: Sfidat në Trajtimin Ortodontik të të Rriturve: Sindroma e postures së Gojës së Hapur (OMPS).
09:35 -09:40 Questions and Discussions
09:40 – 10:15 | Michele Tepedino: Ekstraksionet tek pacientët adultë ortodontikë – Po indet e buta?
10:15-10:20 Questions and Discussions
10:20 – 10:40 | Daniano Xhanari: Ekstraksionet Jo Tipike në Ortodonci – Kur biologjia dhe biomekanika nuk përputhen.
10:40-10:45 Questions and Discussions
10:45 – 11.05 | Klodian Shahu: FMIA Optimal – Një çelës për trajtimin ortodontik.
11:05-11:10 Questions and Discussions
11:10 – 11:30 | Pushim për kafe.
SEKSIONI V:
Ortodoncia Moderne për të Rritur: Trajtime Fikse, Aligners dhe Estetikë Minimale Invazive
Moderatorë: Mirlinda Naci, Doniano Xhanari, Klodian Shahu
11:30 – 12:05 | Dimitris Fragkos: Planifikimi Strategjik me Aligner: Roli i Makro- dhe Mikro-Staging.
12:05-12:10 Questions and Discussions
12:10 – 12:30 | Franceska Vinjolli: Aligners në Ortodoncinë Moderne: mundësi, kritere përzgjedhjeje dhe rezultate estetike.
12:30-12:35 Questions and Discussions
12:35 – 12:55 | Manjola Gusho: Trajtimi ortodontik tek pacientët adultë: motivimi, pritshmëritë dhe sfidat.
12:55-13:00 Questions and Discussions
13.00 – 13:20 | Olja Tanellari: Përtej braketave – Menaxhimi i rasteve komplekse me qasje multidisiplinare.
13:20-13:25 Questions and Discussions
13.25-13:45 | Bisera Hadroviq: Ndërthurja e Mjekësisë Estetike dhe Ortodoncisë: ndërhyrje joinvazive për estetikën orofaciale.
13:45-14:00 Questions and Discussions
Salla Nënë Tereza
Prezantimet e-poster
SECTION I
Ora 09:00–11:35
Moderatorë: Edlira Baruti, Olja Tanellari, Rozela Xhemnica
09:00 – 09:10 | Gazmend Jusufi: Ekstraksioni i incizivit të poshtëm si opsion për trajtimin e dendësisë mandibulare.
09:10 – 09:20 | Aurora Isufi: Estetika faciale pas trajtimit ortodontiko–kirurgjikal.
09:25 – 09:35 | Venera Koçinaj: Ndikimi i hipodoncionit të dhëmbëve në zhvillimin skeletore.
09:35 – 09:45 | Elvira Ramovic: Vlerësimi i rezultateve estetike dhe funksionale në trajtimet ortodontike me dhe pa ekstraksion të premolarëve.
10:00 – 10:10 Questions and Discussions
10:00 – 10:10 | Elona Hasalla: Rëndësia e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm të malokluzioneve tek fëmijët.
10:10 – 10:20 | Fortuna Xerxa Shalqini: Trajtimi me Pendulum në klasë II me devijim të vijës së mesit (Case report).
10:20 – 10:30 | Drita Ndou: Vlerësimi i higjienës orale dhe gingivitit gjatë trajtimit ortodontik.
10:30 – 10:40 | Nineta Manastirliu: Prevalenca e agenezisë dentare në pacientët ortodontik.
10:40 – 10:50 | Amela Koto: Trajtimi i pacientëve adultë me malokluzion të klasës II nëpërmjet mini implantëve.
10:50 – 11:00 Questions and Discussions
SEKSION II:
Ora 11:30–14:00
Moderatorë: Aurora Isufi, Manjola Gusho, Ilda Gribizi
11:30 – 11:40 | Iniana Baboçi: Intruzioni i molarëve duke përdorur TADs: një qasje minimalisht invazive për kontrollin vertical.
11:40 – 11:50 | Isuela Karcini: E ardhmja e trajtimit ortodontik me Inteligjencë Artificiale – A mundet algoritmi të parashikojë suksesin?
11:50 – 12:00 | Keisi Brahimaj : Trajtimi i hershëm i malokluzionit të Klasës III me RME dhe maskë faciale – studim afatgjatë.
12:00 – 12:10 | Matilda Shena: Efikasiteti i teknikës MARPE në trajtimin e deficiencës transversale të maksilës tek pacientët e rritur.
12:10 – 12:20 Questions and Discussions
12:20 – 12:30 | Silva Shyti: Multidisciplinariteti në trajtimin e kaninëve të impaktuar.
12:30 – 12:40 | Ersela Alikaj: Trajtimi dhe rehabilitimi i humbjes traumatike të centralit permanent në pacientë në rritje.
12:40 – 12:50 | Naomi Paskali: Analiza e korrelacionit ndërmjet gjurmëve të gishtave dhe malokluzionit skeletik.
12:50 – 13:00 Questions and Discussions
13:00 – 13:10 | Fortuna Xerxa: Krahasimi midis braketave konvencionale dhe atyre self-ligating: përparësitë dhe kufizimet.
13:10 – 13:20 | Spiro Hashoti: Menaxhimi i kontraksionit maksilar dhe kafshimit të hapur anterior tek një adult i ri përmes MARPE dhe TADs.
13:20 – 13:30 | Amiola Fero: Ndjekja e një rasti të një kisti folikular të kaninit mandibular.
13:30 – 13:40 | Aida Ymeri: Rast klinik me mesiodens të inkluduar.
13:40 – 13:50 | Anisa Xhahysa: Malokluzionet dhe bullizmi në moshat shkollore.
13:50 – 14:00 | Henereida Malo: Hapja ortodontike e hapësirës se molarit të parë të sipërm të ekstraktuar heret, me përdorimin e maskerinave trasparente – Prezantim rasti klinik.
Shoqata e Ortodontëve Shqiptarë është një organizatë jo fitimprurëse në fushën e ortodoncisë e themeluar në vitin 2006. Kjo shoqatë është anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Ballkanike të Specialistëve Ortodontë (BAOS) dhe pjesë e anëtarëve në Federatën Europiane të Ortodoncisë (FEO) dhe Federatën Botërore të Ortodoncisë (WFO)
Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit, Pallati 7, Apartamenti 13, Tiranë, Shqipëri 1000
Shoqata e Ortodonteve Shqiptare © All Rights Reserved 2025

Name: Giuliano Maino
Shteti i origjinës: Itali
Dr. Giuliano Maino është diplomuar në Mjekësi pranë Universitetit të Padovës dhe është specializuar në Ortodonci në Universitetin e Caliarit. Formimin e tij pasuniversitar klinik në fushën e ortodoncisë e ka ndjekur në Boston University, nën drejtimin e Prof. A. Anthony Gianelly.
Aktualisht, ai mban pozicionin e Profesorit të Jashtëm në Ortodonci në Universitetin e Ferrarës. Dr. Maino është President i Shoqatës Botërore të Ortodoncisë me Implante (World Implant Orthodontic Association – WIOA) dhe ka shërbyer si President i Shoqatës Italiane të Ortodoncisë (SIDO) në vitin 2020. Gjithashtu, ai ka qenë President dhe është Anëtar Aktiv i Angle Society of Europe për periudhën 2018–2019, ka qenë President i Akademisë Italiane të Ortodoncisë dhe është Anëtar Nderi i saj.
Në vitin 2009, është vlerësuar me çmimin prestigjioz B.F. and Helen E. Dewel Award nga revista AJODO për kërkimin më të mirë klinik. Ai është i çertifikuar nga European Board of Orthodontics dhe Italian Board of Orthodontics.
Dr. Maino është autor i një libri dhe bashkëautor në tre libra të tjerë; ka botuar mbi 100 artikuj shkencorë në revista ndërkombëtare me peer review. Aktiviteti i tij shkencor dhe akademik është i shoqëruar me një pjesëmarrje të gjerë si ligjërues në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht, ai ushtron specialitetin e ortodoncisë në qytetin Vicenza, Itali.
“Rikthimi i buzëqeshjes së pacientëve përmes ankorimeve skeletore dhe trajtimit ortodontik të parashikueshëm.”
Giuliano Maino
Ortodoncia sot është më shumë se kurrë qasja e zgjedhur për të rivitalizuar buzëqeshjet e zbehta, si tek pacientët e rinj ashtu edhe tek të rriturit. Qëllime ortopedike si zgjerimi i nofullës së sipërme edhe tek pacientët e rritur, proktraksioni i saj dhe modifikimet në planin vertikal janë sot të realizueshme dhe të parashikueshme, edhe pa ndërhyrje kirurgjikale. Përmes paraqitjes së disa rasteve klinike, ky prezantim do të evidentojë potencialin e qasjes ortodontike në korrigjimin e malokluzioneve dhe në përmirësimin e buzëqeshjes në çdo moshë.
Me ekspertizën e padiskutueshme në këtë fushë, nëpërmjet këtij leksioni do të demostrohet si të vendosen minividat palatinale dhe si të realizohet dorëzimi i aparatit në një seancë të vetme (One Visit), në mënyrë të sigurt dhe të parashikueshme, përmes një guide 3D; do të shpjegohet si të kryhet zgjerimi i nofullës së sipërme tek pacientët e rritur pa kirurgji dhe pa prekur dhëmbët; do të evidentohet potenciali i ankorimeve skeletore në trajtimin e rasteve me kafshim të hapur (Open Bite) pa ndërhyrje kirurgjikale.

Name: Can-Florian Keles
Dr. Can-Florian Keles ka marrë licencën e tij në stomatologji pranë Universitetit JMU në Wurzburg, Gjermani, ku ka përfunduar gjithashtu doktoraturën e tij të parë, me fokus në studimin e variacioneve gjenetike dhe ndikimin e tyre në zhvillimin oral dhe dentar. Kjo përvojë i ka dhënë një bazë të fortë në kërkimin shkencor dhe në lidhjen midis komponentëve biologjikë dhe trajtimeve klinike.
Në vazhdim, ai ka përfunduar një Master të specializuar në Ortodonci në Universitetin Danubian (DBU) në Krems, Austri, ku është përqendruar në zhvillimin e strategjive për përmirësimin e bashkëpunimit të pacientëve gjatë trajtimeve ortodontike, një element kyç për suksesin afatgjatë të trajtimeve tek pacientët adoleshentë dhe të rritur.
Aktualisht, Dr. Keles është në ndjekje të një doktorature të dytë në Shkencat Mjekësore pranë PMU (Paracelsus Medical University) në Salzburg, Austri. Fushat e tij të kërkimit përfshijnë disfunksionet posturale në ortodonci, duke eksploruar lidhjen midis qëndrimit trupor dhe zhvillimit kraniofacial, me synim përmirësimin e qasjes multidisiplinare në trajtimin ortodontik.
Me një formim të thelluar akademik dhe kërkimor në Gjermani dhe Austri, Dr. Keles kombinon ekspertizën klinike me një qasje shkencore moderne dhe ndërdisiplinare, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e ortodoncisë bashkëkohore.
“Sfidat në Trajtimin Ortodontik tek të Rriturit: Sindroma e Posturës me Gojë të Hapur (OMPS)”
Can-Florian Keles
Sindroma e Posturës me Gojë të Hapur (OMPS) përshkruan një çrregullim të qëndrueshëm postural orofacial, i shoqëruar me ndryshime fiziologjike, funksionale dhe anatomike në zonën kraniofaciale. Në trajtimin ortodontik të të rriturve, OMPS shpesh neglizhohet, ndonëse përbën një faktor klinikisht të rëndësishëm, i cili nëse nuk njihet, çon shpesh në rezistencë ndaj trajtimit.
Qëllimi: Ky prezantim synon të paraqesë evolucionin historik dhe shkencor nga koncepti tradicional i Sindromës së Frymëmarrjes nga Goja (MBS) drejt konceptit më gjithëpërfshirës OMPS. Vëmendja do të fokusohet në prezantimin e një sistemi të ri klasifikimi, që mundëson një vlerësim klinik të strukturuar dhe mbështet planifikimin ndërdisiplinor të trajtimit, sidomos në rastet e ndërlikuara të të rriturve, duke ndihmuar mjekun të shmangë komplikime të panevojshme.
Materiale dhe Metoda: Është kryer një analizë e rreth 500 publikimeve shkencore, për të shqyrtuar faktorët etiologjikë, manifestimet klinike dhe qasjet terapeutike të OMPS. Të dhënat u sintetizuan dhe u kategorizuan në një strukturë sistematike me pesë nëntipe klinike.
Rezultatet: Klasifikimi i propozuar identifikon pesë nëntipe kryesore të Sindromës së Qëndrimit me Gojë të Hapur (OMPS), ku gjuha përbën elementin funksional qendror në të gjitha rastet:
Diskutim: Edhe pse është i njohur prej shekujsh, për katër dekadat e fundit klasifikimi i frymëmarrjes orale dhe disfunksioneve të ngjashme ka mbetur i pandryshuar. Përparimet e fundit e bëjnë të nevojshëm kalimin drejt një strukture më precize dhe të zbatueshme. Modeli OMPS zëvendëson terminologjitë e vjetruara dhe mundëson krahasime të vlefshme shkencore duke reduktuar paqartësitë rreth frymëmarrjes nga goja si simptomë. Ai nxit bashkëpunimin ndërdisiplinor ndërmjet ortodoncisë, stomatologjisë së përgjithshme, ORL-së, terapive miofunksionale, pediatrisë, mjekësisë së gjumit, kirurgjisë orale dhe fushave të afërta si alergologjia dhe pulmonologjia. Klasifikimi thekson diagnostikimin funksional të personalizuar dhe integrimin e qasjeve moderne të terapisë funksionale në kujdesin e të rriturve.
Konkluzione: OMPS përfaqëson një sindromë klinike të veçantë me ndikim të gjerë në zhvillimin okluzal, shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes, cilësinë e jetës dhe rezultatet afatgjata të trajtimit tek të rriturit. Duke pasur parasysh mekanizmat kompensues tashmë të konsoliduar te pacientët më të moshuar, klasifikimi i propozuar ofron një bazë të domosdoshme diagnostike dhe terapeutike për strategji trajtimi të përsonalizuara dhe ndërdisiplinore.

Name: Michele Tepedino
Michele Tepedino u diplomua me vleresime maksimale në Stomatologji në Universitetin e Aquila-s në vitin 2011. Ai përfundoi Masterin në Terapinë Ortognatike në të njëjtin universitet. Programin e doktoraturës e përfundoi në mars të vitit 2016 në Universitetin e Aquila-s, me një tezë të përgatitur në bashkëpunim me Universitetin e Aarhus-it.
Në vitin 2021 përfundoi programin Master of Science në Ortodonci në Universitetin Katolik “Sacro Cuore” në Romë. Në vitin 2015 ishte student kërkimor vizitor në Departamentin e Ortodoncisë në Universitetin Aarhus. Ka punuar si asistent kërkimor në Universitetin e Aquila-s dhe më pas, në vitin 2019, u emërua Asistent Profesor në Universitetin e Aarhus-it. Aktualisht është Profesor i Asociuar në Universitetin e Aquila-s, Itali, si dhe Lektor në Universitetin e Foggia-s. Ai është autor i disa punimeve të publikuara në revista ndërkombëtare dhe ka qenë lektor në kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Ekstraksionet tek pacientët adultë në ortodonci – Po indet e buta?”
Michele Tepedino
Trajtimi ortodontik kërkon ndonjëherë ekstraksione dentare për të korrigjuar grumbullimet dentare, marrëdhëniet ndërmjet nofullave, ose si pjesë e një trajtimi kamuflazhi. Megjithatë, mbetet një temë e debatueshme nëse korrigjimi dentar pas ekstraksioneve vjen me kosto për profilin facial të pacientit. Në literaturë hasen rezultate kontradiktore, ku disa autorë mbështesin ekstraksionet, ndërsa të tjerë kritikojnë ndikimet e tyre mbi indet e buta. Ky prezantim synon të trajtojë këtë temë përmes analizës së literaturës më të fundit dhe paraqitjes së rasteve klinike.

Name: Daniela Garbo
Dr. Daniela Garbo u diplomua në Mjekësi në vitin 1992 dhe mori diplomën në Stomatologji në vitin 1995 pranë Universitetit të Torinos, Itali. Në vitin 1996 përfundoi një diplomë pasuniversitare në Periodontologji në të njëjtin universitet. U specializua në Ortodonci në vitin 2001 pas një programi trevjeçar pasuniversitar pranë Royal Dental College, Aarhus University në Danimarkë, në departamentin e drejtuar nga Prof. Birte Melsen. Në vitin 2003 përfundoi Masterin Shkencor në Ortodonci në të njëjtin institucion.
Dr. Daniela Garbo është fituesja e çmimit të SIDO-s për prezantimin më të mirë oral në seksionin Osteodistraksion (2003) dhe e çmimit për posterin më të mirë në Kongresin SIDO 2017. Në vitin 2013 u certifikua si Diplomate nga Bordi Italian i Ortodoncisë dhe në vitin 2020 nga Bordi Europian i Ortodoncisë.
Anëtare e stafit akademik të Masterit EFP në Periodontologji pranë Universitetit të Torinos që nga viti 2007. Lektore e ftuar në Kursin Ndërkombëtar Afatshkurtër Pasuniversitar në Ortodonci pranë Universitetit Aarhus (Danimarkë) që nga viti 2011. Lektore gjithashtu në programet e specializimit në Ortodonci në Universitetin e Torinos dhe në Universitetin San Raffaele Vita e Salute në Milano.
Ka qenë Presidente e SIBOS (Shoqata Italiane e Biomekanikës dhe Harkut të Segmentuar) për periudhën 2019–2020 dhe ka mbajtur rolin e Përgjegjëses për Financat së Shoqatës Italiane të Ortodoncisë (SIDO) në vitet 2020–2021. Është zgjedhur Presidente e SIDO-s për vitin 2026.
Ka botuar artikuj shkencorë në fushën e ortodoncisë dhe është lektore e ftuar në kongrese ndërkombëtare. Anëtare aktive e SIDO, Akademisë Italiane të Ortodoncisë, AAO, WFO dhe EOS.
“Menaxhimi Ortodontik tek Pacientët me Komprometim Periodontal – Strategjitë Kyçe dhe Perspektivat Prognostike”
Daniela Garbo
Pacientët adultë kërkojnë gjithnjë e më tepër trajtim ortodontik, pasi pamja e buzëqeshjes së tyre përbën një faktor thelbësor në vetëvlerësim, marrëdhëniet shoqërore dhe mirëqenien e përgjithshme në çdo moshë. Me rritjen e kërkesës për përmirësimin e buzëqeshjes tek të rriturit, shpesh bëhet i domosdoshëm një qasje ndërdisiplinore për shkak të faktorëve si konsumimi i dhëmbëve, problemet me indet e buta dhe shqetësimet periodontale. Në rastet e periodontitit në stadin 3 dhe 4, pacientët shpesh zhvillojnë malokluzion sekondar si pasojë e migrimit patologjik të dhëmbëve. Kjo gjendje kërkon një ndërhyrje të koordinuar ndërdisiplinore për të arritur rezultate okluzale, funksionale dhe estetike. Ortodonti luan një rol kyç në këtë proces, me detyrën për të përmirësuar okluzionin dhe estetikën, për të lehtësuar rreshtimin e dhëmbëve me qëllim optimizimin e restaurimeve protetike, ose për të riorganizuar hapësirat për vendosjen e implanteve.
Për të siguruar një trajtim të suksesshëm, është thelbësore që ortodonti të kuptojë gjendjen periodontale që lejon kryerjen e procedurave ortodontike pa përkeqësuar mbështetjen periodontale tashmë të dëmtuar nga periodontiti. Planifikimi duhet të përfshijë përshtatjen e biomekanikës me kushtet anatomike të ndryshuara, vlerësimin korrekt të nevojave për ankorim dhe lëvizje të dhëmbëve, përzgjedhjen e aparaturës më të përshtatshme dhe monitorimin e vazhdueshëm të shëndetit periodontal gjatë gjithë trajtimit. Edhe strategjitë e retencionit duhet të planifikohen me kujdes, duke marrë parasysh hapat e mëtejshëm të trajtimit ndërdisiplinor, të cilët shpesh përfshijnë procedura restauruese shtesë që duhet të ndiqen në kohë.
Kjo qasje e plotë e punës siguron sukses afatgjatë dhe ruajtjen e dhëmbëve natyralë të pacientit, siç është dëshmuar nga 25 vite eksperiencë klinike dhe studime të realizuara me mbi 60 pacientë.

Name: Dimitris Fragkos
Me mbi një dekadë përvojë në ortodoncinë me aligner, Dimitris Fragkos ka mbajtur role drejtuesi në laboratorë dhe kompani lider, në rolin e teknikut dentar të specializuar dhe të menaxherit në laboratorë dhe kompani të profilit të lartë ortodontik. Ka mbikëqyrur mbi 7,000 plane trajtimi dixhital, duke rafinuar protokollet dhe rritur efikasitetin e trajtimeve. Është themelues dhe CEO i kompanisë Plano, e cila ofron plane trajtimi për disa sisteme ndërkombëtare aligner-ësh. Si Key Opinion Leader për Nemotec, Dimitris Fragkos është aktiv në shoqatat europiane, gjermane, austriake dhe rumune të aligner-ëve. Ka qenë lektor i ftuar në kongrese dhe trajnime ndërkombëtare duke treguar vazhdimisht përkushtim ndaj inovacionit, saktësisë dhe përsosmërisë në terapinë me aligner.
“Planifikimi Strategjik me Aligner: Roli i Makro- dhe Mikro-Staging”
Dimitris Fragkos
Trajtimet efektive me aligner nuk varen vetëm nga qëllimi përfundimtar, por nga mënyra se si çdo hap strukturohet në mënyrë strategjike. Kjo ligjëratë fokusohet në rëndësinë e makro-staging dhe mikro-staging në planifikimin digjital të trajtimit duke përcaktuar sekuencat e lëvizjes, duke rafinuar lëvizjet individuale të dhëmbëve dhe duke analizuar në detaje fazat e trajtimit.
Përmes aplikimit të protokolleve të strukturuara të “staging”, profesionistët e fushës dentare mund të rrisin parashikueshmërinë e trajtimit, të përmirësojnë rrjedhën biomekanike dhe të minimizojnë nevojën për rregullime të mëvonshme. Të kuptuarit dhe zotërimi i këtyre koncepteve të “staging” është thelbësor për të ofruar plane trajtimi me aligner të sakta dhe efikase.

Emri: Albena Reshitaj
CV
Topic of Lecture

Emri: Blerim Mehmeti
Prof. Ass. Dr. Blerim Mehmeti ka lindur më 26 prill 1978 në Prishtinë, ku përfundoi shkollimin fillor dhe në Tetovë atë të mesëm. Studimet universitare i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës, duke diplomuar në dhjetor të vitit 2005. Karrierën akademike dhe profesionale e ka pasuruar më tej me specializim në Ortodonci pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në vitin 2010, ndërsa doktoraturën e mbrojti në Universitetin e Zagrebit më 2018, duke e marrë titullin Doktor i Shkencave të Mjekësisë Dentare.
Që nga viti 2007, Dr.Blerim Mehmeti ka qenë i angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ka shërbyer fillimisht si asistent dhe më pas si ligjërues i lëndës së Ortodoncisë deri në vitin 2024. Aktualisht mban pozitën e Profesor Asistent në Departamentin e Ortodoncisë në Kolegjin AAB, në Prishtinë.
Në fushën klinike, ai ka një përvojë të gjatë profesionale. Nga viti 2006 ka punuar në Klinikën “Dr-Krotka” në Kërçovë, ndërsa që nga viti 2008 është themelues i Klinikës “Albadent” në Prishtinë. Nga viti 2012, Dr.Blerim Mehmeti është pjesë e Departamentit të Ortodoncisë në Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës, ku përveç trajtimeve klinike, angazhohet në mentorimin dhe edukimin e specializantëve të ortodoncisë, si dhe ka mbajtur postin e Shefit të Departamentit në vitin 2020.
Interesat kërkimore të Prof. Mehmetit përfshijnë diagnostikimin dhe planifikimin e trajtimit ortodontik, trajtimin e anomalive në rrafshin sagjital, malfunksionet orale, kaninët e impaktuar, materialet ne Ortodonci, si dhe digjitalizimin e praktikës ortodontike. Ai ka një numër të madh publikimesh në revista ndërkombëtare të indeksuara në SCOPUS dhe Web of Science, si dhe ka prezantuar rregullisht në kongrese prestigjioze të shoqatave ortodontike evropiane dhe ballkanike.
Në vitin 2018 botoi monografinë “Ndikimi i procedurave dhe materialeve në forcën e bondimit të breketave ortodontike”, duke sjellë përvoja klinike dhe studimore në fushën e ortodoncisë.
Krahas angazhimeve akademike dhe klinike, Prof. Mehmeti është anëtar i European Orthodontic Society, World Federation of Orthodontics, si dhe aktualisht është kryetar i Shoqatës së Ortodontëve të Kosovës, ku edhe në të kaluaren në vazhdimsi ka dhënë kontribut si pjese këshillave organizative dhe shkencore të konferencave të organizuara nga kjo shoqatë.
Prof. Mehmeti është gjithashtu recensent dhe bashkëpunëtor në revista profesionale vendore dhe ndërkombëtare, si RSK dhe South European Journal of Orthodontics and Dentofacial Research, duke kontribuar në vlerësimin dhe zhvillimin e literaturës shkencore.
“Zgjerimi i Horizonteve në Ortodonci – Sfidat dhe Zgjidhjet Klinike”
Blerim Mehmeti, Venera Koçinaj
Trajtimi i mirëfilltë ortodontik luan një rol kyç jo vetëm në përmirësimin e funksionit dhe estetikës, por edhe në shëndetin afatgjatë oral. Megjithatë, sfidat që paraqiten gjatë planifikimit dhe realizimit të tij kërkojnë një qasje kritike dhe të personalizuar ndaj çdo rasti. Ky prezantim shqyrton kufijtë në zgjerim të trajtimit ortodontik përmes një analize kritike të literaturës bashkëkohore dhe prezantimit të përvojave klinike personale. Nëpërmjet rasteve të zgjedhura klinike do të paraqiten qasje alternative ndaj koncepteve tradicionale, duke theksuar potencialin për planifikim të individualizuar të trajtimit përtej kufizimeve konvencionale. Vëmendje e veçantë i kushtohet vendimmarrjes klinike, aspekteve biomekanike dhe nevojës për një qasje më fleksibile në menaxhimin e rasteve komplekse apo kufitare.

Emri: Radmilla Dimovska
Prof.Asoc. Radmila Dimovska është specialiste në ortodonci me gradë MSc dhe PhD në fushën e menaxhimit multidisiplinar të skizës së buzës dhe qiellzës, tezë e mbrojtur në Fakultetin e Stomatologjisë pranë UKIM. Ajo ka publikuar mbi 100 artikuj shkencorë dhe është autore në revista dhe media të ndryshme. Është ligjëruese e ftuar në kongrese dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare.
Prej më shumë se 30 vitesh punon si ortodonte në klinikën private KRUNA MS. Është anëtare e ADA, EOS, WFO dhe një nga themelueset e Dhomës Private të Tregtisë së Maqedonisë. Ka qenë Presidente e Rotary Club “Kamen Most” në Shkup për vitin 2023/2024.
Në vitin 2022 u zgjodh Profesore e Asociuar në International Balkan University, ku aktualisht mban edhe pozicionin e Koordinatores Akademike në Klinikën Dentare Universitare dhe Fakultetin e Mjekësisë Dentare. Shërben gjithashtu si ortodonte pranë Departamentit të Ortodoncisë në të njëjtën klinikë.
Në vitin 2023 përfundoi me sukses një program njëvjeçar të nën-specializimit për trajtimin e pacientëve me skizë të buzës dhe qiellzës, duke u bërë mjekja e parë nën-specialiste në këtë fushë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është e vetmja ortodonte e njohur nga Bashkimi Europian për trajtimin e pacientëve me skizës në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë pjesëmarrëse aktive në hartimin e White Paper të BE-së për barazimin e trajtimit të pacientëve me skizë, si përfaqësuese e Maqedonisë së Veriut; anëtare e organizatës europiane për skizë, përfaqësuese kombëtare në SmileTrain për seksionin ortodontik dhe pjesëmarrëse në dy projekte europiane për skizat. Në vitin 2024 është nderuar me çmimin “Award of Appreciation” nga SmileTrain për 25 vite kontribut në trajtimin e fëmijëve me skizë të buzës dhe qiellzës në Maqedoninë e Veriut.
“Triada e Shenjtë e Harmonisë: Bashkëpunimi ndërdisiplinor mes ortodontit, protetistit dhe kirurgut maksilo-facial në rehabilitimin kompleks dento-facial”
Dimovska Radmila, Gazmend Jusufi, Mirjana Ambaroska Talevska, Enis Redzep
Fakulteti i Stomatologjisë, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i këtij prezantimi është pasqyrimi i një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe ndërdisiplinore në diagnostikimin, planifikimin dhe trajtimin e rasteve komplekse dento-faciale, duke theksuar bashkëpunimin sinergjik midis ortodontit, protetistit dhe kirurgut maksillo-facial.
Materiale dhe Metoda: Një rishikim retrospektiv i një pacienti të trajtuar në një mjedis multidisiplinar. Rasti përfshinte një anomali kongjenitale – skizë të buzës/palatit, me nevojë për rehabilitim të plotë të gojës. U aplikua një pune e koordinuar që përfshinte analizë CBCT, dizajn digjital të buzëqeshjes, planifikim virtual kirurgjikal dhe diskutime të përbashkëta ndërdisiplinore. Sekuencat e trajtimit integruan ortodonci para dhe pas-kirurgjikale, kirurgji ortognatike dhe rikonstruksion protetik.
Rezultatet: Menaxhimi ndërdisiplinor çoi në optimizimin e simetrisë faciale, okluzionit funksional dhe suksesit restaurues afatgjatë. Pacienti përjetoi një nivel të lartë kënaqësie, përmirësim estetik dhe kohë të reduktuar trajtimi. Mjetet digjitale rritën saktësinë dhe përmirësuan komunikimin ndërmjet ekipeve.
Konkluzione: Përpjekjet e koordinuara të ortodontit, protetistit dhe kirurgut maksilo-facial janë thelbësore për të trajtuar problemet e ndërlikuara dento-faciale. Bashkëpunimi i tyre siguron jo vetëm rehabilitim funksional dhe estetik, por edhe një standard më të lartë të kujdesit të individualizuar. Ky trinom përfaqëson një model për protokollet e ardhshme në stomatologjinë e integruar.

Name: Çeljana Toti
Prof. Asoc Çeljana Toti është pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare (FMD), në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë prej viti 1997. Ajo ka drejtuar nga 2014-2024 Departamentin e Ortopedisë Stomatologjike në FMD dhe që nga viti 20214 ka fituar titullin “Profesor i Asociuar”. Fillimisht në pozicionin e Zv.Kryetares dhe më pas, prej 10 vitesh ajo është Kryetare e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë (SHOSH). Për dy madate ka qenë ZV.Presidente e BAOS, për një mandat ka qenë Presidente e BAOS dhe që prej themelimit është gjithashtu anëtare e Këshillit të BAOS. Ajo është përfaqësuese për Shqipërinë pranë WFO, FEO dhe MOIP.
Prof. Asoc. Çeljana Toti është autore dhe bashkëautore e mbi 65 artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë si edhe në mbi 180 prezantime shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshirë këtu edhe si lektore e ftuar në aktivitete shkencore ndërkombëtare. Ajo është anëtare në shoqata kombëtare dhe ndërkombëtare (SHOSH, SHDSH, WFO, FEO, BAOS, MOIP, AAA); anëtare në borde editoriale në revista shqiptare dhe të huaja duke kontribuar edhe si reviewer në këto të fundit; ka punuar në përpilimin e programeve të specializimit dhe doktoraturave në FMD; prej vitesh është eksperte pranë ASCAL, ASCK si edhe audituese klinike pranë MSHMS.
“Surprizat” e dhëmbëve supernumeratum (Dh. S) me zhvillim të vonë.
Çeljana Toti1, Almiro Gurakuqi2, Olja Tanellari3
Zhillimi i vonë i Dh.S është një ngjarje shumë e rrallë. Akoma më të rralla janë rastet kur ata shfaqen në mënyrë multiple dhe të pashoqëruara me sindroma craniofaciale.
Qëllimi i këtij prezantimi është të tregojmë eksperiencën tonë në raste të tilla klinike.
Materiali dhe metoda:Gjatë ekzaminimit klinik të pacientit A.M, 8 vjec, u evidentua dhëmbi 22 në pozicion të kryqëzuar. Ekzaminimi radiologjik konfirmoi prezencën e plotë të denticionit permanent në faza të ndryshme të zhvillimit. Pas 3 muajsh dhëmbi 22 ishte në pozicion korrekt, por mungonte vendi për erupsionin e dhëmbëve 13 dhe 23. U vijua me terapi distalizuese. Pas 14 muajsh ende nuk kishte shenja të erupsionit të dhëmbit 23, edhe pse ishte krijuar hapësira e nevojshme. Grafia panoramike zbuloi prezencën e 5 Dh.S që po zhvilloheshin dhe që nuk ishin të dukshëm në grafinë e parë. Pacienti u konrollua përgjatë disa viteve në lidhje me zhvillimin e Dh.S për të konfirmuar nevojën për ekstraksion apo vijimin e mbajtje nën observacion.
Rezultatet. Dh.S gradualisht u ekstraktuan duke u konsultuar edhe me kirurgun. Pacienti është gati për të vijuar me terapi ortodontike për maksimalizimin e estetikës në harqet dhëmbore.
Diskutim. Përgjatë këtij prezantimi do të tregohen edhe raste të tjera klinike, duke evidentuar, bazuar edhe në literaturëashkëkohore, se cila është alternativa e duhur, ekstraksioni i menjëhershëm i DH.S apo mbajtja nën observim e tyre.
Konkluzione. Zgjedhja terapeutike për Dh.S me zhvillim të vonë është ekstraksioni i tyre, për sa kohë ai nuk paraqet pengesa teknike për kirurgun dhe përfitimet nga ekstraksioni superojnë risqet e ekstraksionit. Në rastet kur pacienti nuk dakordësohet për ekstraksionin, është detyra jonë t’a mbajmë nën observation dhe t’i shpjegojmë risqet e mundshme.

Name: Edlira Baruti
Dr. Shk.M. Edlira Baruti Papa është lindur në vitin 1975 në Tiranë, Shqipëri. Ajo u diplomua në Stomatologji nga Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë në vitin 1998. Është specializuar në Ortodonci dhe ka mbrojtur doktoraturën në Ortodonci në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit të Stambollit në Turqi, në vitin 2005. Ka qenë pedagoge dhe lektore në Ortodonci në Universitetin Amerikan të Tiranës nga viti 2010 deri në 2014. Nga viti 2015 deri në 2018 ka qenë pedagoge me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Që nga viti 2005, është pronare e Klinikes së Ortodoncisë Edlirdent dhe këshilltare në disa klinika dentare në Tiranë. Po ashtu, punon si ortodonte në njësinë maxilo-faciale të Spitalit Salus në Tiranë. Ajo është lektore në aktivitete të rëndësishme në Shqipëri dhe jashtë saj. Është autore dhe bashkëautore e disa artikujve në revista shqiptare dhe ndërkombëtare mbi ortodoncinë. Është bashkë-krijuese e qasjes Baruti-Demiraqi, një teknikë për përmirësimin e PAOO me protokoll të grafting-ut të indeve të forta dhe të buta. Në vitin 2022, është shpallur si Top 100 Doktor në Stomatologji nga Global Summits Institute (GSI). Ajo është anëtare që prej themelimit dhe aktualisht nënkryetare e Shoqatës Shqiptare të Ortodontëve (SHOSH), anëtare e Shoqatës Ballkanike të Specialistëve Ortodontë (BAOS), Federatës Evropiane të Ortodoncisë (FEO) dhe Federatës Botërore të Ortodontëve (WFO).
“Ndërlidhja midis Ortodoncisë dhe Paradontologjisë: Një qasje ndërdisiplinore për trajtim të suksesshëm”
Edlira Baruti, Gurien Demiraqi, Blerina Zeza
Ortodoncia dhe paradontologjia përfaqësojnë dy shtylla të rëndësishme të stomatologjisë moderne, të cilat gjithnjë e më shumë kërkojnë ndërveprim të drejtpërdrejtë për të garantuar suksesin afatgjatë të trajtimeve dentare. Ky leksion synon të eksplorojë ndërlidhjen funksionale dhe biologjike mes këtyre dy disiplinave, duke trajtuar ndikimin e trajtimeve ortodontike mbi indet periodontale, si dhe rëndësinë e stabilitetit periodontal në planifikimin ortodontik.
Gjatë prezantimit do të analizohen faktorët rrezikues që duhen marrë në konsideratë gjatë lëvizjes ortodontike në pacientë me probleme periodontale, strategjitë e kontrollit të inflamacionit, dhe roli i higjienës orale. Do të theksohet gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet ortodontit dhe paradontologut në fazat e diagnostikimit, planifikimit dhe ndjekjes klinike, për të parandaluar komplikimet si resorbimi alveolar, recesioni gingival apo migrimi patologjik i dhëmbëve.
Përmes rasteve klinike ilustrative dhe evidencës së fundit shkencore, ky leksion do të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse që synon jo vetëm përmirësimin estetik dhe funksional, por edhe ruajtjen e integritetit biologjik të strukturave mbështetëse dentare.

Name: Yllka Abazi
Dr. Shk.M. Yllka Abazi është diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare me rezultate maksimale në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në vitin 2011.
Në vitin 2013 ka përfunduar Masterin Universitar të Nivelit të Dytë në Ortodonci në Universitetin e Romës “Tor Vergata”, ndërsa në vitin 2016 ka përfunduar Specializimin afatgjatë në Ortodonci në të njëjtin universitet, të dyja me vlerësime maksimale.
Që prej vitit 2022 mban titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”, me fokus kërkimi në trajtimin e çrregullimeve të frymëmarrjes gjatë gjumit.
Prej vitit 2012 punon si mjeke stomatologe, specialiste në ortodonci pranë Klinikës Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë”. Nga viti 2022 është e angazhuar edhe pranë klinikës Goga Dent në Ferizaj, Kosovë.
Që nga viti 2015 është pedagoge e lëndës së Ortodoncisë dhe anëtare e Departamentit të Shkencave Mjekësore në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Në vitin 2016 ka qenë tutore klinike në kursin e ortodoncisë fikse me Dr. Arturo Fortini pranë Dental Leader Corsi. Që prej të njëjtit vit është organizatore dhe lektore në kurset pasuniversitare të ortodoncisë të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, si dhe nga viti 2022, në kursin pasuniversitar në ortodonci të organizuar nga Goga Dent në Ferizaj.
Ka ndjekur trajnime ndërkombëtare në teknika të ortodoncisë fikse, përfshirë “Teknika Straight-Wire” me dr. Davide A. Mirabella në Milano (2014), dhe trajnimin mbi teknikën MBT me Dr. Richard McLaughlin në Kaliforni (2019).
Është e çertifikuar për trajtimin e sindromës së apneas së gjumit.
Anëtare e Shoqatës Ortodontike Shqiptare dhe anëtare ndërkombëtare e Shoqatës Ortodontike Italiane (SIDO). Ka marrë pjesë me publikime dhe referime në kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Sfidat në trajtimin e pacientëve me kafshim të hapur”
Yllka Abazi
Mungesa e kontaktit vertikal midis dhëmbëve anterior të sipërm dhe të poshtëm, e njohur si kafshim i hapur anterior (AOB), paraqet një sfidë të rëndësishme në ortodonci për shkak të etiologjisë së tyre multifaktoriale dhe shkallës së lartë të rikthimit pas trajtimit. Në varësi të origjinës së malokluzionit të AOB dhe moshës së pacientit, ekzistojnë disa alternativa trajtimi.
Ky prezantim paraqet një qasje strategjike në trajtimin e AOB duke ndjekur kornizën SHE. Korniza SHE paraqet një strategji të integruar dhe jo-kirurgjikale për trajtimin e kafshimit të hapur anterior (AOB), duke u fokusuar në tre shtylla kryesore të trajtimit ortodontik: S—përdorimin e mini-vidave për ankorim skeletor dhe kontroll vertikal; H—korrigjimin e zakoneve përmes terapisë miofunksionale orale (OMT); dhe E—përdorimin e ekstraksioneve dhe elastikëve për të realizuar retraksionin e dhëmbëve të përparmë (në rastet me ekstraksion) ose distalizimin e gjithë harkut (në rastet pa ekstraksion). Qëllimi i protokollit SHE është përmirësimi i rezultateve të trajtimit dhe rritja e stabilitetit afatgjatë, sidomos në rastet jo-kirurgjikale.
Në përfundim, të dhënat tregojnë se trajtimi jo-kirurgjikal është i realizueshëm në shumicën e rasteve me AOB, ndërsa ndërhyrja kirurgjikale duhet të rezervohet për rastet me rritje të theksuar vertikale skeletore ose mospërputhje horizontale të rënda.

Name: IRIS Caçani
Dr. Shk. Iris Çaçani është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji, në vitin 1998. Në vitin 2006, ka përfunduar Shkollën Pasuniversitare (SHPU), duke marrë titullin “Master në Ortodonci”.
Nga viti 1998 deri në 1999 ka punuar si mjeke në laboratorin e Shuaip Coshkut.
Gjatë viteve 1999–2002 ka qenë mjeke pranë klinikës dentare UFO.
Që prej vitit 2002, ka hapur klinikën e saj “Euro Dent Care”, ku vazhdon të punojë edhe sot.
Në periudhën 2002–2005 ka qenë pedagoge e lëndëve Ortodonci dhe Anatomi në Shkollën 2-vjeçare “UFO Dental”.
Nga viti 2005 deri në 2012, ka qenë pedagoge e jashtme e lëndës së Terapisë Stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.
Gjatë viteve 2009–2014, ka qenë lektore e lëndës së Ortodoncisë në Universitetin Kristal.
Që prej vitit 2015, është pedagoge e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë Dentare (FMD), në Katedrën e Ortopedisë, për lëndën Ortodonci.
Në vitin 2020, përfundoi studimet e doktoraturës në fushën e Ortodoncisë.
Prej vitit 2021, mban detyrën e Shefes së Departamentit të Ortodoncisë në Akademinë Ivoclar.
Gjithashtu është lektore dhe tutore në ciklin e specializantëve të Ortodoncisë në “Albanian University”.
Ka njohuri të mira në gjuhët: anglisht, italisht, gjermanisht dhe frëngjisht.
Ka marrë pjesë si referuese në shumë prezantime orale dhe poster në konferenca e kongrese brenda dhe jashtë vendit.
Është autore e shumë artikujve shkencorë të botuar në revista vendase dhe të huaja.
Ka qenë pjesëmarrëse në trajnime dhe kongrese të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.
Është anëtare e shumë shoqatave vendase dhe europiane si: FEO, MOIP, BAOSS, SHOSH, etj.
“Trajtimi multidisiplinar i agenezisë së lateraleve maksilare”
Iris Caçani, Ersela Alikaj
Agenezia e lateraleve maksilare është një anomali dentare që prek rreth 2% të popullsisë, duke përbërë një problem të rëndësishëm, veçanërisht në aspektin estetik. Mungesa e këtyre dhëmbëve mund të jetë me origjinë gjenetike (hereditare) ose kongjenitale.
Ekzistojnë disa qasje terapeutike për trajtimin e kësaj anomalie. Ndër më të zakonshmet janë:
Diagnoza dhe vlerësimi i saktë i çdo rasti janë thelbësore për përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm dhe të personalizuar për secilin pacient. Ky punim paraqet mënyra të ndryshme trajtimi për rastet me agenezi të lateraleve maksilare, duke marrë në konsideratë anomalitë shoqëruese dhe faktorët ekonomikë që ndikojnë në zgjedhjen e qasjes terapeutike dhe rezultatet përfundimtare.

Emri: Renato Isufi
Është një kirurg i njohur oral dhe maksilofacial, i cili ka një eksperiencë të thellë në fushën e kirurgjisë dentare dhe estetike. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Tiranë, ku gjithashtu ka mësuar dhe kontribuar si staf akademik me kohë të pjesshme. Përveç diplomave të tij, Renato ka marrë trajnim të specializuar ndërkombëtar në disa institucione të njohura, përfshirë Rutgers University në SHBA, Universitetin e Mynihut në Gjermani, dhe Spitalin Henri Mondor në Paris, Francë.
Ai ka zhvilluar eksperiencë të gjerë në fushat e kirurgjisë orale, kirurgjisë maksilofaciale, implantologjisë, si dhe kirurgjisë estetike. Renato është një nga kirurgët më të spikatur të fushës, me arritje të rëndësishme si fitues i bursës ndërkombëtare Helen Matras dhe pjesëmarrës në operacione dhe projekte të rëndësishme ndërkombëtare. Ai ka kontribuar në publikime shkencore dhe ka marrë pjesë aktive në mbi 50 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Aktualisht, Renato ushtron profesionin si kirurg oral dhe maksilofacial në klinikat më të njohura të Tiranës dhe është i angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në institucione të tjera të arsimit të lartë. Ai ka një përkushtim të jashtëzakonshëm për avancimin e kirurgjisë, si dhe për ndihmën dhe trajtimin e pacientëve të tij, duke përdorur teknologjitë më të fundit dhe metodat më të avancuara kirurgjikale.
Certifikim:
– Specializuar per Parodontologji dhe implantologji në Rutgers University (SHBA)
– Specializuar per kirurgji rikonstruktive ne Universitetin e Mynihut (Gjermani)
– Specializuar për kirurgji estetike dhe plastike në Spitalin Henri Mondor (Francë)
– Bursë ndërkombëtare Helen Matras për Kirurgji Orale dhe Maksilofaciale
– Specializuar per traumatologji ne qëndrën Spitalore Universitare Carl Gustav Carus, Departamenti i kirurgjisë orale dhe maksilofaciale (Germany)
– Specializuar për kirurgji ortognatike ne shërbimin e kirurgjisë Kranio Maksilofaciale, St. Anna Hospital ( Ferrara, Italy)
Dekoruar: Fitues i bursës ndërkombëtare Helen Matras, Pjesëmarrës në operacione dhe projekte ndërkombëtare “Përdorimi i piezo-kirurgjisë në menaxhimin e anomalive dento-maksilare”
“Përdorimi i piezokirurgjisë në menaxhimin e anomalive dentomaksilare.”
Renato Isufi¹, Aurora Isufi², Ramazan Isufi¹
1.QSU “Nënë Tereza”, Tiranë, Shqipëri
2. Isufi Royal Dental
Trajtimi i deformimeve dento-faciale ka kaluar një rrugë të gjatë që nga koha kur Vilray Blair, së bashku me Edward Angle, realizuan osteotomi bilaterale të trupit mandibular nën anestezi me kloroform, me qëllim të zhvendosjes së mandibulës prognatike dhe përmirësimit të okluzionit. Fusha e kirurgjisë ortognatike avancoi me hapa të vegjël gjatë gjashtë dekadave të ardhshme, derisa Hugo Obwegeser ekzekutoi ato që sot konsiderohen tre procedurat klasike të kirurgjisë ortognatike:
Një komponent i rëndësishëm i kirurgjisë ortognatike është osteotomia sagitale bilaterale (BSSO), e cila është ndër ndërhyrjet më të shpeshta në kirurgjinë e nofullave, qoftë e kombinuar me ndërhyrje në nofullën e sipërme apo jo. Indikacionet për një osteotomi sagitale bilaterale përfshijnë: tepricë horizontale mandibulare, mungesë zhvillimi dhe/ose asimetri. Kjo procedurë përdoret më së shumti për avancimin e mandibulës, por mund të aplikohet edhe për retraksione të mandibulës në raste me përmasa të vogla deri mesatare.
Fjalë kyçe: Osteotomi sagitale bilaterale, mandibulë, Kirurgji ortognatike

Emri: Ilda Gibrizi
Dr. Ilda Gribizi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Mjekësisë, si Mjeke Stomatologe në vitin 2002. Ka ndjekur programin e specializimit afatgjatë në Ortognatodonci pranë Albanian University gjatë periudhës 2014 – 2017 dhe ka mbrojtur diplomën me temë: Kompensimi Dento-Alveolar në Malokluzionin Klasë III (vlerësuar me notën 10). Ka marrë pjesë aktive në disa konferenca dhe kongrese ndërkombëtare si edhe në shumë trajnime për ngritje profesionale në fusha të ndryshme përfshirë ortodoncinë, estetikën dentare dhe dentistrinë rigjeneruese. Në vitin 2015 Dr. Gribizi ka marrë pjesë në programin Erasmus për shkëmbim eksperience pranë klinikës së Prof. Dr. Giovanni Manes Gravina në Romë, Itali. Ka 23 vite eksperiencë si mjeke stomatologe dhe 11 vite si specialiste ortodonte. Që prej vitit 2020 e në vazhdim, Dr. Ilda Gribizi është pedagoge me kohë të plotë në programin Master Shkencor në Stomatologji dhe asistente lektore në programin e Specializimit Afatgjatë në Ortognatodonci pranë Albanian University.
“Ortodoncia tek të rriturit si një qasje multidisiplinare”
Ilda Gribizi, Elona Kongo, Spiro Hashoti, Beatrice Manes Gravina
Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Specializimi Afatgjatë në Ortognatodonci,Albanian University
Me rritjen e jetëgjatësisë dhe përparimet në kujdesin dentar, një numër gjithnjë në rritje i pacientëve të moshës së avancuar kërkojnë rehabilitim oral të plotë. Trajtimi ortodontik, dikur i rezervuar kryesisht për adoleshentët, është tashmë pjesë thelbësore e qasjes multidisiplinare tek të rriturit, veçanërisht në kontekstin e rehabilitimit protetik dhe periodontal. Ndryshimet dentare të lidhura me moshën si humbja e dhëmbëve, migrimi i tyre dhe resorbimi i kockës alveolare, kërkojnë një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet specialistëve. Ortodoncia tek të rriturit dallon nga ajo pediatrike për shkak të ndryshimeve në metabolizmin kockor, rrezikut të komplikacioneve periodontale dhe nevojës për bashkëpunim me kirurgë maksilofacialë, periodontistë dhe protetistë, me qëllim arritjen e rezultateve optimale funksionale dhe estetike.
Qëllimi i këtij prezantimi është evidentimi i trajtimit ortodontik si pjesë e një qasjeje multidisiplinare në kujdesin dentar të pacientëve të rritur, me fokus në ndikimin e tij në planifikimin protetik, shëndetin periodontal dhe suksesin e përgjithshëm të trajtimit. Gjithashtu synohet të eksplorohen përfitimet e bashkëpunimit ndërprofesional dhe teknikat që përdoren për menaxhimin e malokluzioneve dhe çrregullimeve dento-faciale në moshë madhore.
Materiali dhe Metoda: Studimi u realizua përmes një analize retrospektive klinike dhe një rishikimi të literaturës. U përfshinë pacientë mbi 50 vjeç që kishin kryer trajtim ortodontik si pjesë e një plani rehabilitimi multidisiplinar. Përzgjedhja u bazua në edentulizëm parcial, migrim të dhëmbëve dhe nevoja për planifikim kompleks protetik. U analizuan të dhëna diagnostike si fotografi, radiografi dhe modele studimore. Trajtimi përfshinte rishpërndarjen e hapësirave, rreshtimin për vendosjen e implanteve dhe korrigjimin e mospërputhjeve okluzale. Paralelisht, u shqyrtuan raste klinike dhe studime të fundit mbi përdorimin e aparateve fikse/lëvizëse, implanteve dentare, kirurgjisë ortognatike dhe terapive periodontale, me fokus të veçantë në sfidat e strukturës kockore dhe komplikacionet periodontale.
Rezultatet: Trajtimi ortodontik mundësoi rishpërndarje optimale të hapësirave, duke lejuar vendosjen e saktë të implanteve ose protezave. Në 90% të rasteve u ruajt ose u përmirësua shëndeti periodontal gjatë dhe pas trajtimit. 92% e pacientëve raportuan përmirësim të ndjeshëm në funksion dhe estetikë. Bashkëpunimi multidisiplinar dhe koordinimi i duhur ndërmjet specialistëve rezultuan kyç për suksesin e trajtimit dhe reduktimin e komplikacioneve.
Conclusions: Ortodoncia luan një rol thelbësor në menaxhimin multidisiplinar të pacientëve të rritur, veçanërisht në rastet që kërkojnë rehabilitim kompleks protetik. Nëse planifikohet dhe zbatohet me kujdes në bashkëpunim me specialistë të tjerë, trajtimi ortodontik përmirëson ndjeshëm funksionin, estetikën dhe cilësinë e jetës. Mosha nuk duhet të jetë një faktor kufizues, përkundrazi, planet e personalizuara dhe të integruara që përfshijnë implante, kirurgji dhe teknika të avancuara janë thelbësore për rezultate të suksesshme në ortodoncinë për të rritur.
Fjalë kyçe: Ortodonci, Të rritur, Qasje multidisiplinare, Specialistë, Rehabilitim.

Emri: Elona Ruzi
Dr. Elona Ruzi është një dentiste e apasionuar dhe ortodonte e përkushtuar me përvojë të gjerë në çdo fushë të stomatologjisë, veçanërisht në trajtimin ortodontik të më shumë se qindra pacientëve, duke përfshirë fëmijë, adoleshentë dhe të rritur e angazhuar dhe e vendosur për të ofruar pacientëve një përvojë të këndshme dhe rezultate pozitive dhe të suksesshme.
Edukimi:
Përvoja dhe Certifikimet:
“Straight Wire Technique I dhe II”
“Straight Wire Technique Evolved Philosophy”
“Corso di Ortodonzia Pre-Protesica”
“Practical Course of Wire Bending”
“Clear Aligner Initial Training – Smart 3D Software Training”
“Intense Training on Invisible Orthodontics”
“Menaxhimi i çrregullimeve temporomandibulare në paktikën e përditshme dentare.”
Elona Ruzi
Çrregullimet temporomandibulare përfshijnë një grup të gjerë gjendjesh muskulore-skeletore dhe neuromuskulare që ndikojnë në artikulacionin temporomandibular, muskujt përtypës dhe indet përreth. Është thelbësore që këto çrregullime të trajtohen në kuadër të praktikës së përditshme dentare. Menaxhimi efektiv arrihet më së miri përmes një programi të mirëstrukturuar që synon trajtimin e komponentëve fizikë të çrregullimit si dhe reduktimin e faktorëve kontribues.
Qëllimi i këtij prezantimi është evidentimi i protokolleve të strukturuar dhe të organizuar në mënyrë të sistematizuar pë menaxhimin me sukses të pacientëvet me çrregullime temporomandibulare.
Metodologjia: Në këtë studim, të gjithë pacientët të diagnostikuar me çrregullime temporomandibulare u vlerësuan dhe rezultatet u krahasuan midis atyre që morën një protokoll konservativ të menaxhimit dhe atyre që nuk morën asnjë ndërhyrje të lidhur me çrregullimet temporomandibulare.
Rezultatet: Pacientët e diagnostikuar me çrregullime temporomandibulare, të cilët u trajtuan sipas një protokolli konservativ të strukturuar brenda kujdesit të zakonshëm dentar, përjetuan një reduktim të ndjeshëm të intensitetit të dhimbjes dhe kufizimeve funksionale brenda një periudhe 12 mujore, në krahasim me ata që nuk morën trajtim.
Përfundimi: Ndjekja e protokolleve adekuate mund të përmirësojë ndjeshëm çrregullimet temporomandibulare të pacientëve. Njohja e tyre nga mjekët stomatologë merr rëndësi të veçantë për të rritur cilësinë e shërbimit stomatologjik.

Emri: Agron Bytyqi
Prof. Asoc. Agron Bytyqi është kirurg maksilofacial me mbi 20 vjet përvojë klinike dhe akademike në Kosovë dhe jashtë saj. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë dhe është specializuar në Kirurgji Maksilofaciale në Prishtinë. Ka ndjekur trajnime të avancuara në kirurgjinë ortognatike pranë Prof. Bernard Devauchelle dhe Dr. Selvi Testelini në Amiens (Francë), si dhe në kirurgjinë estetike me lazer Fotona në Ljubljana (Slloveni). Gjithashtu, është trajnuar në rinoplastikë dhe kirurgji të artikulacionit temporomandibular nën mentorimin e Prof. Erkan Soylu (Turqi) dhe Prof. Rene Foltan (Çeki).
Ka shërbyer si Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë Maksilofaciale në QKUK (2016–2021), dhe aktualisht është CEO i poliklinikës ADA Dent. Është Profesor i Asociuar në Kolegjin Rezonanca dhe ka qenë pedagog pranë Universitetit “Luarasi” në Tiranë.
Prof. Asoc. Agron Bytyqi është autor dhe bashkautor i punimeve shkencore të publikuara në revista të indeksuara dhe ka kontribuar në konferenca ndërkombëtare në fushat e kirurgjisë maksilofaciale, implantologjisë dhe estetikës. Ka përvojë të gjerë në mësimdhënie dhe mentorim të studentëve dhe specializantëve. Fushat e ekspertizës së tij janë: Kirurgji ortognatike dhe rekonstruktive, Rinoplastikë dhe facelift, Kirurgji estetike me lazer (Fotona), Implantologji dhe kirurgji orale, Menaxhim spitalor dhe bashkëpunim ndërdisiplinar.
“Anomalitë skeletore të nofullave – përvoja jonë në trajtimin ortodontiko-kirurgjikal”
Bytyqi Agron, Diturije Bytyqi
Qëllimi i këtij prezantimi është të paraqiten disa raste të pacientëve me anomali disgnatike, çrregullime funksionale dhe estetike të fytyrës. Me bashkëpunimin e mirëfilltë ndërdisiplinar ortodonci–kirurgji mund të arrihen rezultate mahnitëse, si në aspektin estetik, ashtu edhe në atë funksional.
Metodologjia e punës: Brenda këtij punimi do të prezantohen disa raste me anomali të Klasës së Tretë. Fillimisht është kryer trajtimi ortodontik në bazë të diagnozës dhe ekzaminimeve klinike e radiologjike. Faza e dytë e trajtimit: ndërhyrja kirurgjiko-ortognatike me metodën Epker dhe Le Fort I, varësisht nga rasti. Faza e tretë: vazhdimi i ortodoncisë post-operative dhe përfundimi i trajtimit me vendosjen e retainerëve.
Rezultati dhe konkluzione: Me trajtimin e duhur është arritur harmonia e fytyrës, korreksioni sagital i raportit ndërnofullor, përmirësimi i linjës estetike dhe rikthimi i funksionit stomatognatik me okluzion qendror.

Emri: Klodjan Shahu
Dr. Klodjan Shahu është diplomuar në Stomatologji pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2011. Gjatë viteve 2013–2014 ka qenë lektor me kohë të pjesshme në lëndën Ortodonci Paraklinike në të njëjtin universitet.
Në vitin 2020 ka përfunduar studimet Master në Ortodonci Klinike pranë United Campus of Malta. Po atë vit ka ndjekur edhe kursin klinik dy-vjeçarë Tweed në Universitetin e Beogradit.
Që nga viti 2019 është anëtar i Charles H. Tweed International Foundation në Arizona, SHBA, ndërsa në vitin 2022 është pranuar si Fellow i këtij istitucioni prestigjiozë. Prej vitit 2023 është instruktor i kursit zyrtar Tweed Study Course që zhvillohet në Arizona, SHBA.
Dr. Shahu është anëtar bordi i TEOS (The European Orthodontic Society) për periudhën 2022–2030 në Itali. Ndërkohë, që prej vitit 2020, ai është instruktor në programin “Back to Basics and Biomechanics in Orthodontics” në kuadër të TEOS, i cili zhvillohet në vende të ndryshme si Shqipëri, Kosovë, Itali, Rumani, Bullgari, Spanjë dhe Portugali.
Është gjithashtu anëtar i BAOS (Balkan Association of Orthodontic Societies) dhe anëtar aktiv i Shoqatës Shqiptare të Ortodontëve që prej vitit 2017.
“FMIA Optimal – Një Çelës për Trajtimin Ortodontik”
Klodian Shahu
Këndi Frankfort–Mandibular–Inciziv (FMIA) mbetet një nga mjetet diagnostike më të vlefshme, por ende të nënvlerësuara në ortodonci. Kjo paraqitje thekson rëndësinë klinike të FMIA si një udhërrëfyes i thjeshtë, por shumë i fuqishëm në vlerësimin e planifikimit të trajtimit, estetikës faciale dhe stabilitetit afatgjatë.
Përmes një qasjeje të bazuar në raste klinike, do të eksplorojmë se si FMIA ndihmon në interpretimin e marrëdhënieve sagitale dhe vertikale ndërmjet incizivëve mandibularë dhe skeletit facial.
Duke u mbështetur në punën themelore të Tweed, Merrifield, Klontz dhe Vaden, si dhe në parimet e mësuara në kursin zyrtar Tweed Study Course, ky prezantim demonstron aplikimin praktik të FMIA në vendimmarrjen klinike të përditshme. Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri mbi vlerat optimale të FMIA, identifikimin e devijimeve që mund të komprometojnë rezultatet e trajtimit dhe përshtatjen e mekanikave në përputhje me to.
Në përfundim të kësaj paraqitjeje, profesionistët ortodontë do të jenë më të përgatitur për të integruar FMIA në protokollet e diagnostikimit dhe përfundimit të trajtimit duke përmirësuar funksionin dhe ekuilibrin facial.

Emri: Daniano Xhanari
Doniano Xhanari është diplomuar me lavdërime në degën e Stomatologjisë dhe Protezës Dentare pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në vitin 2016 dhe specializuar në Ortodonci pranë Universitetit Katolik “Sacro Cuore” në Romë, Itali.
Në vitin 2017, ka nisur studimet pasuniversitare në Ortodonci pranë Universitetit të Aquilës, në programin “Terapia Ortognatologjike”. Në vazhdimësi të formimit të tij profesional, ka ndjekur kurse të specializuara në biomekanikë, përfshirë: “Filozofia dhe Biomekanika Tweed” me dr. Giovanni Biondi (2019); Hyrje në Biomekanikën Ortodontike” me dr. Giorgio Fiorelli dhe prof. Birte Melsen; Masterin pasuniversitar “Filozofia e Sistemit të Dyfishtë” në Universitetin Katolik “Sacro Cuore”, Romë (2021); “Biomekanika e Avancuar në Ortodonci” me dr. Giorgio Fiorelli dhe prof. Birte Melsen (2022) etj.
Aktualisht, është relator pranë masterit pasuniversitar në Ortodonci “L’Ortodonzia Oggi” të drejtuar nga Dr. Cesare Luzi në Universitetin Katolik “Sacro Cuore”.
Është anëtar I shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë dhe Shoqatës Italiane të Ortodoncisë (SIDO). Aktualisht ushtron praktikën e tij profesionale në klinikën private në Shqipëri, me fokus të veçantë në trajtimet ortodontike.
“Ekstraksionet Jo Tipike në Ortodonci: Kur Biologjia dhe Biomekanika nuk bien dakord”
Doniano Xhanari
Vendimmarrja për ekstraksione në ortodonci zakonisht ndjek protokolle të standardizuara, të bazuara në klasifikime skeletike dhe dentare, që synojnë lehtësimin e mekanikave të trajtimit. Megjithatë, në praktikën klinike hasen situata ku këto protokolle nuk përputhen me realitetin biologjik të pacientit.
Ky prezantim trajton pikërisht këto raste “jo tipike”, ku ortodonti duhet të zgjedhë të ruajë një dhëmb të shëndetshëm, edhe nëse kjo sjell vështirësi biomekanike. Përmes analizës së rasteve konkrete, si ekstraksione që shmangin simetrinë klasike apo që devijojnë nga logjika mekanike , do të shqyrtojmë se si dhe pse, në disa situata, biologjia ka prioritet ndaj biomekanikës.
Qëllimi i këtij prezantimi është të nxisë një reflektim profesional mbi fleksibilitetin klinik, duke theksuar rëndësinë e vlerësimit individual të çdo pacienti dhe rolin që ka trajtimi ortodontik në ruajtjen afatgjatë të funksionit dhe shëndetit oral.

Emri: Franceska Vinjolli
Dr.Shk.M. Françeska Vinjolli është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Odontoiatri dhe Protezë Dentare me vlerësime maksimale në vitin 2011, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Në vitin 2013, ka përfunduar Masterin Universitar të Nivelit të Dytë në Ortodonci pranë Universitetit të Romës “Tor Vergata”, ku më pas ka përfunduar edhe Specializimin Afatgjatë në Ortodonci, me vlerësim maksimal, në vitin 2020.
Në vitin 2023, Dr. Vinjolli ka mbrojtur me sukses gradën “Doktor i Shkencave Mjekësore”.
Së fundmi, ka përfunduar një Master të Nivelit të Dytë në Universitetin “UniCamillus” në Romë, me fokus në trajtimin e rasteve komplekse me aligner-a (aparatë transparentë).
Prej vitit 2012, ushtron aktivitetin klinik si mjeke stomatologe pranë Klinikës Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë”, ndërsa që nga viti 2014 mban edhe detyrën e Drejtueses Teknike të kësaj klinike.
Që prej vitit 2015, është pedagoge e brendshme e lëndës së Ortodoncisë dhe anëtare e Departamentit të Shkencave Kirurgjikale në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Dr. Vinjolli është bashkëorganizatore dhe lektore në dy programe trajnuese njëvjeçare në fushën e ortodoncisë: Kursi teoriko–klinik i ortodoncisë interceptive, dhe Kursi teoriko–klinik i terapisë fikse me teknikën straight-wire, të cilat realizohen në bashkëpunim me Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Ajo është Sekretare e Shoqatës Ortodontike Shqiptare dhe anëtare ndërkombëtare e Shoqatës Ortodontike Italiane (SIDO).
Është autore e publikimeve shkencore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe referuese e në kongrese, konferenca dhe aktivitete shkencore, brenda dhe jashtë vendit.
“Aligners në Ortodoncinë Moderne: Mundësi, Kufizime dhe Kritere Zgjedhjeje”
Franceska Vinjolli
Qëllimi: Ky prezantim synon të evidentojë situatat klinike ku terapia me aligners mund të konsiderohet si zgjedhja terapeutike më e mirë në trajtimin ortodontik, duke analizuar përfitimet dhe kufizimet e tyre krahasuar me aparatet tradicionale fikse.
Edhe pse aparatet fikse mbeten një metodë e konsoliduar dhe efektive, teknologjia e trajtimit ortdontik me aligners ka avancuar në atë masë, sa në disa raste të përzgjedhura ato mund të përfaqësojnë zgjidhjen më të përshtatshme, deri në pikën që konsiderohen si zgjedhja terapeutike më e mirë. Përcaktimi i këtij statusi bazohet në një diagnostikim të detajuar dhe të personalizuar për secilin pacient dhe nga biomekanika sot e njohur per trajtimin me aligners. Në fokus të këtij prezantimi do të jenë indikatorët klinikë që orientojnë drejt zgjedhjes së aligners, si p.sh.: malokluzione të lehta deri mesatare, rotacione të kufizuara, si dhe bashkëpunim i lartë nga ana e pacientit. Përmes rasteve klinike reale, prezantimi do të demonstrojë avantazhet konkrete të alineatorëve: estetika, komoditeti, lehtësia në ruajtjen e higjienës orale, kontrolli i forcave dhe përparësitë në planifikimin virtual të trajtimit. Gjithashtu do të adresohen kufizimet e tyre, sidomos në trajtimin e malokluzioneve të rënda skeletore, mungesën e bashkëpunimit të pacientit apo nevojën për kontroll më të rreptë të lëvizjeve dentare.
Në përfundim, leksioni do t’i pajisë profesionistët me kritere të qarta për të identifikuar rastet ku aligners nuk janë vetëm një alternativë, por përfaqësojnë pikërisht zgjedhjen terapeutike më të mirë. Kjo qasje, e bazuar në diagnozë të personalizuar dhe në analizë objektive të avantazheve dhe kufizimeve, siguron përzgjedhjen optimale të trajtimit dhe përmirësimin e rezultateve afatgjata.\

Emri: Olja Tanellari
Dr.Shk.M. Olja Tanellari është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë “Gr.T.Popa”, Iasi, Rumani në vitin 2007. Në vitin 2010, ajo diplomohet si specialiste në Ortodonci dhe Ortopedi Dento-Faciale pasi kryen një specializim afatgjatë 3-vjeçar pranë të njëjtit Universitet në Rumani. Në vitin 2024 ajo merr titullin Doktore Shkencash në Departamentin e Ortodoncisë të Universitetit të Mjeksisë dhe Farmacisë “Gr.T.Popa”, Iasi, Rumani.
Ajo ka qenë lektore në Departamentin e Ortodoncisë pranë Universitetit Amerikan të Tiranës (2011-2012), pranë Universitetit Medikadent të Tiranës (2012-2013) si dhe lektore e jashtme në Fakultetin e Mjeksisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (2014-2017). Prej vitit 2013 e deri sot është lektore në lëndën e Ortodoncisë si dhe kordinatore e Specializimit Afatgjatë në Ortodonci pranë Universitetit Aldent Tiranë. Aktualisht ushtron profesionin e saj si specialiste ortodonte pranë Klinikës Orto Life Tiranë.
Nga viti 2014-2022 ajo ka qenë Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë (SHOSH) si dhe anëtare e bordeve organizative në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë Shqiperisë. Ajo është anëtare e shoqatave ndërkombëtare si: Shoqata Ballkanike e Specialistëve Ortodontë (BAOS), Federatës Europiane të Ortodoncisë (FEO) dhe Shoqata e Ortodontëve te Rumanisë. Ajo është autore dhe bashkëautore në shumë prezantime shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe në artikuj të publikuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Përtej braketave: Menaxhimi i rasteve komplekse me qasje multidisiplinare në ortodonci”
Olja Tanellari
Universiteti Aldent, Fakulteti i Stomatologjisë, Departamenti i Ortodoncisë, Tiranë.
Klinika Orto Life,Tiranë.
Ortodoncia moderne është duke kaluar një transformim të rëndësishëm në mënyrën si konceptohet dhe aplikohet në praktikë. Në një kohë kur pacientët janë më të informuar dhe kërkesat e tyre për estetikë, funksionalitet dhe trajtime të personalizuara janë gjithnjë e më të larta, ortodonti nuk mund të fokusohet më vetem në vendosjen standarde të braketeve apo aparateve.
Qëllimi i këtij prezantimi është të evidentojë rëndësinë e qasjes multidisiplinare në menaxhimin e rasteve ortodontike, që gjatë analizës së thelluar zbulojnë nevoja për ndërhyrje më komplekse. Prezantimi do të argumentojë se trajtimi ortodontik është shumë më tepër se sa një proçes teknik, është një proçes strategjik planifikimi në një rrjet bashkëpunimi të strukturuar multidisiplinar.
Materiali dhe metoda. Ky prezantim përfshin raste klinike nga praktika ortodontike, të cilat ndonëse paraqiteshin fillimisht si raste rutinë, gjatë procesit të diagnostikimit zbuluan nevoja të ndërlikuara terapeutike. Për secilin rast u hartua dhe u zbatua një plan terapeutik i integruar në bashkëpunim me disiplina të tjera relevante, me koordinim të vazhdueshëm dhe përshtatje dinamike sipas ecurisë klinike të çdo rasti.
Rezultatet. Qasja e koordinuar multidisiplinare rezultoi në përmirësim të ndjeshëm të rezultateve estetike dhe funksionale, reduktim të komplikacioneve dhe arritje të rezultateve të qëndrueshme, në përputhje me kufizimet specifike të secilit rast klinik.
Konkluzione. Ortodoncia duhet të shihet si pjesë e një strukture bashkëpunimi, jo si një disiplinë e izoluar. Trajtimi multidisiplinar përfaqëson standard në trajtimin e rasteve komplekse dhe është thelbësor për të përmbushur pritshmëritë e pacientit modern, duke shkuar përtej braketave.

Emri: Manjola Gusho
Dr. Shk.M. Manjola Gusho ka kryer studimet e larta në Fakultetin e e Stomatologjisë: “Carol Davila“, në Bukuresht, Rumani nga1996-2002. Është specializuar në Ortodonci dhe Ortopedi Maxilo-Faciale 2002- 2006, në po të njëjtin fakultet. Prej vitit 2012 ushtron profesionin e mjekes ortodonte pranë klinikës së saj private “Manjola Gusho Ortodont“. Ka eksperiencë disa vjeçare në mësimdhënie pranë disa institucioneve të arsimit të lartë si: Universiteti Aldent, Fakultetit të Mjekësisë Dentare Tiranë dhe Albanian University. Në vitin 2021 ka marrë gradën shkencore Doktor Shkencash në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Tiranë. Dr. Manjola është pjesëmarrëse aktive me prezantime shkencore në shumë aktivitete shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është anëtare aktive e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë, anëtare e Federatës Europiane të Ortodoncisë (FEO) dhe Shoqatës Ballkanike të Specialistëve Ortodontë (BAOS).
“Trajtimi ortodontik tek pacientët adultë: motivimi, pritshmëritë dhe sfidat”
Manjola Gusho
Numri i pacientëve adultë që kërkojnë të ndjekim trajtim ortodontik është në rritje në mbarë botën. Në konsultën e parë me mjekun ortodont ata janë të pasigurt për shkak të mugesës së informacionit në lidhje me etiologjinë e anomalisë së tyre si dhe për alternativat e trajtimit. Shpesh herë janë të vetëdijshmë për situatën, por ngurrojnë t’i nënshtrohen trajtimit ortodontik. Në shumicën e rasteve, trajtimi kërkon bashkëpunim multidisiplinor për shkak se duhet të merren në konsideratë problemet periodontale, funksionale dhe protetike.
Qëllimi: Të evidentojmë elementët që dallojnë trajtimin ortodontik tek pacientët adultë nga i fëmijëve dhe adoleshentëve. Gjithashtu të evidentojmë kufizimet dhe sfidat me të cilat përballet një mjek ortodont, të shoqëruara me raste klinike.
Rezultate: Pacientët adultë priren të jenë pacientë të shkëlqyer për shkak të motivimit dhe të bashkëpunimit të lartë. Pritshmëritë e tyre janë të larta dhe limitet e trajtimit ortodontik u duhen bërë të qarta që në fillim.
Konkluzione: Tashmë është një realitet që trajtimet ortodontike tek pacientët adultë janë gjithnjë e më në rritje. Këto trajtime duhet të përmbushin kërkesat dhe pritshmëritë e tyre, të cilat lidhen me përmirësimin e estetikës, kohës së reduktuar të trajtimit si dhe komoditetit.
Fjalët kyç: Pacient adult, Sfida, Bashkëpunim, Rezultat i trajtimit.

Emri: Bisera Hadroviq
Në vitin 2018 u diplomua Master i Shkencave në Stomatologji pranë Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i MjekësisëDentare.
Në vitin 2021 përfundoi Masterin Europian Bienal në Mjekësi Estetike në Milano, Itali.
Në vitin 2022 përfundoi Masterin e Skencave Ortodontike në Universitetin e Ferrarës, Itali.
Nga shkurtit 2022 po ndjek Kursin Vjetor të OrtodoncisëF
Prej Prillit 2022 është rezidente në Shkollën e Ortodoncisë, të Universitetit të Ferrarës.
Ushtron profesionin në klinikë private në profilin mjekësisë estetike dhe ortodoncisë.
Ndër vite ka qenë autore dhe bashkautore e disa prezantimeve orale dhe poster brenda dhe jashtë vendit. Si edhe ka ndjekur kurse të ndryshme perfeksionimi në fushën e ortodoncisë dhe jo vetem, si: Kursi i Invisalign, kurs mbi teknikën linguale STb etj.
Anëtare aktive e Shoqatës Shqipëtare të Ortodontëve, anëtare Shoqatës Ballkanike të Ortodontëve BAOS e Shoqatës Italiane të Ortodontëve SIDO, Anëtare e Shoqatës Italiane të Ortodoncisë Linguale AIOL dhe Anëtare e Shoqatës Italiane të Alianeatorëve SIALIGN.
“Ndërthurja e Mjekësisë Estetike dhe Ortodoncisë: Ndërhyrjet joinvazive në përmirësimin e estetikës Oro-Faciale”
Bisera Hadroviq, Rea Hapciu, Florian Duka
Trajtimi ortodontik përmirëson ndjeshëm estetikën e fytyrës, por tek pacientët e rritur shpesh nevojiten edhe ndërhyrje estetike ekstraorale për një harmoni më të plotë të indeve të buta pas terapisë ortodontike.
Qëllimi: Nëpërmjet “case series” analizon ndërthurjen e ortodoncisë me mjekësinë estetike, duke theksuar rolin e proçedurave joinvazive në përmirësimin e harmonisë dento-faciale.
Metodologjia: U analizuan disa raste klinike me foto dhe matje para/pas trajtimit, ku u përdorën teknika jokirurgjikale estetike (fillerat dermal me bazë acidi hialuronik dhe botulinum toxin A) në katin e poshtëm të fytyrës, të realizuara nga mjekë stomatologë të specializuar në estetikë.
Rezultatet: Proçedurat estetike plotësojnë trajtimin ortodontik kompensues duke përmirësuar profilin e indeve të buta dhe simetrinë e fytyrës. Fillerat ndihmojnë në projeksionin e mjekrrës dhe rimodelimin e buzëve, ndërsa toksina botulinike redukton hipertrofinë e muskulit masseter dhe ndihmon në trajtimin e buzëqeshjes gingivare.
Përfundime: Integrimi i mjekësisë estetike joinvazive në ortodonci përmirëson rezultatin final të trajtimit, në përputhje me kërkesat estetike të pacientëve të rritur. Nevojiten më shumë studime dhe protokolle të standartizuara, për të vlerësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të këtyre ndërhyrjeve.

Emri: Elda Xhepexhiu
Dr. Elda Xhepexhiu është një profesioniste në fushën e ortodoncisë me një përvojë të pasur dhe një angazhim të fortë për përmirësimin e shëndetit dentar. E lindur më 28 tetor 1990, ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë Dentare të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë në vitin 2014.
Pas diplomimit, Dr. Xhepexhiu ka kryer një trajnim të plotë në Ortodoncisë Fikse dhe Interceptive pranë Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Përveç kësaj, ajo ka ndjekur shumë trajnime të tjera për trajtimet me maskarina transparente dhe kirurgjike për malokluzione të ndryshme.
Që nga viti 2015, Dr. Xhepexhiu ushtron profesionin në klinikën e saj private, ku fokusohet kryesisht në fushën e ortodoncisë. Ajo është anëtare e Shoqatës Shqiptare të Ortodontëve dhe e Shoqatës Italiane të Ortodontëve (SIDO). Si një profesioniste e përkushtuar, ajo është gjithashtu një pjesëmarrëse aktive në aktivitetet dhe aktivitete të organizuara në fushën e dentistrisë.
Kafshimi i hapur dhe funksionet orofaciale të alteruara – një këndvështrim ndërdisiplinar ortodontik.
Autorët: Dr. Elda Xhepexhiu, Dr. Eroni Ismailaj
Institucioni: Ismailaj Dental
Hyrje
Kafshimi i hapur anterior përfaqëson një nga sfidat më të ndërlikuara në praktikën ortodontike, për shkak të natyrës së tij multifaktoriale dhe ndikimit të thellë që ushtron mbi funksionet themelore orofaciale. Ndërveprimi midis faktorëve dento-skeletorë dhe atyre funksionalë, si gëlltitja atipike apo pozicioni jo fiziologjik i gjuhës, bëhet edhe më kompleks në prani të çrregullimeve të dëgjimit dhe të folurit.
Ky prezantim synon të analizojë lidhjet etiopatogjenetike midis çrregullimeve miofunksionale dhe zhvillimit të malokluzioneve, me fokus të veçantë te ndikimi i dëmtimit të hershëm të dëgjimit në formimin e funksioneve orofaciale si gëlltitja dhe artikulimi.
Përmes shqyrtimit të qasjeve terapeutike të kombinuara, përfshirë trajtimin ortodontik, terapinë miofunksionale dhe ndërhyrjen logopedike, do të diskutohen parimet e ndërtimit të një plani trajtimi që synon jo vetëm korrigjimin mekanik të okluzionit, por edhe rivendosjen e ekuilibrave neuromuskularë dhe funksionalë.
Menaxhimi i suksesshëm i anomalive okluzale me bazë funksionale dhe sensoriale kërkon një qasje të integruar ndërdisiplinare, ku ortodonti ka një rol qendror në koordinimin e ndërhyrjeve. Bashkëpunimi aktiv me profesionistët e audiologjisë dhe logopedisë rrit ndjeshëm efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve, duke kontribuar në përmirësimin e funksioneve orale, komunikimit verbal dhe cilësisë së jetës së pacientit.
Fjalë kyçe:
Kafshim i hapur anterior, Gëlltitje atipike, Dëmtim i dëgjimit, Crregullim i të folurit, Terapi miofunksionale, Ortodonci ndërdisiplinare.