PROGRAMI BAZË
07.10.2022 – 08.10.2022
KURS 1
06.10.2022
Prof. Moschos Papadopoulos
“Menaxhimi i rrezikut në trajtimin ortodontik”
KURS 2
06.10.2022
Dr. Cesare Luzi
“Trajtimi i klasave të II-ta me minivida në pacientë jo-bashkëpunues”
2 KURSE + PROGRAMI BAZË
PROGRAMI BAZË
07.10.2022 – 08.10.2022
KURS 1
06.10.2022
Prof. Moschos Papadopoulos
“Menaxhimi i rrezikut në trajtimin ortodontik”
KURS 2
06.10.2022
Dr. Cesare Luzi
“Trajtimi i klasave të II-ta me minivida në pacientë jo-bashkëpunues”
2 KURSE + PROGRAMI BAZË
Auditori 2
09:00-10:30 | Moschos Papadopoulos: Menaxhimi i rrezikut në trajtimin ortodontik | Kursi Para-Kongresit – Pjesa e 1-rë
10:30-11:00 | Coffee Break
11:00-12:30 | Moschos Papadopoulos: Menaxhimi i rrezikut në trajtimin ortodontik | Kursi Para-Kongresit – Pjesa e 2-të
14:00-15:30 | Cesare Luzi: Trajtimi i klasave të II-ta me minivida në pacientë jo-bashkëpunues | Kursi Para-Kongresit – Pjesa e 1-rë
15:30-16:00 | Coffee Break
16:00-17:30 | Cesare Luzi: Trajtimi i klasave të II-ta me minivida në pacientë jo-bashkëpunues | Kursi Para-Kongresit – Pjesa e 2-të
18:00-20:30 | Ceremonia e Hapjes dhe Kokteil i Mirëseardhjes
Auditori 1
QASJE TË REJA NË ORTODONTIKË
09:00-09:40 | Moschos Papadopoulos: Treatment of Class II malocclusion through maxillary molar distalization and TADs
09:40-10:20 | Paola Cozza: Orthodontic therapy with aligners: a new way of thinking.
10:20-11:00 | Didem Aktan: Paradigm Shift in Orthodontics: Lingual Orthodontics. Increase Your Experience and Case Numbers!
11:00-11:10 | Diskutim
11:10-11:30 | Coffee Break
QASJE MULTIDISIPLINARE NË ORTODONTIKË
11:30-12:10 | Cesare Luzi: Orthodontic treatment of adult compromised dentitions: minimizing restorative needs
12:10-12:50 | Irina Zetu: New challenges in interdisciplinary orthodontics
12:50-13:00 | Diskutim
13:00-14:00 | Dreka
14:00-14:40 | Yllka Abazi, Blerina Rrapi: Can periodontal teeth be saved by orthodontic treatment?
MJETET DIAGNOSTIKE NË ORTODONTIKË
14:40-15:10 | Cristian Romanec: Diagnosis Methods in orthodontic practice. Nuclear medicine investigations
15:10-15:50 | Radmila Dimovska: Orthodontic anomalies in works of art
15:50-16:30 | Sabetim Çerkezi: Extraction in orthodontics
17:00-17:30 | 6th COUNCIL MEETING OF BAOS
17:30-18:00 | 6th GENERAL ASSEMBLY OF BAOS
20:00 | MBRËMJA GALA
Auditori 1
TRAJTIMI I HERSHËM
09:00-09:40 | Giovanni Manes Gravina: One phase versus two phase? Mobile versus fixed appliance? With or without extractions? “Reflections on the eternal dilemmas of Class II malocclusion treatment”
09:40-10:20 | Franceska Vinjolli: Functional Appliances in the Treatment of Class II Malocclusion: traditional and new approaches
10:20-11:00 | Victoria Gurgurieva: Oral functions, most frequently affected by adverse factors. Causes and clinical management
11:00-11:10 | Discussion
11:10-11:30| Coffee Break
SHËNDETI ORAL LIDHUR ME CILËSINË E JETËS
11:30-12:10 | AYSE ALTUG: Improving the quality of life with orthodontic approaches in children with special needs
12:10-12:50 | Çeljana Toti: The Impact on Quality of Life during Orthodontic Treatment Among Young Adults
12:50-13:00 | Discussion
13:00-14:00 | Coffee Break
ORTODONTIKA DHE KIRURGJIA
14:00-14:40 | Nejat Everdi : Pushing the limits in orthodontics
14:40-15:10 | Ngadhnjim Domi: Correlation between clinical examination, cephalometric measurements, orthodontic analysis and indications for orthognathic surgery treatment.
15:10-15:50 | Francesco Lagana’, Marjon Sako: Distraction osteogenesis principle applied to the correction of maxillo-mandibular skeletal deformities: Orthodontic approach at the alveolar level.
15:50-16:30 | Edlira Baruti, Olja Tanellari: Can Orthodontic and Orthognatic Surgical Treatment help Sleep Apnea patients?
16:30 |Closure of the Congress.
Nëse keni probleme me pagesën online kontaktoni events@shosh.org.al
Ju Faleminderit!
Shoqata e Ortodontëve Shqiptarë është një organizatë jo fitimprurëse në fushën e ortodoncisë e themeluar në vitin 2006. Kjo shoqatë është anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Ballkanike të Specialistëve Ortodontë (BAOS) dhe pjesë e anëtarëve në Federatën Europiane të Ortodoncisë (FEO) dhe Federatën Botërore të Ortodoncisë (WFO)
Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit, Pallati 7, Apartamenti 13, Tiranë, Shqipëri 1000
Shoqata e Ortodonteve Shqiptare © All Rights Reserved 2022
Emri: Prof.Dr. Ayse Tuba ALTUG
Shteti i origjinës: Turqi
Institucioni: Universiteti i Ankarasë, Fakulteti i Stomatologjisë, Department ii Ortodoncisë, Ankara, Turqi.
Ayşe Tuba Altuğ, DDS, PhD
Professor Ankara University, School of Dentistry
Department of Orthodontics
Dr. Ayşe Tuba Altuğ u diplomua në Universitetin e Ankarasë, në fakultetin e Stomatologjisë në 1995. Aktualisht është shefe e Departamentit të Ortodoncisë të të njëjtit universitet.
Në vitin 2001 ajo u diplomua ne programin pasuniversitar të kërkimit shkencor në Ortodonci Kirurgjikale në Institutin e Kirurgjisë plastike rikonstruktive të Qendrës Mjekësore të Universitetit të New Yorkut. Fokusi i saj klinik dhe kërkimor janë kleftet e buzës dhe palatumit, anomalitë gjenetike kranio-faciale, sindromat kokë-qafë dhe kirurgjia ortognatike.
Prej 2018 deri në prill 2021 ka qenë Presidente e Shoqatës Turke të Ortodontëve. Ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.
PËRMIRËSIMI I CILËSISË SË JETËS PËRMES ORTODONCISË NË PACIENTË ME NEVOJA TË VEÇANTA
Ortodoncia perceptohet si degë estetike e dentistrisë, megjithatë qëllimi i terapisë jo gjithmonë është një buzëqeshje e këndshme.
Shume prej pacientëve shpesh kanë diskrepanca kraniofaciale dhe probleme funksionale të lidhura me frymëmarrjen dhe fonetikën. Për më tepër në departamentin e ortodoncisë kujdesemi të sigurojmë edhe shërbim cilësor dentar dhe estetik fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta.
Qëllimi i këtij prezantimi është të ndajmë eksperincën tonë në përmirësimin ecilësisë së jetës përmes terapisë ortodontike te fëmijët dhe adoleshentët me clefte të buzës dhe palatumit, paraliza cerebrale, distrofi muskulare dhe Sindroma Down.
Emri: Dr. Cesare Luzi
Shteti i origjinës: Italy
Diplomuar në Romë, në Universitetin “La Sapienza”. Specializim dhe Master i Shkencave në Ortodonci në Universitetin e Arhus, Danimarkë.
Themelues dhe Presidenti i parë i Shoqatës Europiane të Studentëve Specializant në Ortodonci EPSOS (European Postgraduate Students Orthodontic Society).
Ish President i Shoqatës Italiane të Biomekanikës (SIBOS). Ish President i Shoqatës Italiane të Specialistëve Ortodont (ASIO) 2018-19. Anëtar Aktiv I SIDO (Shoqata Italiane e Ortodontëve). President i zgjedhur i AIDOR (Akademia Italiane e Ortodoncisë) 2022. Anëtar i EOS (Shoqata Europiane e Ortodontëve) and WFO (Federatës Botërore të Ortodontëve).
Fitues i çmimit Houston Research Award në Simpoziumin Europian të Ortodoncisë (EOS 2006) dhe fitues I çmimit të parë për Kërkim Shkencor Klinik në SIDO (2006). Fitues I çmimit Beni Solow Award në EOS 2010. Diplomat i Bordit Italian të Ortodoncisë dhe i Bordit Europian të Ortodoncisë.
Profesor i jashtëm në Universitetin e Ferrarës dhe Universitetin e Romës Katolika në Itali. Specialist Ortodont nw Klinikë private në Rome.
Trajtimi ortodontik i rasteve me denticion të kompromentuar në adult: Minimizimi i nevojave për terapi restorative
Hyrje: Gjithnjë e më shumë pacientë të rritur referohen te specialist ortodont për trajtime multidisiplinare. Puna e koordinuar dhe sinergjike e disiplinave të ndyshme stomatologjike sipas një rradhe të mirpërcaktuar mund të përmirësojë cilësinë e rezultatit final të trajtimit.
Qëllimi: Trajtimi ortodontik është gjithnjë e më i kërkuar në qasjet multi-disiplinare, pasi mund të përmirësojë gjendjen e indeve paradontale dhe krijon kushtet për ruajtjen e strukturës më shumë strukture dhëmbore gjatë preparimit restorativ. Në këtë mënyrë trajtimi ortodontik rrit standartin e dhe cilësinë e rezultatit final.
Materiale dhe Metoda: Trajtimi ortodontik mund të përdoret në denticionet e kompromentuara për mbylljen e hapësirës edentuloze ose post-ekstraktive të dhëmbëve të kompromentuar (shumë të destruktuar), si alternativë ndaj rehabilitimit protetik. Në këtë të fundit, ankorimi skeletik ka ndryshuar rregullat e lojës.
Konkluzione: Leksioni do të ketë në focus mbylljen e hapësirës në pacientët adult me denticion të kompromentuar, përmes ankorimit skeletik.
Emri: Dr. Cristian Romanec
Shteti i origjinës: Rumani
Dr. Cristian Romanec është Profesor i Asociuar në Departmentin e Ortodoncisë, Universiteti i Mjekësisë dhe Farmacisë “Gr.T.Popa” Iasi, Rumani.
Ai u diplomua në 1995 në Fakultetin e Stomatologjisë, Universiteti i Mjekësisë dhe Farmacisë në Iasi dhe u bë Specialist në Ortodonci në vitin 2005.
Në vitin 2008 Dr Romanec përfundoi doktoraturën në Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë “Gr.T.Popa” në Iasi, Rumani dhe ka publikuar shmë artikuj rreth fushës së tij kryesore të interesit, Anomalitë e Klasës II të Anglit, Studime Krahasimore dhe trajtimi.
Ai ka ndjekur disa kurse në Rumani, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe ka bërë prezantime orale në konferenca nacionale dhe internacionale.
Ai është anëtar aktiv i AREO, Shoqatës Rumune të Ortodontëve.
Metodat diagnostike në praktikën ortodontike. Hulumtimet e mjekësisë nukleare.
Assoc. Prof. Liviu Cristian Romanec*, Prof. Irina Zetu*, Assoc. Prof. Gratian Alexandru Naum**
Universiteti i Mjekësisë “Grigore T. Popa” Iasi, Rumani
Përmbledhje: Disagnoza dhe strategjitë e trajtimit sot, bazohen në një vëllim të madh të dhënash, që konsistojnë në një sistem të kompjuterizuar dhe procesohen nga metoda statistiko-matematikore rigoroze.
Nga ana tjetër, gjeneratat e reja të biomaterialeve kanë përmirëuar cilësinë e trajtimit ortodontik. Përpara këtyre zhvillimeve detyra e mjekut ortodont bëhet edhe më komplekse.
Niveli i tij i njohurive, informacionit dhe kompetencës duhet të jenë në nivel të tillë për të zgjedhur dhe aplikuar metodat dhe teknikat e avancuara të trajtimit.
Puna në grup është gjithashtu thelbësore për mjekun në këtë aspekt.
Evolucioni i njohurive në fushat mjekësore si mjekësia nukleare, gjenetika mjekësore, biofizika biokimia, fiziologjia dhe fusha e teknologjisë së biomaterialeve, përparimi në fushën e imazherisë mjekësore dhe radiologjisë ka çuar në shpalosjen e metodave dhe mjeteve të reja diagnostike dhe terapive të reja për patologjitë humane.
Emri: Prof. Asoc. ÇELJANA TOTI
Shteti i origjines: Shqipëri
1996 Diplomohet me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë (FM), Departamenti i Stomatologjisë, Tiranë, Shqipëri
1997-sot Lektore në lëndën e Ortodoncisë në programet e studimit Msc dhe të ciklit të tretë, Fakulteti i Mjekësisë Dentare (FMD), Tiranë
2003 “Master në Ortodonci”
Autore dhe bashkëautore në më shumë se 150 prezantime shkencore dhe në më shumë se 60 botime shkencore
Anëtare e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë, Federatës Botërore të Ortodoncisë, Federatës Evropiane të Ortodoncisë, Shoqatës Ballkanike të Specialistëve Ortodontë, Akademisë Shiptaro-Amerikane të Shkencave
Anëtare në borde editorial revistash shkencore: “Revista Stomatologjike Shqiptare” (nga 2003); Revista e Shkencave Mjekësore” (2011-2014); “Dental Leader Corsi Journal” (nga 2015); “AADE Journal” (nga 2019); “Revista Stomatologjike e Kosovës” (nga 2022)
2005 Doktore e Shkencave Mjekësore në Ortodonci
2006-2014 Zëvendës Presidente dhe nga 2014 Presidente e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë
2017-2018/2019-2020 Zëvendës Presidente dhe në 2022 Presidente e Shoqatës Ballkanike të Specialistëve Ortodontë
2014 Profesore e Asociuar
2014-sot Përgjegjëse e Departamentit të Ortopedisë Stomatologjike, Fakulteti i Mjekësisë Denatre, Universiteti i Mjekësisë Tiranë
Ndikimi në cilësinë e jetës tek adultët e rinj gjatë trajtimit ortodontik
Abstrakt
Efektet e shëndetit oral dhe sëmundjeve të lidhura me të, pamja e dhëmbëve, malokluzioni dhe trajtimi i tij në aspektin emocional, mendor dhe shëndetin social të pacientëve, kanë qenë vazhdimisht në fokusin e vëmendjes së klinicistëve dhe kërkuesve shkencorë në botë gjatë dekadave të fundit. Evidenca shkencore ka treguar se malokluzioni mund të ketë një efekt negativ në shëndetin oral dhe në cilësinë e jetës të lidhur me të (OHRQoL).
Materiali dhe metoda: Në Tiranë u realizua një studim me qëllim vlerësimin e ndikimit në cilësinë e jetës gjatë trajtimit ortodontik tek pacientët e moshës 17-21 vjeς. Pyetësori OHIP-14 (Oral Health Impact Profile-14) u plotësua nga pjesëmarrësit në studim para trajtimit ortodontik dhe 12 muaj pasi trajtimi ortodontik kishte nisur. Grada e malokluzionit fillestar u vlerësua sipas Indeksit të Nevojës për Trajtim Ortodontik (IOTN). Analiza statistikore u realizua për të vlerësuar diferencat në OHRQoL para trajtimit ortodontik dhe 12 muaj më pas. U studiua gjithashtu edhe ndikimi i gjinisë dhe shkallës së malokluzionit në grupin e pacientëve të marrë në studim.
Rezultatet: U gjet një diferencë statistikisht e rëndësishme ndërmjet pikëve të pyetësorit para trajtimit ortodontik dhe 12 muaj pas trajtimit ortodontik për të gjitha pyetjet (p≤0.05). Nuk u gjet diferencë statistikisht e rëndësishme ndërmjet gjinive përsa i përket perceptimit se si malokluzioni ndikonte në cilësinë e jetës si para trajtimit ortodontik , ashtu edhe 12 muaj pas fillimit të trajtimit ortodontik. U gjet një lidhje statistikisht e rëndësishme ndërmjet OHIP dhe IOTN (r=0.182, p=0.006). Sa më e lartë shkalla e malokluzionit, aq më e madhe diferenca ndërmjet vlerave të OHIP. Nuk u gjet ndërmjet dy gjinive diferencë statistikisht e rëndësishme në lidhje me këtë korrelacion.
Konkluzione: Shëndeti është diςka përtej kufijve të dimensioneve klinike. Është e rëndësishme që kritereve klinike t’u inkorporojmë edhe mjete për të vlerësuar perceptimin dhe pritshmëritë e pacientëve ndaj trajtimit ortodontik. Pyetësori OHIP-14 mund të na ndihmojë për këtë qëllim.
Emri: Didem Aktan, DDS PhD
Shtei i Origjinës: Turqi
Dr. Didem AKTAN ka lindur në Stamboll në vitin 1985 dhe përfundoi arsimin e mesëm në Shkollën e Mesme Anatolian Cağaloğlu. Më pas, ajo kreu studimet e larta në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit të Stambollit dhe përfundoi specialitetin dhe doktoraturën në Departamentin e Ortodoncisë të po këtij fakulteti.
Që nga viti 2011, është marrë kryesisht me ortodoncinë linguale, Dr. AKTAN ka marrë pjesë në shumë kongrese, simpoziume dhe programe certifikimi kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë temë. Anëtare e Shoqatës Ortodontike Turke dhe Anëtare aktive e Shoqatës Evropiane Linguale Ortodontike (ESLO Active Member) në 2018, Dr. AKTAN është një nga themeluesit dhe presidente aktuale e Shoqatës Ortodontike Linguale (LOD).
Dr. Aktan kryen një program trajnimi klinik mbi ortodoncinë linguale në Stamboll dhe që nga viti 2020, ajo jep lëndën në progamin e doktoraturës “Ortodoncia Linguale” në Universitetin Yeditepe dhe Universitetin Bezmialem Vakıf.
Duke vazhduar studimet klinike për ortodoncinë linguale në Turqi, Dr Aktan kryen edhe studime të përbashkëta me klinika dhe shoqata të huaja.
Ndryshimi i paradigmës në ortodonci: Ortodoncia Linguale
Rrisni eksperincën tuaj dhe numrin e rasteve!
Ortodoncia Linguale është e vetmja terapi ortodontike me të vërtetë e padukshme dhe është e ardhmja e ortodoncisë.
Me anë të përdoimit të sistemeve të kastomizuara të braketave linguale janë shmangur shumë nga problemet e hasura më parë gjatë aplikimit të terapisë linguale, kjo na lejon të arrijm rezultate të parashikueshme dhe të suksesshme.
Krahas estetikës, rritja e ndërgjegjsimit ndaj malokluzionit, përfitimet funksionale nga terapia ortodontike, përparimet në fushën e materialeve, modifikimi i aparaturës për të lehtësuar shqiptimin, si edhe rritja e bashkëpunimit interdisiplinar, janë të gjithë faktor që kanë çuar në rritjen e përdorimit të aparaturës linguale.
Ka ardhur koha që ne të rrisim përdorimin e trajtimeve ortodoncisë linguale në praktikën e përditshme klinike si pjesë e strategjitë për të rritur numrin e pacientëve. Njëkohësisht duke marr parasysh rastet e refuzimit të terapisë, për shkak të preokupimeve estetike të pacientëve, Ortodoncia Linguale është bërë e pazëvendësueshme për të kënaqur kërkesat estetike të pacientëve, por edhe për të rriutr numrin e pacientëve ortodontik , pasi është i vetmi opsion i krejtësisht i padukshëm. Ndoshta ne nuk jemi në gjendje të ndryshojmë efektet e marketingut të deritanishëm, por ne mund të bindim pacientët hezitues ndaj ortodoncisë në praktikën tonë klinike.
Në këtë prezantim do të diskutojmë strategjitë e marketingut dhe mundësitë e sistemeve të ortodncisë linguale në praktikën e përditshme, të ilustruara përmes rasteve klinike.
Emri: Dr. Edlira Baruti
Shteti i Origjines: Shqipëri
Edlira Baruti është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Stomatologji dhe është specializuar për Ortodonci në Fakultetin Dishekimleri, Stamboll, Turqi.
Ajo ka qenë pedagoge e Ortodoncisë dhe Gnatologjisë pranë Universitetit Amerikan të Tiranës (2011-2014) dhe pedagoge e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë Dentare pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Që prej vitit 2011 ushtron rolin e koordinatorit dhe ortodontit pranë njësisë së Kirurgjisë Ortogantike të Spitalit SALUS, Tiranë.
Aktualisht ushtron profesionin e saj si specialiste ortodonte pranë klinikës së saj private në Tiranë.
Dr. Edlira Baruti është anëtare e Shoqatës Dentare Shqiptare, Shoqatës Ballkanike të Specialistëve Ortodontë, Federatës Evropiane të Ortodontëve, Federatës Botërore të Ortodoncisë, anëtare aktive e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë dhe gjithashtu pjesë e grupit themeltar të kësaj të fundit.
Ajo është autore e shumë publikimeve shkencore në revista prestigjoze dhe lektore në kongrese e organizata profesionistësh brenda e jashtë vendit.
A mundet që trajtimi Ortodontiko – Kirurgjikal dhe ai Ortognatik të ndihmojë pacientët me Apnea Obstruktive të Gjumit?
Edlira Baruti¹ Olja Tanellari²
Universiteti Aldent, Fakulteti i Mjekësisë Dentare – Tiranë, Shqipëri
Spitali Salus, Klinike Private – Tiranë, Shqipëri
Fjalët kyçe: Sindroma Obstruktive e Apnesë së Gjumit, kirurgjia maksilofaciale, trajtimi ortodontik, pacientët me OSA të rritur dhe fëmijë.
Abstrakt: Sindroma Obstruktive e Apnea se Gjumit (OSA) karakterizohet nga episode të përsëritura të ndërprerjes së frymëmarrjes gjatë natës për shkak të kolapsit të pjesshëm ose të plotë të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, kryesisht te traktit orofaringeal. Varja nga reania e elasticitetit te rruges se sipërme te frymëmarrjes nga kendveshtrimi anatomik i atribuohet kryesisht obezitetit, indeve të buta të zmadhuara të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe deformimit skeletor 1 . Në veçanti, deformimet skeletore që predispozojnë për renien dhe varien e rrugëve ajrore janë raportuar të përfshijnë gjatësinë e shkurtër të bazës kraniale, kendin akut të bazës kraniale, retrognatizmin mandibular, hipoplazia e maksiles, diametri transveresal i reduktuar me ose pa obstruksion të zgavrës së hundës, model vertikal hiperdivergjent me plane të pjerrëta okluzale dhe mandibulare, të cilat rezultojnë në ngushtimin dhe zgjatjen e faringut me një zhvendosje poshtë të kockes hyoide dhe zhvendosje prapa të bazës së gjuhës dhe qiellzës së butë 2 .
OSA dihet se shkakton simptoma tek të rriturit, si përgjumja e tepërt gjatë ditës dhe shoqërohet me sëmundshmëri dhe vdekshmëri kardiovaskulare. Tek fëmijët simptomat e OSA janë të ndryshme krahasimisht me ato te te rriturve. Fëmijët kanë më shumë gjasa të kenë probleme të sjelljes, të kenë performancë të dobët në shkollë, të kenë vështirësi të kushtojnë vëmendje, të kenë nen peshë dhe të jenë hiperaktivë. Shkaku themelor i shfaqes se OSA tek të rriturit është shpesh obeziteti dhe rrugët e frymëmarrjes te ngushta, ndërsa tek fëmijët faktori etiologjik kryesor është zmadhimi i adenoideve dhe bajameve. Rrugët e frymëmarrjes dhe kompleksi kraniofacial janë të lidhura ngushtë dhe të ndërvarurame njera tjetren. Gjatë rritjes dhe zhvillimit ato nderlidhen ngushte me njera tjetren.
A mund të kontribuojë ortodonti në parandalimin ose menaxhimin e apneas obstruktive të gjumit dhe si?
Qëllimi i këtij leksioni është që të vendose nen driten qe i takon rolin e mjekut ortodont në parandalimin dhe trajtimin e Sindromës Obstruktive të Apnesë së Gjumit, duke paraqitur protokollet klinike të diagnostikimit si edhe te trajtimit të rasteve me OSA të të rriturve dhe fëmijëve të trajtuar me qasje Ortodontiko – Kirurgjikal & Ortognatike.
Emri: Prof. Francesco Lagana
Shteti i Origjinës: Itali
Më 1998 u diplomua në Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin e Milanos. Ka kryer specializim në Kirurgjinë Maksilofaciale pranë Universitetit të Parmës.
Nga viti 2004 deri në vitin 2010, ka ndjekur studimet PhD në shkencat rindërtuese dermatologjike, maksilofaciale dhe plastike në Universitetin “Alma Mater” në Bolonjës.
Nga viti 2014 deri sot është Drejtori Mjekësor në Njësinë Operative të Odontostomatologjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale në Poliklinikën “San Martino” në Genova.
Nga 2009 është profesor në Kirurgjinë Maksilofaciale në Mjekësi dhe Kirurgji të Universitetit të Milanos.
Që nga viti 2010 është drejtor mjekësor i nivelit të parë në Njësinë e Kirurgjisë Maksilofaciale të Klinizuar të Fondacioni I.R.C.C.S Ca “Granda Policlinico Maggiore” në Milano. Dr. Francesco Laganà është profesor i SICMF (Shoqëria Italiane e Kirurgjisë Maksilofaciale), AIMS (Shoqata Italiane e Ilaçeve të Gjumit), EACMFS (Shoqata Evropiane për Kirurgji kranio-maksilo-faciale) dhe anëtar themelues i AIOCC (Shoqata Italiane e Onkologjisë Cervikale Cefalike). Prodhimi i tij shkencor përbëhet nga rreth 40 botime, të gjitha kanë të bëjnë me kirurgjinë maksilofaciale, dhe ai ka marrë pjesë në 75 kurse dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, në disa prej të cilave si referues.
Parimet e distraksion osteogjenezës të aplikuara në korrigjimin e deformimeve skeletare maksilo-mandibulare: Qasja ortodontike në nivel alveolar.
Parimi i distraksion osteogjenezës mund të zbatohet për të modifikuar nivelimin e kuadrit maksilo-mandibular në nivel alveolar. Një procedurë e mirënjohur distraksioni është zgjerimi i shpejtë i qiellzës me ndihmën kirurgjikale.
Në fushën e kirurgjisë maksilofaciale, përdorimi i distraksionit kockor është gjithmonë e më i dobishëm jo vetëm në rehabilitimin e patologjive të keqformimit, por edhe në situatat klinike që kërkojnë korrigjimin e deficitit kockor si rezultat i ngjarjeve traumatike dhe efekteve postkirurgjikale, për shembull kirurgjive onkologjike. Arsyeja e kësaj lirshmërie në protokollet e distraksionit është padyshim për faktin se aktualisht ato janë metoda të vlefshme kirurgjikale alternative ose në mbështetje të kirurgjisë maksilofaciale, pasi ato janë të realizueshme që në moshë shumë të hershme përfitojnë distraksionin kockor në një nivel që është shpeshherë më i lartë se me pajisjet ortopedike ose kirurgjinë konvencionale.
Ka indikacione të shumta për osteodistraksionin dhe ato variojnë nga rastet e hiper- ose hipozhvillimit të maksilës dhe mandibulës, si të komponentëve të tyre anteroposterior ashtu edhe transversalë, deri te sindromat komplekse si kleftet e buzës dhe qiellzës. Edhe distraksioni klinik i të tretave të sipërme dhe të mesme të kafkës, nëpërmjet një kraniotomie koronale, është vërtetuar të jetë një procedurë e sigurt kirurgjikale dhe lejon rehabilitimin e suksesshëm të pacientëve të rritur që vuajnë nga mikrosomia hemifaciale ose kraniosinostoza. Me evolucionin e vazhdueshëm të parimeve të osteodistraksionit në rehabilitimin e rajonit kraniofacial, është parë me interes në rritje marrëdhënia ndërdisiplinore gjithnjë e më efektive midis ortodoncisë dhe osteodistraksionit. planet e trajtimit gjithmonë e më shpesh po programohen në mënyrë të tillë që cilat fazat ortodontike dhe osteodistraktive të jenë të integruara dhe të plotësojnë njëra-tjetrën. Progresi shkencor dhe klinik i arritur në këtë fushë vitet e fundit, lejon programimin e zgjidhjeve terapeutike gjithnjë e më të rafinuara, duke lejuar operacione kraniofaciale dhe riparimin e një harku dentar ankilotik ose ripozicionimin e implanteve të osteointegruara në vendet më të përshtatshme të kockave.
Parimi i distraksoin osteogjenezës mund të zbatohet për korrigjimin e deformimeve të skeletit të fytyrës. Ortodontët i kushtojnë më shumë vëmendje dhëmbit që lëviz në kockën e re të krijuar për të lehtësuar grumbullimin. Ne do të paraqesim një seri rastesh dhe ky punim do të shqyrtojë aplikimin klinik të distraksion osteogjenezës, mundësinë dhe magnitudën e forcës së lëvizjes së dhëmbit në kockën e re të krijuar.
Emri: Dr. Franceska Vinjolli
Shteti i Origjinës:
Diplomuar në Stomatologji dhe protezë dentare me rezultate të shkëlqyera pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ka kryer master universitar të nivelit të II-të në Ortodonci pranë Universitetit të Romës “Tor Vegata” 2012-2013, drejtuar nga Prof. Paola Cozza.
Dr. Franceska është specializuar në degën e Ortodoncisë pranë të njëjtit Universitet në Romë me pikë maksimale.
Aktualisht është në proçes doktorature pranë Universitetit Tor Vergata në Romë.
Ajo është pedagoge në lëndën e Ortodoncisë dhe pjesë e departamentit të Shkencave Kirurgjikale në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Dr. Franceska punon si mjeke stomatologe në repartin e Ortodoncisë, pranë Klinikës Stomatologjike Universitare ‘Zoja e Këshillit të Mirë” prej vitit 2012 dhe është në rolin Drejtor Teknik pranë të njëjtës klinikë që prej vitit 2014.
Ajo është anëtare aktive e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë dhe anëtare ndërkombëtare e SIDO.
Autore e publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Functional therapy for the treatment of class II malocclusion with mandibular retrusion
Dr. Franceska Vinjolli, Dr Evisi Nastasi
Department of Surgical Sciences
Our Lady of Good Counsel Catholic University
Key words: Class II malocclusion, mandibular retrusion, functional therapy
The purpose of the presentation is to outline the efficiency of the removable functional treatment protocol of the skeletal mandibular retrusion, the best treatment timing and the advantages of some facial characteristics for this therapy.
In addition, a review of the literature has been performed, while numerous works of the systematic review which deal with this topic will be exposed as the most recent in the scientific evidence. Clinical cases will be presented to illustrate this therapeutic approach.
A controlled study has been carried out recently by our university, which compares the results obtained from a functional treatment done before the growth peak in comparison to a therapy performed during the growth peak at a group of patients that presented a class II malocclusion with mandibular retrusion.
The literature suggests that dento-facial treatments at the peak of growth provide significant skeletal changes and long lasting stability of the treatment. Our study demonstrates a skeletal improvement in both groups treated with functional therapy when compared to subjects without treatment. In conclusion, the comparison between the two groups treated at different times shows that the subjects treated at the peak growth had a greater mandibular projection at the end of the treatment then the other group.
Emri: Prof. Goivanni Gravina Manes
Shteti i Origjinës: Italy
Është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në vitin 1988 në Universitetin “La Sapienza” Romë, Itali.
Në vitin 1990 ka mbaruar specializimin për Odontostomatologji në Universitetin “La Sapienza” Romë, Itali ndërsa në vitin 2000 pranë të njëjtit Universitet merr diplomën Specialist në Ortodonci.
Aktualisht ushtron aktivitetin klinik në Romë në klinikën personale si dhe konsulenca pranë klinikave të tjera.
Prof. Gravina është profesor në Shkollën e Specializimit në Ortodonci të Universitetit të Aquilas dhe Docent në Masterin e Ortodoncisë në Universitetin e Foggias.
Prej vitit 2012 ai është Drejtor i Shkollës së Specializimit në Ortognatodonci pranë Albanian University, Tiranë.
Themelues dhe President i Shoqatës Shkencore SOIeM (Shoqëria e Ortodoncisë Interceptive dhe Myofunksionale). Anëtar i SIDO-s (Shoqata Italiane e Ortodoncisë).
One phase versus two phase? Mobile versus fixed appliance? With or without extractions? “Reflections on the eternal dilemmas of Class II malocclusion treatment”
Introduction: Class II malocclusion does not indicate a single clinical entity, but rather the result of numerous combinations of different dental, skeletal and muscular factors. Maxillary protrusion, mandibular retrusion or the combination of above may be the underlying skeletal components. Differential diagnosis is mandatory to choose the proper treatment protocol.
When should we start treatment in Class II malocclusion cases? By what means?
The purpose: of this presentation is to describe some clinical solutions adopted in situations in which the prevalence of one or more components of the malocclusion suggested the most suitable choice for the single case.
Material and method: Class II malocclusion cases were chosen to be the presented in this lecture. All patients were both clinically and radiographically examined revealing dental and/or skeletal class II malocclusion. The younger patients received functional treatment by means of either removable or fixed appliance. When functional treatment was not possible orthodontic camouflage of class II malocclusion was performed by means of fixed straight wire mechanics including extractions.
Results: At the end of the treatment all patients revealed correction of class II malocclusion. Achievement of treatment objectives were evaluated by obtaining class I molar and canine relationship, resolution or deep bite and overjet. Significant profile changes were observed in all patients. Post treatment radiologic examination revealed changes either skeletal in those cases were functional treatment was performed.
Conclusion: Numerous treatment modality can be adopted in treatment of class II malocclusion. Despite the large available appliances successful treatment is conditioned in properly selection of each patient’s malocclusion trait. Among advantages of early treatment is the reduced treatment time of the second phase.
Key words: class II malocclusion, orthodontic appliance, exctraction
Emri: Prof. Dr. Irina Zetu
Shteti i Origjinës: Rumania
Dr. Irina Zetu, PhD aktualisht është profesoreshë në lëndën e Ortodoncisë dhe Kryetare e katedrës së Ortodoncisë dhe Ortopedisë Dento-Faciale, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë dhe Farmacisë, Grigore T. Popa” Iasi.
Ajo ka përfunduar studimet në Dentistri (1981) dhe në Ortodonci (1991) në Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë në Iasi, Rumani.
Ajo vazhdoi studimet për ortodonci në Universitetin e Liezhit (Belgjikë) dhe në Universitetin e Toulouse (Francë)
ku ajo (1995) ndoqi kërkimet postdoktorale. Ajo gjithashtu zotëron një praktikë private për më shumë se 35 vjet në Iasi.
Ajo është Presidente e Shoqatës Rumune për Ekselencë në Ortodonci (AREO), Ambasadore e AAO, Anëtare Këshilluese e Shoqatës Botërore të Implanteve Ortodontike (WIOA) dhe anëtare e: Federatës Botërore të Ortodoncisë (WFO), Shoqatës Amerikane të Ortodoncisë (AAO), Federatës Evropiane e Ortodoncisë (FEO), Shoqëria Ortodontike Evropiane (EOS), Societe Francais d’Orthopedie Dento-faciale (SFODF), Shoqata Ndërkombëtare e Ortodontisë Frankofone (AIOF).
Prof. Zetu është anëtare e bordit redaktues të disa revistave. Ajo kishte botuar më shumë se 10 libra dhe më shumë se 100 artikuj dhe kishte mbajtur mbi 200 leksione kryesore në universitete nga vende të ndryshme (SHBA dhe Evropë).
Sfidat e reja në ortodoncinë ndërdisiplinore
Historia tregon se përparimi i ortodoncisë mund të krahasohet me një lumë gjarpërues që ndryshon pandërprerë rrjedhën e tij.
Terapia ortodontike ka njohur zhvillim të vazhdueshëm ndër vite. Cilado qoftë teknika ortodontike e përdorur, marrja e një ankorimi të qëndrueshëm ka qenë gjithmonë një shqetësim kryesor për ortodontin.
Në këtë ortek informacioni të ri, ne duhet të dallojmë se çfarë ka mbetur e vërtetë në lidhje me atë që duhet ndryshuar. Sot shohim se teknologjia aktuale lejon lëvizje ekstreme ortodontike të dhëmbëve.
Në mënyrë të ngjashme, pothuajse çdo korrigjim kirurgjik ortognatik është teknikisht i mundur. Progresi teknologjik dhe përvetësimet e reja në fushën e implantologjisë lejuan zgjerimin e mundësive të trajtimit ortodontik dhe afrimin e rasteve më komplekse, me anë të këtij ankorimi intraoral ekstradental.
Me anë të rasteve klinike do të paraqesim metodat klasike dhe moderne të trajtimit ortodontik, duke shpresuar që zgjidhjet terapeutike të zgjedhura në këto raste të rezultojnë në kohë më të përshtatshmet për pacientët.
Name: Prof. Moschos A. Papadopoulos
Country of origin: Greece
Dr. Moschos A. Papadopoulos është Profesor, Kryetar dhe Drejtor Programi në Departamentin e Ortodoncisë, Shkolla e Stomatologjisë, Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi.
Ai është gjithashtu President i mëparshëm i Shoqatës Ballkanike të Specialistëve Ortodontikë dhe i Shoqatës Ortodontike të Greqisë Veriore, Redaktor Nderi i “Hellenic Orthodontic Review” dhe ka shërbyer si Asst. Redaktor i “World Journal of Orthodontics” dhe si Assoc. Redaktor i “Stoma”.
Ai gjithashtu ka shërbyer si Anëtar i Bordit Redaktues të 19 revistave peer reviewed, dhe si Referues i 40 revistave ortodontike, dentare dhe mjekësore. Ai është anëtar aktiv në më shumë se 20 shoqata, federata dhe sindikata kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. M. A. Papadopoulos mori disa çmime dhe vlerësime, ndër të tjera “Çmimi A. Tsoukanelis” nga Universiteti Aristoteli i Selanikut, “Çmimi Vjetor Shkencor” nga Shoqata Gjermane e Kirurgëve Plastikë, “Çmimi Klinik Joseph E. Johnson” dhe “Çmimi Turpin për Kërkimin Evidance-Based“ nga Shoqata Amerikane e Ortodontëve, “Align Research Award” nga Align Technology Inc. USA, “Bursa e Kërkimit të Ioannis Margelos” nga Shoqëria Helenike e Endodontikëve, “Çmimi i Prezantimit të Posterit më të Mirë ” dhe “Çmimi i botimit më të mirë” nga Shoqëria Ortodontike e Greqisë Veriore.
Aktualisht, interesat kryesore klinike dhe kërkimore të Dr. M. A. Papadopoulos përfshijnë temat e “trajtimi ortodontik jo-bashkepunues“, “përdorimi i minividave si pajisje ankorimi të përkohshëm në trajtimin ortodontik” dhe “ortodoncia e bazuar në fakte”.
Dr. M. A. Papadopoulos ka shkruar librat me titull “Trajtimi ortodontik për pacientin jo- bashkëpunues me klasën II: Parimet dhe teknikat aktuale”, “Ankorimi skeletrik në trajtimin ortodontik të malokluzionit të klasës II” dhe “Cleft lip and palate: Diagnoza dhe menaxhimi i trajtimit“, ka publikuar më shumë se 200 botime shkencore, dhe ka prezantuar më shumë se 330 leksione, kurse dhe punime në mbarë botën.
Trajtimi i malokluzionit të klasës II përmes distalizimit të molarëve maksilar dhe TAD-ve
Abstrakt: Trajtimi ortodontik i malokluzionit të klasës II me përdorimin e metodave konvencionale, përsa i përket distalizimit të molarit maksilar mund të jetë shumë sfidues, veçanërisht në pacientët me bashkëpunim të dobët.
Në këto raste, mund të përdoren metoda që nuk kanë nevojë për bashkëpunimin e pacientit, por me një sërë efektesh anësore të padëshiruara, të cilat zvogëlojnë efektivitetin e tyre klinik.
Minividat ortodontike mund të përdoren si pajisje ankorimi të përkohshme (TADs) për të përmirësuar ankorimin dhe, nëse përdoren siç duhet, për të kundërbalancuar këto efekte anësore.
Ky leksion do të prezantojë përmes shembujve të ndryshëm klinikë parimet bazë dhe llogjikën e distalizimit të molarëve maksilar në pacientët jo bashkëpunues dhe do të diskutojë të dhënat më të fundit të disponueshme të bazuara në fakte në lidhje me efektivitetin e përdorimit të minividave ortodontike si pajisje ankorimi të përkohshme jo vetëm për të suportuar distalizimin e molarëve maksilar por edhe trajtimin gjithëpërfshirës të malokluzionit të klasës II.
Ky leksion do të demonstrojë përdorimin e minividave ortodontike për të distalizuar molarët maksilar, do të diskutojë në detaje biomekanikën, avantazhet dhe komplikimet e mundshme të sistemeve të ndryshme të distalizimit që mbështeten nga ankorimi i minividave ortodontike, dhe do të vlerësojë në një mënyrë të bazuar në fakte, efektivitetin e sistemeve të ndryshme të distalizimit që suportohen nga ankorimi i minividave ortodontike.
Emri: Prof. Nejat Erverdi
Shteti i Origjinës: Turqi
Prof. Nejat Erverdi u diplomua në vitin 1981, në Universitetin Hacettepe, Fakulteti i Stomatologjisë, Ankara.
Mori titullin “Doktor Shkencash” në 1985, pranë të njëjtit universitet.
Në 1987 iu bashkua stafit akademik të Universitetit Marmara të Stambollit, Departamenti i Ortodoncisë.
Në 1988 u bë Asistent Profesor, në 1989 kaloi provimin për të fitur titullin “Profesor i Asociuar”.
Në 1994 mori titullin “Profesor”. Prof. Nejat Erverdi ka qenë Shef i Departamentit të Ortodoncisë gjatë viteve 1988-2006.
Është themelues i Shoqatës së Ortodoncisë Turke.
Nga viti 2000 është anëtar në bordin drejtues të Shoqatës Europiane të Ortodoncisë.
Në 2003 u pranua si një anëtar me të drejta të plota në Shoqatën e Edward Angle.
Është autor i më shumë se 100 artikujve, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe i 7 kapitujve të librave ndërkombëtarë.
Në 2002 ka qenë President i Simpoziumit Internacional të Zhvillimit Dentofacial.
Në 2011 ka qenë President i Shoqatës Europiane të Ortodontëve.
Hulumtimet e tij të fundit i përkasin argumentave të distraktorëve kockore dhe trajtimeve të labio-palato-skizës.
SFIDIMI I KUFIJVE NË ORTODONCI
A është e mundur të zhvillohen metoda për trajtimin e pacientëve me problematika të rënda me anë të ndërhyrjeve klinike më pak të komplikuara që kërkojnë kirurgji të vogla?
Me fjalë të tjera, a është e mundur të sfidohen kufijtë në ortodonci? Mendoj se po; Në këtë prezantim do të diskutohet mbi disa probleme klinike të cilat trajtohen lehtësisht me anë të kirurgjisë ortognatike, por që do të trajtohen me metoda më pak të komplikuara dhe të thjeshta. Në këtë prezantim fillimisht do të trajtohet metoda e përzgjedhur dhe do të prezantohen disa raste klinike të trajtuara me secilën metodë.
METODA PËR SHTYRJEN E KUFIJVE NË ORTODONTICI;
-OSTEOGJENEZA ME ANË TË ARCHWISE DISTRACTION
– TRAJTIMI I KAFSHIMIT TË HAPUR ME ANË TË ANKORIMIT ZIGOMATIK
– TËRHEQJE NË MASË ME ANË TË ANKORIMIT ZIGOMATIK
– -METODA TRIDENT PER KAMUFLIMIN E RASTEVE TE LEHTA TE KLASES III – ANKORIMI PALATAL PER TRAJTIM TE RASTEVE ME ANKORIM MINIMAL
Emri: Dr.sci. Ngadhnjim Domi
Shteti i Origjinës: Kosovë
1984 – Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë në Prishtinë.
1985 – Vazhdoi studimet post diplomike në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
1992 – Ka kryer specializimin në lëmin e Kirurgjisë maksillofaciale në Beograd.
1984-2000 – Ka punuar në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
1994 – Është trajnuar në “Kings College” të Londrës për implantologji dentare.
2008 – Është trajnuar në Lublanë të Sllovenisë për aplikimin e laserit në stomatologji dhe kirurgji maksillofaciale.
2000-2007 – Ka punuar në Kliniken “Rezonanca” në Prishtinë.
2007 – e deri sot punon në Spitalin Ditor “Ars Medica” në Prishtinë dhe njëherit është mësimdhënës në Fakultetin e Stomatologjisë “Rezonanca”.
2016 – Ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në Universitetin e Tiranës, me titull : “Tumoret e nofullave”.
KORELACIONI MES EKZAMINIMIT KLINI K,MATJEVE KEFALOMETRIKE, ANALIZËS ORTODONTIKE DHE VUARJA E INDIKACIONIT PËR INTERVENIME KIRURGJIKE ORTOGNATIKE.
Ngadhnjim K.Domi, Pasionare Xharra Budima
ABSTRAKT: Anomalitë skeletore të nofullave janë problem kompleks dhe duhen të trajtohen në mënyrë ekipore. Në këtë ekip domosdosmërisht janë ortodonti dhe kirurgu maksillofacial, por ndonjëherë duhet të kyçen edhe logopedi, psikologu, sociologu etj.
Pasi të shumtën janë anomali të zhvillimit, trajtimi dhe mbikëqyrja duhet të fillojnë shume herët. Nëse jo, atëherë trajtimi do të jetë shumë më i vështirë.
Secili rast është individual dhe matjet kefalometrike nuk guxojnë të jenë të vetmet që përcaktojnë llojin e intervenimit. Ne disa vlera kufitare detyrohemi të bëjmë edhe intervenime kamuflazhi, për të lehtësuar intervenimet kirurgjike.
Në ligjëratë prezantohen raste të ndryshme të intervenimeve ortodontike-kirurgjike, qoftë në nofullën e poshtme, të sipërme apo në të dyjat, anomalitë kongjenitale, pasojat e ankilozave të nyjës temporomandibulare.
Në rastet kur koordinimi ortodonti-kirurg mungon, pasojat janë nganjëherë me të vërtetë të pakëndshme qoftë nga ana mjekësore, por edhe ajo ligjore.
Emri: Dr. Olja Tanellari
Shteti i Origjines: Albania
Dr. Olja Tanellari është diplomuar në Universitetin shtetëror “Gr.T.Popa”, Fakulteti i Stomatologjisë Iasi-RUMANI, 2001-2006. Specializuar në Ortodonci-Ortopedi Maxilo-Faciale në Universitetin shtetëror “Gr.T.Popa”, Fakulteti i Stomatologjisë Iasi – RUMANI, 2006-2009.
Ajo ka qenë lektore pranë Universitetit Amerikan të Tiranës në vitet 2011-2013 dhe lektore pranë Universitetit Medikadent, Tiranë në vitet 2012-2013. Aktualisht është lektore në lëndën e Ortodoncisë dhe në specializimin 3 vjeçar të Ortodoncisë që prej vitit 2012 në Universitetin Aldent, Tiranë.
Dr. Olja është pjesëmarrëse aktive në aktivitetet shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë, gjithashtu autore dhe bashkëautore në shumë prezantime shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Ajo është anëtare në kryesinë e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë, gjithashtu anëtare e Unioneve dhe Shoqatave shqiptare dhe të huaja si: SHDSH, Federata Europiane e Ortodoncisë (FEO), Shoqata Ballkanike e Specialistëve Ortodontë (BAOS), Shoqata e Straight Wire Rumani.
Cephalometric assessment of Airway and Hyoid bone evaluations in patients suffering from Obstructive Sleep Apnea (OSAS)
Abstract
Aim: The correlation between the cephalometric variables in Obstructive Sleep Apnea (OSAS) and a healthy control group, regarding the airway and hyoid bone features.
Material and Methods: This case-control study included 24 patients suffering from OSAS (patients aged 18 – 65 years; patients diagnosed with mild, moderate, or severe sleep apnea syndrome) and 24 healthy subjects partaking in the control group. The mean age was 41.88 and 29.33, respectively. The study was performed from February 2021 up to March 2022.
Results: Regarding the airway dimensions, this study demonstrated that subjects with OSAS had a smaller SPAS, with an average of 10.32 in the OSAS group and a 12.20 mean in the control group (p=0.03). In addition, subjects who suffered from OSAS, had a lowered MAS with a mean of 7.96 in the OSAS group and a 10.96 mean in the control group (p=0.00). All the measurements done of the hyoid bone such as: H-MnP; H-C3; and H-B, with respective means of 26.31; 39.08; 60.05, showed an increased distance in the OSAS group (p=0.00).
Conclusions: Subjects suffering from OSAS had lowered SPAS and MAS dimensions. The hyoid bone has a more inferior position comparing it to the control group (H-MnP; H-C3; H-B have an increased distance in the OSAS group).
Keywords: Cephalometry; OSAS; Airway dimensions; Hyoid bone
Name: Paola Cozza
Country of origin: Italy
Diplomë në Mjekësi dhe Kirurgji, Universiteti i Romës “La Sapienza” me nderime, 1983.
Diplomë specializimi në Odontostomatologji, 1986 dhe Diplomë Specializimi në Ortodonci, 1991.
2004 Profesor , Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë, Universiteti i Romës “Tor Vergata” për sektorin disiplinor shkencor MED / 28 SËMUNDJET ODONTOSTOMATOLOGJIKE
2004 Drejtor i Masterit Universitar të Nivelit II në Ortodonci dhe Drejtor i Kursit Pasuniversitar në Ortodonci
2005 Drejtor i Shkollës së Specializimit në Ortodonci, Universiteti i Romës “Tor Vergata”
2001 Përgjegjës i Sektorit të Specializuar të Ortodoncisë, Drejtor i Ortodoncisë UOSD të Poliklinikës Spitalore Universitare Tor Vergata.
– Sekretar i SIOCMF për vitin 2020-21
– President i Shoqatës Italiane të Ortodoncisë (S.I.D.O.) për vitin 2017
– Anëtar i bordit drejtues të Shoqatës Italiane të Ortodoncisë (S.I.D.O.) nga viti 2014 deri në 2019
– Sekretar i Shoqatës Italiane të Ortodoncisë (S.I.D.O.) për vitin 2010-2012
– Këshilltar Kulturor i Shoqatës Italiane të Ortodoncisë (S.I.D.O.) për periudhën dyvjeçare 2007-2009
– Drejtor i Shoqatës Italiane të Ortodoncisë (S.I.D.O.) për periudhën dyvjeçare 2008-2009.Reviewer per le maggiori riviste del settore del settore ortodontico: Angle Orthodontics, European Journal of Orthodontics, American Journal and Orofacial Orthopedics, Progress in Orthodontics (Editor 2017)
Autore e 16 librave dhe e më shumë se 200 publikimeve në Revista Kombëtare Ndërkombëtare dhe e më shumë se 300 kontributeve në formë prezantimi oral ose poster në konferenca ndërkombëtare.
Veprimtaria kërkimore ka për qëllim kryesisht temat e mëposhtme:
– Studimi i problemeve ortodontike që lidhen veçanërisht me pacientin në rritje
– Analiza e zakoneve orale
– Studimi i metodave diagnostikuese për planifikimin e një qasjeje terapeutike korrekte
– Analiza e funksionit të muskujve në lidhje me malokluzionet
– Terapia miofunksionale për të mbështetur terapinë ortodontike
– Studimi i problemeve malokluzioni të klasës III në pacientin në rritje
– Metodat e qasjes terapeutike në pacientin e vështirë
– Hetimet kliniko-epidemiologjike që synojnë veçanërisht zbulimin e patologjive dentoskeletore në popullatat shkollore të Romës, Latina dhe Provinca, Teramo dhe Provinca dhe Tiranë (Shqipëri)
– Studimi i sindromës së klasës II
– Analiza për kohën e duhur të terapisë
– Fëmija me sindromën e apneas obstruktive të gjumit (OSAS)
– Analiza kraniofaciale 3D
– Diagnostikimi i hershëm dhe rikuperimi i kaninëve dhe incizivëve maksilarë
– Rishikime sistematike të literaturës
– Mekanika distalizuese dhe efektet e tyre
– Biomekanika e lëvizjes së dhëmbëve
– Inkludimet dentale
– Terapia ortodontike me aligners
Orthodontic therapy with aligners: A new way of thinking
Paola Cozza and Roberta Lione
Introduction: The treatment with aligners opens interesting horizons in orthodontic therapies. Today, the new technology has changed the therapeutic point of view by also changing the approach and the use of 3D has improved what are the interventions and the predictability of results
Objective: To analyze the approach based on the use of aligners without losing sight of the achievements of classical orthodontics.
Materials and methods: My presentation is dedicated to orthodontic therapy with aligners and for this I will present three cases where I will be able to demonstrate the different types of malocclusions treated with aligners, In this context I will schematically design easy, simple and repeatable treatment plans which can be applicable by everyone and compressible by everyone.
Conclusion: In all cases, the choice of treatment must be based on a complete diagnostic path and each phase of therapy must be scrupulously followed.
Emri: Asist. Prof. Dr. Radmila Dimovska
Shteti i Origjines: Maqedoni
Asist. Prof. Dr. Radmila Dimovska ka lindur më 21 maj 1971 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Shkup , Fakultetin e Stomatologjisë në vitin 1989 dhe u në 1994 dhe menjëherë filloi të punojë në ordinancën private stomatologjike KRUNA MS në. Shkup, ku punon edhe sot.
Specializimin në ortodonci e ka përfunduar në vitin 2002. Po atë vit ajo regjistrohet në studimet e specializuara, të cilat i përfundoi me sukses në vitin 2009. Gjithashtu në vitin 2009 filloi punimin e doktoraturës, e cila është mbrojtur në fushën e skizave .
Në përvojën e saj të punës njëzet e shtatë vjeçare ka marrë pjesë në shumë kongrese, takime shkencore, leksione profesionale dhe kurse në fushën e ortodoncisë brenda dhe jashtë vendit. Ajo ka kryer tre studime në fushën e ortodoncisë: në Izrael, Zvicër dhe Norvegji në fushën e skizave dhe trajtimit të tyre.
Prof. Radmila është anëtare e të gjitha shoqatave botërore dhe vendore në fushën e stomatologjisë dhe ortodoncisë, si dhe sekretare e përgjithshme e Shoqatës së Ortodontëve të Maqedonisë.
Përveç ortodoncisë, ajo është e interesuar edhe për trajtimin me lazer në stomatologjidhe “anti-aging” si një degë e re në stomatologji me pozicione profesionale të bazuara në Slloveni, Bullgari, Serbi dhe Rumani. Është ligjëruese e rregullt e ftuar në kongreset e Akademisë Ndërkombëtare të Lazerit.
Ajo ka botuar mbi 50 punime profesionale dhe mbi 100 tekste të njohura nga eksperienca e përditshme në stomatologji.
Prof. Radmila ka marrë çmimin për prezantimin më të mirë në Kongresit Botëror Stomatologjik në Seul, Korenë e Jugut në vitin 1997, Çmimin e Parë për prezantimin më të mirë të posterit në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Ortodontëve të Republikës së Maqedonisë në vitin 2009 dhe Çmimin për prezantimi më të mirë oral në Bukuresht, Rumani në 2010.
Ka përfunduar me sukses edhe këto shkollime: Trajnimi për Menaxhim dhe Marketing në Stomatologji në MOTIVA, Shkup në vitin 1997 dhe në Ashley Letter, Britani e Madhe në vitin 2010.
Ish anëtare e bordit punues të Kolegjit Amerikan Shkup, anëtare e bordit të drejtorëve të Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe anëtare e përhershme e Klubit Rotary Kamen Most.
Në vitin 2012 është përzgjedhur midis 10 top menaxherëve të Republikës së Maqedonisë.
Që prej vitit 2019 e në vazhdimësi është zgjedhur asistente në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup.
Anomalitë ortodontike në veprat e artit
“Një kokë është e përbërë nga pjesa e syve, hundës, gojës, e cila mund të shpërndahet në çdo mënyrë që ju pëlqen,” tha një herë Picasso.
Marrëdhënia midis shkencës, stomatologjisë dhe artit ka qenë prej kohësh një fushë magjepsëse eksplorimi.
Përshkrimi i veçorive dentare në art ka përmirësuar të kuptuarit tonë për evolucionin e sëmundshmërive dhe trajtimit të tyre, por diagnoza e saktë e kushteve dentare të fshehta mund të jetë e vështirë.
Ky prezantim do të fokusohet në në pjesën artistike të shkencës ortodontike. Ai nxjerr në pah faktorë të ndryshëm të rëndësishëm që përfshihen në pjesën artistike të planifikimit të trajtimit ortodontik sipas nevojave të individualizuara të pacientit.
Piktura dhe vizatime nga Leonardo da Vinci, Albrecht Dürer, Francisco Goya, Rafaelo, Titian, Picasso etj., tregojnë se ata kishin punësuar njerëz që kishin pasur anomali të ndryshme ose klefte të buzës të operuara ashut si në modele për veprat e tyre të artit.
Forma të ndryshme arti janë përdorur për të lehtësuar edukimin mjekësor, ndoshta më së shumti në studimin e anatomisë.
Hulumtimi anatomik ka kontribuar shumë në përfaqësimin e saktë të formës njerëzore nga artistë si Leonardo da Vinci.
Gjendja shëndetësore e një artisti dhe efekti i saj në jetën dhe punën e tij/saj mund të sqarojë gjithashtu elementë të panjohur më parë të atij procesi sëmundjeje.
Vlerësimi estetik i artit mund përmirësohet nga analiza e një grupi shenjash që përcaktojnë një diagnozë themelore ose unifikuese të ortodoncisë.
Në këtë leksion, këto shembuj do të ilustrohen edhe me tituj të artikujve të ndryshëm.
Name: Assist.Prof. Dr. Sabetim Cerkezi
Country of origin: Macedonia
Specialist Orthodontist
Faculty of Medical Sciences, Department of Dentistry, University of Tetova.
Faculty of Dental Medicine, Inetrnational Balkan University Republic of North Macedonia
Born: 10/12/1969 Gostivar
Education: 2017 Defense of the doctoral dissertation “Orthodontic anomalies risk factor in the inclusion and progression of inflammatory destructive changes of the periodontal tissue complex”
Work experience:
Teaching assistant: Morphology of jaws and teeth Ergonomics and Orthodontics I and Orthodontics II
Asst. Prof. By subjects: Anatomy and morphology of the tooth
Treating of maloclusion with the extraction of the fierst permanent molars Apolonia 14-27, art.141-148, maj 2012
Malocclusions a possibile dengerous factor in the ethiopathogenesis of yhe gingival inflammation Egyptian Dental Journal 2015
Mandibular crowding – a risk factor in the initiation and progression of gingival inflamation ACOFS 2016 (article cod: ACOFS0047
Hypodontia and hyperodontia prevalence in school aged children 7-14 in the three ethnicities in the district of Gostivar International Journal of Dentistry nr: 374191
Crowding and opeen bite in relation to gingival inflammation
Journal of International Dental and Medical Research ISSN 1309-100X
volume -11- number -1-2018
Fercuency of class II disorders and their realtion to ethnicity, gender, age and residence in school age group
Journal of international Dental and Medical Research ISSN 1309-100X
Volume -11-number-1-2018
Dental number anomalies and their prevalence according to gander and jaw in school children 7 to 14 years
Open Access Macedonian Journal of Medical Sciences maj 2018 6(5) 867-873
ISSN 185-9655
Frequency of the 3rd class anomalies in schoolchildren 7 to 14 years old, releted to ethnicity, gender, age and residence in municipality of Gostivar
Apolonia 39-40 mars 2020
Prezantimet neper kongrese dhe seminar ne vend dhe jashte vendit:
Treating of maloclusion with the extraction of the fierst permanent molars
Apolonia 14-27, art.141-148, maj 2012
Malocclusions a possibile dengerous factor in the ethiopathogenesis of yhe gingival inflammation
Egyptian Dental Journal 2015
Mandibular crowding – a risk factor in the initiation and progression of gingival inflamation
ACOFS 2016 (article cod: ACOFS0047
Hypodontia and hyperodontia prevalence in school aged children 7-14 in the three ethnicities in the district of Gostivar
International Journal of Dentistry nr: 374191
Crowding and opeen bite in relation to gingival inflammation
Journal of International Dental and Medical Research ISSN 1309-100X
volume -11- number -1-2018
Fercuency of class II disorders and their realtion to ethnicity, gender, age and residence in school age group
Journal of international Dental and Medical Research ISSN 1309-100X
Volume -11-number-1-2018
Dental number anomalies and their prevalence according to gander and jaw in school children 7 to 14 years
Extraction in orthodontics
Certain malocclusions require orthodontist to be capable of establishing a diagnosis in order to determine the best approach to treatment. The purpose of this presentation to present clinical cases and discuss some diagnostic elements used in drawing up a treatment plan to support tooth extraction.All diagnostic elements have been highlighted. Issues concerning compliance tooth –arche discrepancy, cephalometric discrepancy and facial profile, skeletal age (growth) and anteroposterior realtionships, dental asymmetry, facial pattern and pathologies.
Extractions of specific teeth are required in the various presentations of malocclusion. In some situation careful timing of extractions may result in spontaneous correction of the malocclusion.
Accurate diagnosis and treatment planning following orthodontic extraction guidelines lead to a longterm sability of the corrected results.
Keywords: Diagnosis, Tooth extraction, Orthodontic planning
Name: Dr Victoria Georgieva Gurgurieva, DDS, MSc, PhD
Country of origin:
Dr Victoria Gurgurieva është diplomuar me master në Mjekësi Dentare në vitin 2007, ndërsa në vitim 2013 ka marrë Masterin në Ortodonci në Universitetin e Mjekësisë , Fakulteti i Mjekësisë Dentare ,Sofje, Departamenti i Ortodoncisë. Në vitin 2013 ka mbaruar PhD për Ortodonci.
Veprimtaritë e saj mësimore përfshijnë seminare universitare paraklinike dhe klinike në Ortodonci, është koordinatore e studimeve të një rrethi kërkimor studentor dhe drejton programin pasuniversitar të Ortodoncisë në Fakultetin e Mjeksësisë Dentare në Sofje.
Dr. Gurgurieva është anëtare e shumë shoqatave si: BgDA – Shoqata Bullgare Dentare, BlgOS – Shoqëria Ortodontike Bullgare, BSLO – Shoqata Bullgare e Ortodoncisë Linguale, Sekretare e Përgjithshmë, BAOS – Shoqata Ballkanike e Specialistëve Ortodontikë, Sekretar i Klubit Studimor Bullgar të Ortodoncisë Linguale, EOS – Shoqëria Ortodontike Evropiane, dhe AAO – Ambasadore për Bullgarinë i Shoqatës Amerikane të Ortodontëve WFO – Federata Botërore e Ortodontëve.
Aktualisht është pedagoge ekursit universitar paraklinik dhe klinik të Ortodoncisë në në Fakultetin e Mjeksësisë Dentare në Sofje.
Interesat e saj kërkimore përfshijnë: parametrat morfometrikë dhe analiza cefalometrike e indeve të buta në imazhet 3D; trajtimi i kombinuar i kirurgjisë ortodontike-ortognatike: indikacione; kufizimet dhe rikthimi; ortodoncia linguale.
Funksionet orale, më së shpeshti të prekura nga faktorë të pafavorshëm. Shkaqet dhe menaxhimi klinik.
Gurgurieva,V., Popova,Y.
Miologjia orofaciale vlerëson dhe trajton një sërë çrregullimesh posturale dhe funksionale të muskujve të gojës dhe fytyrës (orofaciale) dhe veseve që mund të prishin zhvillimin normal të dhëmbëve dhe gjithashtu të krijojnë probleme kozmetike.
Një çrregullim miofunksional oral përfshin një sërë vesesh, qëndrimesh posturale dhe aktivitetesh funksionale.
Terapia miofunksionale shpesh rikthen proceset normale të erupsionit të dhëmbëve. Mund të ndihmojë gjithashtu në procesin e retensionit pas trajtimit ortodontik. Për më tepër, terapia që është e kombinuar me trajtimin dentar ose ortodontik ndihmon në përmirësimin dhe ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve me përfitime për gjithë jetën.
Zhvillimi natyral i funksioneve orale tek fëmijët e moshës deri në 3 vjeç është themeli për realizimin e okluzionit optimal morfologjik dhe funksional në dhëmbët e përhershëm. Në këtë periudhë mund të shfaqen edhe zakone orale të tilla si: thithja e gishtit të madh, frymëmarrja orale, gëlltitja atipike. Këto zakone orale të zakonshme përcaktohen shpesh nga faktorë mjedisorë gjatë foshnjërisë, si ushqimi jo korrekt me shishe, thithja e gishtit ose biberonit; infeksione të përsëritura të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe bajameve dhe/ose alergji sezonale.
Qëllimi i Ortodoncisë në këtë moshë të hershme është identifikimi i problemit ekzistues dhe parandalimi i efekteve negative në okluzionin në okluzionin miks dhe të përhershëm.
Funksioni i gabuar mund të ndryshojë tonicitetin e grupeve të caktuara të muskujve, prandaj roli i terapisë miofunksionale është vendimtar.
Indikacionet për aplikimin e terapisë miofunksionale përfshijnë:
Në shumicën e rasteve prindërit nuk mund të identifikojnë një funksion jonormal, përveç nëse është i pashmangshëm. Kështu, ekzaminimi klinik i pacientëve me denticion primar duhet të përfshijë simptomat e funksioneve orale jo korrekte – gëlltitjes, frymëmarrjes, përtypjes dhe të folurit. Shpesh këta pacientë janë në klinikën ortodontike duke shoqëruar një anëtar të familjes së tyre – vëllanë apo motrën më të madhe, të cilët tashmë janë në trajtim. Prindërit kërkojnë dhe mjekët e përgjithshëm referojnë konsultën ortodontike më vonë gjatë zhvillimit – nëse dhëmbët e parë të përhershëm kanë dalë me rotacion ose janë të grumbulluar.
Pacientët e indikuar për terapi miofunksionale mund të ndahen në 2 grupe. Së pari, grupi me denticion primar, rreth moshës 4 vjeçare. Grupi i dytë – denticioni mix i hershëm, mosha nga 7 deri në 9 vjeç.
Në këtë periudhë zakonisht aplikohet trajtim interceptiv ose faza I e trajtimit ortodontik me dy faza.
Aparatet miofunksionale janë të favorshme në ortodoncinë interceptive dhe në fazën I të trajtimit gjithëpërfshirës ortodontik. Ato pranohen lehtësisht nga pacientët, aplikohen pa mundim dhe mund të përdoren nga jo-specialistë ortodontë. Edhe nëse nuk arrijnë të japin një rezultat, trajtimi nuk do të ketë efekte negative.
Name:Dr. Yllka Abazi
Country of origin:
Dr. Yllka Abazi është diplomuar në Stomatologji dhe Protezë Dentare me rezultate të shkëlqyera pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ka kryer master universitar të nivelit të II-të në Ortodonci pranë Universitetit të Romës “Tor Vergata” 2012/2013, drejtuar nga Prof. Paola Cozza.
Është specializuar në Ortodonci pranë Universitetit të Romës “Tor Vergata” në vitet 2014-2016, drejtuar nga Prof. Paola Cozza dhe është aktualisht në proçes doktorature pranë Universitetit Tor Vergata në Romë.
Ajo është pedagoge në lëndën e Ortodoncisë dhe pjesë e Departamentit Bio-Mjekësor që nga shtator i vitit 2015, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Punon aktualisht si mjeke stomatologe në repartin e Ortodoncisë pranë Klinikës Stomatologjike Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Ka drejtuar kursin klinik në Ortodonci si tutore së bashku me Dr. Arturo Fortini pranë Dental Leader Corsi në vitin 2015, gjithashtu organizatore dhe tutore e kursit teoriko-praktik në Ortodonci pranë Klinikës Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë” 2016-2017.
Dr. Yllka është anëtare aktive e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptarë, anëtare ndërkombëtare e SIDO dhe autore e publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
A mund të shpëtohen dhëmbët parodontal me trajtim ortodontik?
Yllka Abazi, Blerina Rrapi
Abstrakt: Vitet e fundit ka pasur një zhvillim të rëndësishëm në trajtimin ortodontik të pacientëve të rritur.
Përfitimet e trajtimit ortodontik në pacientët e rritur shpesh janë vënë në pikëpyetje për shkak të forcave të aplikuara në ligamentin periodontal dhe indet përreth.
Nga ana tjetër, pacientët me komprometim periodontal zakonisht kanë një histori të periodontitit (kronik ose agresiv) dhe mund të kenë nevojë për një sërë trajtimesh, duke përfshirë trajtimin ortodontik, protezik dhe ndoshta trajtim implantues. Sfida qëndron në nevojën për të trajtuar disa aspekte të sëmundjes, gjë që ngre pyetjet e mëposhtme:
A mund të administrohen trajtime të shumta? Kur duhet të aplikohet një qasje e shumë-trajtimit? Çfarë sekuence duhet të ndjekë trajtimi?
Për një qasje multidisiplinare, komunikimi ndërmjet praktikuesve të ndryshëm të përfshirë është thelbësor, por mund të jetë i ndërlikuar.
Roli i ortodontit është i rëndësishëm në depistimin e sëmundjes, vendosjen e një diagnoze provizore dhe referimin e saj te një periodontist për trajtim të menjëhershëm.
Ortodonti duhet të jetë i vetëdijshëm për sëmundjen jo vetëm përpara fillimit të terapisë me aparat, por edhe gjatë dhe pas mekanoterapisë aktive.
Plani i trajtimit ortodontik, biomekanika dhe sistemi i aparatit mund të kenë nevojë të modifikohen për të trajtuar dhëmbët që kanë mbështetje të reduktuar periodontale.
Me dizajnin e duhur të trajtimit, aplikimin e forcës mekanike dhe mirëmbajtjen e higjienës orale, lëvizja ortodontike e dhëmbit është e mundur pa ndonjë efekt të dëmshëm në dhëmb me mbështetje të reduktuar të kockave.
Me motivimin e duhur dhe qasjen ndërdisiplinore, trajtimi ortodontik është i mundur në pacientët me periodontit të kontrolluar.
Name: Dr. Roberta Lione
Country of origin: Italy
Born in Salerno on 06/21/1983
She graduated with honors in Dentistry at the University of Rome “Tor Vergata”.
She graduated with Master’s Degree in Orthodontics at the University of Rome “Tor Vergata” in the academic year 2008/2009.
School of Specialization in Orthodontics in 2011, she attended the specialized area of activity of Orthodontics at the University Hospital of Rome “Tor Vergata”.
PhD in “Materials for Health Environment and Energy” University of Rome “Tor Vergata” in the academic year 2014/2015.
Research Fellow “MED 28”at the University of Tor Vergata of Rome to develop research activity from July 2018.
From 2018 she is Professor for “Esthetics Objectives of the Orthodontic Treatment” and for “Orthopedics for the Jaws” at the Post Graduate School of Orthodontics of the “Tor Vergata” University in Rome.
Professor in Orthodontics for the Degree in Dentistry and Dental Prosthesis at the University of Nostra Signora del Buon Consiglio in Tirana.
Italian Board of Orthodontics (IBO) Certification 2019.
European Board of Orthodontics (EBO) Certification 2021.
Invisalign Certification 2014
Author of publications on national and international journals, lecturer at the conferences mainly devoted to orthodontics.
Active member SIDO, EOS, WFO, AiDOR.
Orthodontic therapy with aligners: A new way of thinking
Paola Cozza and Roberta Lione
Introduction: The treatment with aligners opens interesting horizons in orthodontic therapies. Today, the new technology has changed the therapeutic point of view by also changing the approach and the use of 3D has improved what are the interventions and the predictability of results
Objective: To analyze the approach based on the use of aligners without losing sight of the achievements of classical orthodontics.
Materials and methods: My presentation is dedicated to orthodontic therapy with aligners and for this I will present three cases where I will be able to demonstrate the different types of malocclusions treated with aligners, In this context I will schematically design easy, simple and repeatable treatment plans which can be applicable by everyone and compressible by everyone.
Conclusion: In all cases, the choice of treatment must be based on a complete diagnostic path and each phase of therapy must be scrupulously followed.
Numri i llogarisë për pagesat në Euro 00011039902 Raifeissem Bank; Shoqata e Ortodontëve Shqiptarë.
Përshkrimi duhet të jetë sipas njërit nga opsionet e listuara më poshtë që ju keni zgjedhur për të marrë pjesë në aktivitet: